TIRANE- Nje person i akuzuar per vjedhje te nje fermeri ne Farke, u arrestua nga policia e komisariatit nr.1, ne kryeqytet, pasi u kap ne flagrance. Toptan Domi, 19 vjec, u kap duke vjedhur bageti ne nje shtepi te nje fermeri.
Ngjarja ndodhi dy dite me pare, kur i demtuari emri i te cilit nuk jepet nga policia kapi dhe bllokoi prane baneses se tij, Domin 19 vjecar ndersa ai po tentonte te vidhte disa krere dele.
Menjehere i zoti i shtepise, ka lajmeruar policine e kryeqytetit e cila ka mberritur me shpejtesi ne adresen e lajmeruar. Menjehere policia mberriti ne adresen e te demtuarit, duke ndaluar te dyshuarin, 19- vjecar si dhe duke e arrestuar ate ne flagrance me akuzen e vjedhjes se mbetur ne tentative.
Po dje, policia e komisariatit nr.3, arrestoi nje person tjeter qe kishte vjedhur nje sasi prej 9 krere delesh ne Laprake. Ky i fundit u zbulua nga hetimi i bluve te ketij komisariati pas denoncimit te dhene.
Nderkaq, nga komisariati nr.1 eshte arrestuar per vjedhje varesesh ne qafe femrave te ndryshme ne kryeqytet Klevis Brahimllari, 18 vjec, banues ne kryeqytet, pasi eshte kapur ne flagrance nga patrullat e komisariatit te policise nr.1, vetem pak momente pasi i kishte vjedhur me dhune varesen ne qafe nje femre, ne kodrat e liqenit.