Publikuar me : 18.07.2011 Ne :
Politike - 169 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti Bamir Topi nesër do të thërrasë Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Ai i ka kërkuar KLD-së që të fusë në rendin e ditës në mbledhjen e nesërme shqetësimet e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Këta të fundit kanë reaguar ndaj akuzave publike në adresë të tyre, pas vendimit për Bashkinë e Tiranës. Akuzat janë bërë nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Gjyqtarët e Kolegjit i kanë dërguar një letër presidentit Topi, SHBA dhe BE. Letra është dërguar pas akuzave që Partia Socialiste ka bërë ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, pas vendimit për kryebashkiakun e ri të Tiranës.