Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Akuzat per filmimet e fshira, shume serioze

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Kuriozitete - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Balkan Insight: Çfarë panorame të demokracisë shqiptare dhe zbatimit të ligjit kemi pasi është bërë e ditur se tre zyrtarë të shtetit janë arrestuar për vrasjen e protestuesve dhe pas komplotit për të zhdukur provat e 21 janarit (filmimet në serverin e kryeministrisë)?

Gabriel Partosh: Akuzat e reja janë shumë serioze, për shkak se përfshijnë një komplot në nivele të larta brenda qarqeve qeveritare për të fshirë provat e asaj që duket se është një aktivitet kriminal. Akuzat janë një tjetër goditje për reputacion e Shqipërisë sa i përket sundimit të ligjit. Është një reputacion që është dëmtuar tashmë seriozisht gjatë viteve të fundit.

 

Balkan Insight: Kryeministri Sali Berisha e konsideron 21 janarin një grusht shteti të orkestruar nga prokurori i përgjithshëm, presidenti, kreu i shërbimit sekret dhe opozita. Ai së fundmi ka kërcënuar se do arrestojë prokurorin e përgjithshëm dhe presidentin kur të largohen nga detyra.

Gabriel Partosh: Kërcënimi për të arrestuar zyrtarët e lartë të përfshirë në zbatimin e ligjit dhe në gjyqësor duket se janë një ndërhyrje serioze në drejtësi. Është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, që është një gur themeli i demokracisë.

 

Balkan Insight: A duhet të tolerojë BE një sjellje të tillë nga një vend kandidat apo duhet të flasë hapur e me forcë kundër?

Gabriel Partosh: BE përpiqet që t’i përzgjedhë fjalët me kujdes dhe rrallë flet me forcë, vetëm në rast se bëhet fjalë për kërcënime të mëdha për paqen ndërkombëtare ose për shtypje në shkallë të gjerë nga regjime diktatoriale. Me një vend aspirant si Shqipëria është ndryshe, ka marrëdhënie më konstruktive. Por pikëpamjet e BE në lidhje me Shqipërinë janë të qarta, dhe dështimi i Shqipërisë për dy vite radhas për të siguruar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, është një provë e pikëpamjes së BE-së për çështjen.

 

Gabriel Partosh, analist i Economist Intelligence Unit

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit