Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bie në prangat e policisë personi i cili aksidentoi ish-ministren e Kulturës. Sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Kotarja, 34-vjeç.
Nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë mbetën të plagosur Esmeralda Uruçi, ish -ministrja e Kulturës së bashku me bashkëshortin e saj, në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.
Pas aksidentit, 34-vjeçari u largua nga vendngjarja në drejtim të paditur, por vetëm pak orë u deshën që ai të kapej.
Për këtë aksident të rëndë, u hodhën dyshimet se shkak mund të ketë qënë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin automjetet dhe lagështira, për shkak të reshjeve.