Premiera Verter, sonte ne Opera
Teatri i Operes dhe Baletit shfaq sonte premieren e operes Verter, me libret te shkruar sipas vepres Vuajtjet e djaloshit Verter te Getes dhe muzike nga Jules Massenet. Per regjine eshte rikthyer nga Italia Patrizia Panton, e cila punoi vitin e shkuar per Ana Bolenen. Bashkepunon serish me Platon Bardhin realizues i skenografise dhe kostumeve. Mjeshter koncertues eshte Martin Zeller. Protagoniste Saimir Pirgu dhe Vikena Kamenica. Ne role te tjera Armando Likaj, Sidrit Bejleri, Edvin Kastrati, Eriona Gjyzeli, Ulpiana Aliaj, Erlind Zeraliu dhe Denis Skura.
Vazhdon me 22, 24, dhe 26 prill, ora 19.00.
Artistet emergjente, GKA hap konkursin
Galeria Kombetare shpall konkursin per te rinjte. Eshte viti i trete qe bazuar ne Krijimin e fondit publik per artistet emergjente GKA i jep mundesine disa te rinjve artiste dhe kuratore te provojne per nje periudhe aftesite si drejtues ne artin pamor.
Fituesit qe do te jene 4, do te behen pjese e grupeve organizuese ne Galerine Kombetare te Arteve, sipas nevojave institucionale. Individet, te cilet do te perftojne kete shume kane te drejte te marrin pjese ne projektet e planifikuara per vitin 2011.
Vleresimi i konkurrenteve behet nga nje juri. Duhet qe kandidatet te dorezojne dosjet e te dhenave te tyre brenda 24 prillit. Shpallja e fituesve behet me 26 prill.
Arkivi, e merkura e Gjin Varfit
Kinemaja e se merkures ne AQSHF vijon me javen e trete te Filmit te Animuar, dedikuar regjisorit Gjin Varfi. Ky prezantim, sot, ora 12.00, pervec 3 filmave te animuar nga krijimtaria 25-vjecare e Varfit, sjell premiere Mekatari, prodhim i vitit 2010.
Gjin Varfi (1954) studioi ne ILA per skulpture monumentale. Ne Studion e Filmit Vizatimor hyri me 1984 kur realizoi filmin e pare si piktor nen drejtimin e Vlash Drobonikut. Eshte vleresuar me cmime ne festivalet shqiptare te filmit.
Varfi eshte marre dhe me studimin e heraldikes shqiptare. Ka rindertuar stema te qyteteve te lashta ose bashkekohore, rezultat i te ciles ishte me 1990 libri Simboli heraldik i principates se Arbrit.