POGRADEC- Dy te rinje jane arrestuar sot nga Drejtoria e Policise se Qarkut Korce ne bashkepunim me strukturat operacionale ne Policine e Shtetit.
Nen akuzen per Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, kane rene ne prangat e policise shtetasit Meardi Berberi lindur me 08.02.1986, banues ne lagjen nr 2 Pogradec dhe Aleks Hamzallari lindumr me 09.03.1983,banues po ne lagjen nr 2 Pogradec i denuar me pare per vepren penale Vrasje e mbetur ne tentative.
Sipas policise arrestimi i dy te rinjeve u be pas kallezimit penal te shtetasit me inicialet GJ.L, banues ne Pogradec, te cilit keta shtetas i kishin kerkuar nje shume kartmonedhash prej 4000 eurosh duke e shtrenguar dhe kanosur me jete.
Policia tha se ne ngarkim te ketyre shtetasve ka patur te dhena se te njejtin veprim e kane kryer edhe me subjekte juridike e fizike.
Materialet per kete rast do ti kalojne Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per hetime te metejshme