Transferohet polici kufitar qe u konfliktua me deputeten e PD-se. Policet dhe doganieret e pershkruajne zonjen Vokshi si personalitet te vrazhde. Matane kufirit e priste bashkejetuesi Arjan Tartari
Ajo dhe motra e saj nguteshin per kaluar kufirin. Ajo deputete e Parlamentit te Shqiperise, qe ate dite te diele nxitonte, sepse po i ikte...peshku. Albana nuk donte te priste radhen e kontrollit ne posten policore te Vermices, ndersa nga ana tjeter e kufirit, ne Kosove e priste, bashkejetuesi Arjan Tartari, per nje vakt peshku ne njerin prej restoranteve te shumte dhe te njohur te asaj ane.
Ndersa ora shenonte rreth 13.00, makina tip Peugeot me targa TR 1938 R, e drejtuar nga Mimoza Vokshi priste radhen per tiu nenshtruar kontrollit rutine nga ana e policeve kufitare te Kosoves. ....Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi dhe ne vendin e kontrollimit te dokumenteve ka dale nga vetura dhe me sjelljet e saj te pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor te Policise Kufitare, Bujar Shala me fjalet Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe, thuhej ne dokumentin e gjykates se Prizrenit, per ngjarjen.
Deputetja Albana Vokshi nuk ka rezistuar te prese radhen dhe ka dale nga makina, bashke me dokumentet ne dore. Polici kufitar i Vermices, Bujar Shala, ne krye te detyres zyrtare e ka urdheruar udhetaren te kthehet ne makine per te pritur radhen e procedurave.
Aty ka nisur edhe bresheria e fyerjeve te deputetes ndaj policit kosovar. Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe, citon akt-vendimi i Gjykates se Prizrenit fjalet e deputetes, Albana Vokshi. Kafshe je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund tia kalosh lehte me mua, une jam deputete, vazhdon me tej citati i deputetes Vokshi.
Ti qenke kafshe, jeni mesuar ju me serbet andaj silleni ne kete menyre. Policet e perfshire ne incidentin e dhjete diteve me pare ishin Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala. Tashme polici i cili eshte perplasur verbalisht me Vokshi, Bujar Shala eshte transferuar dhe per policine e Kosoves ceshtja eshte mbyllur.
Te kontaktuar dje nga media policet e Vermices thane se fyerjet nga ana e deputetes Vokshi kane filluar para se ajo te tregonte pasaporten diplomatike, e po keshtu edhe reagimi i nxituar i policit sic thone ata, qe ka ndodhur ne ate kohe. Policet, por edhe doganieret e pershkruajne zonjen Vokshi si personalitet te vrazhde, e cila dy-tri here sic shkruhet edhe ne aktvendimin e gjykates e ka quajtur policin kafshe.
Gjykata per kundervajtje e Prizrenit e denoi deputeten shqiptare me 250 euro gjobe per prishje te rendit dhe qetesise publike dhe per fyerje te personit zyrtar, nderkohe qe iu pezulluan dy pikat per sjellje arrogante dhe mosperfillje te urdhrit. I kemi shqiptuar gjoben prej 250 eurosh, avokati ka te drejte ankese brenda 8 ditesh, presim ankesen per shkallen e dyte, tha kryetari i gjykates per kundervajtje ne Prizren, Alija Fazli.
Deputetja e Partise Demokratike te Shqiperise nuk e pagoi gjoben prej 250 eurosh, ndersa avokati i autorizuar nga Vokshi, Rexhep Hasani ka paraqitur ankese ne Gjykaten e Larte per kundervajtje ne Prishtine. Por pas nderhyrjes se kryeministrit Sali Berisha ne mbrojtje te deputetet se vet, qeveria e Kosoves eshte angazhuar per te ndeshkuar ata qe guxuan te bejne detyren para nje deputeteje te Shqiperise.