Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Albumi i familjes apo Propaganda intime

Publikuar me : 18.05.2011 Ne : Kulture - 319 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne 24 qershor te ketij viti, me mbeshtetjen e Bashkise se Korces, ambasades se Frances ne Tirane, Aleances franceze ne Korce dhe Qendres Kulturore Lindart ne Tirane do te zhvillohet edicioni i katert i konkursit nderkombetar te fotografeve te rinj Sotiri. Kete vit kuratore e ekspozite eshte fotografja e re franceze Anouck Durand.
Tema e konkursit te ketij viti eshte Propaganda intime - Albumi i familjes.


Albumi i familjes ka nje histori te hershme, qe nis me portrete e kompozime te realizuara nga piktoret. Natyrisht ishin vetem familjet e pasura qe mund ti lejonin vetes te kishin te dokumentuara portretet familjareve apo pamje te datave historike, qe lidheshin me familjet e tyre. Edhe ne filllimet e shpikjes se fotografise vetem nje elite mund te kishte portrete familjare. Po kur cmimi i fotografise - apo si quhej ne fillim dagerrotipi - u ul, te gjithe nisen te shkonin ne studiot e fotografeve, sidomos per te fiksuar portrete familjare apo ngjarje te rendesishme.


Fotot e para, per shkak te kushtezimeve teknike, ishin portrete te ngrira, sepse njerezve u duhej te rrinin gjate para aparatit fotografik. Po me pas ishin perseri piktoret, kesaj here impresionistet, qe ndikuan ne ndryshimin e modes se fotografimit tani fotografia fiksonte edhe caste nga jeta e perditshme, jo vetem ngjarjet e rendesishme te nje familjeje.


Aparati fotografik u be i lehte e ishte e thjeshte ta merrje me vete, ndaj edhe fotografet dolen nga studiot, duke bere foto te njerezve ne shetitje, ne plazhe, foto turisteve, duke e pasuruar albumin e familjes me fotot, jo aq solemne, nga jeta e perditshme.


Ne 1885 Xhorxh Istman hodhi ne treg aparatin e pare Kodak, te shoqeruar me moton Ju shtypni butonin, te tjerat i bejme ne. Dhe ashtu ndodhi procesi i fotografise , dikur ne doren e nje pakice shpikesish e mecenatesh, tani u thjeshtezua e u demokratizua. Tani albumi i familjes u shtua me fotografi te bera nga vete pjeswtaret e familjes, duke i bere fotografite me te kendshme, me te clira. Kryetari i familjes donte te tregonte sa bashkeshort apo baba i mire ishte, duke fiksuar gjithe familjen rreth nenes e babait.


Shprehja shikoni aparatin dhe qeshni- qe shume nga ne e njohin - shoqeronte kete veprim, qofte kur behej ne studion e fotografit, qofte ne shtepi. Po fotot e albumit nuk kishin tanime autor vetem kryetarin e familjes, po edhe pjestaret e tjere. Patricia Holland thote se buzeqeshja e detyruar ne fotografite e familjes ngulmon te thote se sa te kenaqur e sa te lidhur jane pjestaret e nje familjeje, ashtu si theksohej ana dinjitoze e saj ne pikturat e hershme.


Ndaj fotografite e familjes jane shpesh nje shtremberim i realitetit, sepse ne to nuk pasqyrohej trishtimi, vdekjet, grindjet.
Fotot e hershme ne Shqiperi ishin, ashtu si ne pjesen tjeter te botes, te ngurta e te vendosura ne ambiente te pikturuara mbi sondet e studiove te Marubit, Sotirit, etj. Jane fiksuar jo vetem grupe familjare, po edhe raste vdekjesh, dasma, grupe muzikantesh, zejtaresh, ciganesh (po tematika e tyre varej thjesht nga deshira e fotografeve). Ashtu si ne vendet e tjera te botes fotografia familjare ishte e ngrire, e zbukuruar, e krejt ndryshe nga realiteti.


Te pakta kane qene familjet shqiptare para vite 90 qe nuk kishin nje album me kopertine ngjyre kafe, me flete te zeza, qe ndaheshin nga njera-tjetra me flete transparente, ndonjehere me figuren e nje rrjete merimanga, apo thjesht te bardha. Ne to ngjiteshin fotografite e pjesetareve te familjes, foto te ngjarjeve, datelindjeve apo dasmave, foto qe familjet i benin ne plazh, ne lulishtet apo gjate shetitjeve ne bulevardet e qyteteve. Nuk ishin te shumta familjet qe kishin nje aparat fotografik.


Keshtu albumit i shtoheshin fotot e bera ne foto-studiot shteterore, nga fotografet e rruges apo nga vete familjaret, ne ato pak familje qe kishin nje aparat fotografik, te trasheguar, apo te blere diku. Ne keto fotografi te gjithe ishin te veshur me rrobat e tyre me te mira, te buzeqeshur e mjaft te kujdesur qe te dilnin sa me kendshem. Fotografite e grupeve familjare apo portrete, qe kompozoheshin nga fotografet e studiove, shpesh ishin te retushuara, duke fiksuar fytyra te ngrira, te lemuara pa asnje rrudhe, shpesh te zbukuruara, per kenaqesine e klienteve.


Fotografite e albumit shoqeroheshin me ndonje diciture shpjeguese, sidomos kur behej fjale per nje fotografi te bere gjate nje feste familjare, nje portret i tabeles se nderit, etj. Pas viteve 90 u be me e lehte per shqiptaret te kishin aparat fotografik, derisa u shtua edhe aparati celular, qe e beri me te larmishme fotografine familjare, ndonese jo gjithnje eshte e kompozuar bukur apo e fokusuar si duhet.


Ne te gjithe kete mori fotografish mund te shohesh e te njohesh shijet, deshirat e origjinen kulturore te autoreve apo personazheve te tyre, marredheniet midis tyre. Po ky shkrim nuk eshte nje studim mbi kete teme.


Ne tekstin e konceptit kuratorja Anouck Durand thote se ne miliona fotografi, qe familjet kane ne albumet e tyre, te bera nga amatore apo nga vete antaret e familjes, ndonese familjet jane te ndryshme, fotografite ngjajne me ato te familjeve te tjera. Ne pergjithesi skenat e zgjedhura i pergjigjen kodeve te njejta. Ajo citon Martin Parr, fotografin anglez te agjencise Magnum, i cili i quan fotografite e albumeve te familjeve nje forme propagande, ku cdo familje shfaqet e perkryer dhe secili ne fotografi buzeqesh.


Kuratorja i fton pjesemarresit te vendosin vete ne se do te perdorin kodet ekzistuese te realizimit te fotografive per ekspozite, apo do te thyejne keta kode; ne se do te perdorin fotografite ekzistuese apo do te kompozojne fotografi te reja.


Albumet e familjes mund te konsiderohen si objekte kulturore, sepse jane nje dokument per secilen familje. Me ane te tyre mund te kuptosh e te njohesh strukturen e familjes, marredheniet midis antareve te saj dhe prejardhjen e saj shoqerore. Per te shpalosur pjesen qe keto fotografi zene ne kulturen e shoqerive te ndryshme, menyren se si secili tregon per familjen e tij, kuratorja e konkursit Sotiri 2011 i fton artiste te rinj nga e gjithe bota te dergojne projektet e tyre per konkurim ne ekspoziten Sotiri 2011.


Deri tani kane aplikuar fotografe nga Shqiperia, Argjentina, Franca, Kroacia, Anglia, Brazili, SHBA, Izraeli, Portugalia, Rusia, Ukraina, Polonia, Hungaria, Japonia, Gjermania, Rumania, Kina, Spanja, Hollanda, Norvegjia, etj.


Kuratorja Anouck Durand e njeh Shqiperine, sepse per disa vite shetiti neper vendin tone, bashke me antropologun Gilles de Rapper. Qellimi i tyre ishte studimi i fotografise shqiptare te viteve komuniste dhe vendin qe ato zinin ne historine e fotografise. Ata jane marre jo vetem me imazhet fotografike dhe autoret e tyre po edhe me te kuptuarit e vendit, qe ato fotografi kane zene ne zhvillimin e shoqerise shqiptare, duke mbledhur deshmi nder fotografet dhe personazhet e fotografive te tyre.


Mbi kete studim ajo do te flase ne panelin e dates 25 qershor, qe do te organizohet nje dite pas hapjes se ekspozites Sotiri 2011. Ne ditet me pas ajo do te drejtoje edhe nje atelie dy- javore te fotografise se peizazhit, ku do te marrin pjese te rinj e te reja nga qyteti i Korces.


Konkursi Sotiri ne te kater edicionet e tij ka bere te mundur sjelljen ne Shqiperi te nje sere artistesh profesioniste te rinj nga e gjithe bota, qe sjellin me fotografite e tyre jo vetem influencat e shkollave perkatese bashkekohore, po edhe deshmi ne imazhe te zhvillimit sot te fotografise ne vendet e tyre.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mbe ane te “erotizmit ne kinema”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 88 here.
Mbe ane te “erotizmit ne kinema”André Bazin Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të shkruante një libër mbi erotizmin në teatër. Edhe në teatër subjekti mund të shtyhet drejt një reflektimi të tillë, por vetëm negativisht. Është e vërtetë se nuk ndodh e njëjta gjë për romanin. Një sektor i tërë i letërsisë nuk mund të lihet mënjanë dhe është themeluar pak a shumë shprehimisht mbi erotizmin. Por flitet pra vetëm për një sektor, veçantinë e të cilit e konkretizon ekzistenca e një...Lexo te gjithe artikullin »


» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit