|
Alba Mecaj, top modelja e ardhshme
Publikuar me : 18.10.2010 Ne :
Politike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Pas nje muaji vendosje dhe nderprerje takimesh, une dhe Alba duket se do te takohemi me ne fund. Sesioni fotografik qe kishte te planifikuar per ne dreke eshte shtyre per neser, keshtu qe skedula e saj eshte plotesisht e lire. Fillimisht, kur e kontaktova per te bere kete shkrim prezantues tek SH2, ajo u mendua pak dhe si me mosbesim me pyeti, nese vertet do te ishte dicka me interes per lexuesin... Nje pyetje e tille me behet shpesh here nga te rinjte shqiptare ne Amerike, te cilet kane filluar te njohin nje sukses te konsiderueshem ne karrieren e tyre, pasi qendrimi dhe aktiviteti kaq larg vendit i ben te ndihen disi te harruar. Vec, une vdes per te degjuar dhe per te treguar histori te suksesshme, ku bashkatdhetaret tane po krijojne nje emer te tyrin dhe ne kontinentin amerikan ne te cilin, me shume se ne cdo vend tjeter konkurrenca eshte e jashtezakonshme.
Alba eshte nga Fieri (qytet, te cilin e vizitoi vjet dhe mezi pret te rikthehet serish). Familja e saj u largua drejt Amerikes, kur ajo ishte vetem njembedhjete vjece. Momentalisht ndjek studimet ne Hunter College, ndersa shkollen e mesme e kreu ne Nju Jork, ku dhe filloi te aktivizohet ne aktivitete te ndryshme kulturore per femije. Pavaresisht se tani po njeh sukses ne fushen e modelimit, endrra e saj e vertete eshte kenga. Ne fakt, fillimet e saj te para, Alba i ka pasur si kengetare. Me pelqen shume te kendoj! Qe ne femijeri kam pasur enderr te behem kengetare dhe vazhdoj ta kem si synim. Ndoshta duket pak ironike, por dhe si modele jam zbuluar gjate nje koncerti. Per momentin do te vazhdoj te merrem me modelim, por dhe kengen nuk e kam dorezuar ende. Teksa thote kete, me pyet nese e mbaj mend kengen Scrubs dhe fillon te kendoje. Me pas me tregon se eshte kontaktuar nga nje producente qe ka bashkepunuar me T.L.C per tu bere pjese e nje grupi muzikor, se bashku me dy vajza te tjera, por ajo ende nuk ka vendosur, sepse momentalisht ka aq shume gjera ne pjate dhe deshiron qe te beje zgjedhjet e duhura.
Takohemi prane rruges 14, ku midis turmes se njerezve me ne fund dallojme njeri-tjetrin. Ka veshur nje pale xhinse te ngushta dhe nje xhakete te shkurter lekure, e me floket e kuqe dhe syte blu nuk eshte e veshtire te dallohet. Pasi pershendetemi, gjithcka i perngjan nje momenti deja vu dhe bisedojme sikur jemi te njohur prej kohesh. Midis prezantimeve dhe shakave, ajo me tregon sesi ishte takuar me Steven Taylor ne nje restorant... Isha me miket e mia, kur me afrohet nje burre dhe me flet. Une e pashe njehere dhe vazhdova te porosisja, se e ke parasysh si vishet ai dhe ne jeten e perditshme duket pak... i cuditshem. Steven vazhdonte te me fliste, me beri disa komplimente, une thjesht e falenderova dhe ika te ulem me miqte e mi, kur ata te habitur me thone sesi nuk e njoha se kush ishte. Normale, kur e mora vesh e pershendetem serish duke i kerkuar falje se nuk e njihja (por dhe nuk me shkoi ndermend) dhe ai u tregua shume cool dhe erdhi beri fotografi me ne.
Kemi kaluar disa rruge dhe me ne fund gjendemi ne nje prej zonave te mia me te preferuara ne Manhatan, ne West Brodway. Aty gjendet nje restorant i vogel me ushqim nga Aruba, te cilin e kam fiksim, vetem sepse ka nje dritare me nje tavoline buze rruges qe te duket sikur je prane plazhit. Porosisim pije, te rekomanduara nga kamarieri dhe e para dhe e fundit here qe e degjoj, Mojito me nje kile mint brenda sa po me dukej sikur isha duke ngrene bar hahaha. Biseda kalon nga nje teme ne tjetren. Alba ka nje bukuri ekzotike, e cila shpjegon me se miri dhe faktin pse imazhi i saj se fundmi po kerkohet shume per punimet print. Ne Amerike, ku tregu bleres eshte i perbere prej nje shumellojshmerie etnish, shnderrimi i imazhit eshte shume i rendesishem per nje modele dhe Alba e realizon me se miri kete, pasi imazhi i saj ka nuanca latine-aziatike-mesdhetare nje perzierje qe mbizoteron jo vetem tregun amerikan, por dhe ate boteror.
Duket pak qesharake ose e degjuar, por ne te vertete ofertat e para per modelim i kam marre nga agjente qe me ndalonin ne rruge dhe me jepnin karten e biznesit e me ftonin per prova e sesione fotografike. Asnjehere nuk iu kam kushtuar rendesi, pasi me dukej e cuditshme kjo menyre kontakti, por dhe ... nuk di, nuk ndihesha rehat. Tashme ajo menaxhohet nga BAE Group, dhe ka realizuar shume projekte si ne print dhe ne video, ndersa shume shpejt mund ta shikoni dhe ne reklamat e Dorritos, Patron Tequila, Ed Hardy Swimmwear etj.
Vec ne kete biznes, bukuria dhe talenti nuk jane gjithcka. Duhet te kesh dhe fat! Para pak kohesh une humba rastin te modeloj per firmen kozmetike Maybelline. Isha me pushime me familjen dhe nuk e kisha vene re qe menaxheri me kishte marre ne telefon tere dites. Me vone mora vesh se me kishin kerkuar per nje reklame dhe duhej te paraqitesha menjehere...U merzita shume,sepse ...flitet per Maybelline, shanse te tilla nuk vijne shpesh. I them se nuk ka pse te merzitet, pasi eshte ende ne fillime dhe jam i sigurt qe ne te ardhmen do te kete rastin te punoj me shume kompani e dizajne te njohur. Si per te vertetuar fjalet e mia, dy dite pas takimit tone Alba me dergon nje mesazh OZM! Nenshkrova kontrate me firmen e xhinseve LEVIS per reklamen e tyre!. E keshtu se bashku, kemi deshmuar, hapin e pare te madh drejt suksesit, te Alba Mecaj.
Pergatiti Elbino
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|