Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alegri Konte e nenvlereson Juven

Publikuar me : 11.02.2012 Ne : Sport - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri i Milanit hap krahët ndërsa komenton javën e fundit të kampionatit të Serisë A, i kushtëzuar nga koha e keqe dhe ndeshjet e shtyra për këtë arsye

“Besoj se Konte e nënvlerëson Juventusin e tij, ndërsa mua nuk më pëlqen t’i nënvlerësoj lojtarët e mia”. Ky është reagimi i Masimiliano Alegrit ndaj fjalëve të trajnerit bardhezi i cili u shpreh se Milani ishte favoriti në kampionat. “Kur humbet, trajneri është i pandehuri i parë, por kemi përjetuar momente më të vështira dhe nevojitet ekuilibër. Nuk ka drama. Tani duhet një fitore me Napolin, ndërsa objektivi nuk ndryshon: duam të arrijmë të jemi pjesë e të tre turneve”.

Moti i keq

“Duhet të mësohemi të jemi të qetë”. Trajneri i Milanit hap krahët ndërsa komenton javën e fundit të kampionatit të Serisë A, i kushtëzuar nga koha e keqe dhe ndeshjet e shtyra për këtë arsye. “Ka njerëz që po përgatiten për situatën dhe ndeshjet po zhvillohen në orën 15:00. Tani stinët nuk janë të rregullta dhe duhet të mësohemi.

Duhet gjetur një zgjidhje”. Për shkak të akullit, Milan-Napoli do të luhet sot pasdite dhe jo në mbrëmje, ndërsa të mërkurën kuqezinjtë do të jenë të zënë me Kupën e Italisë. “Shpresoj që të mërkurën të jetë më pak ftohtë, sepse nuk do të doja një tjetër shtyrje të ndeshjes. Nuk kemi më data për të luajtur”, nënvizon Alegri.

“Sot në mëngjes fola në telefon me presidentin Berluskoni dhe diskutuam lidhur me ndeshjen kundër Lacios. Ishte i qetë dhe më inkurajoi si gjithnjë”.

Përqendrimi

Lidhur me ndeshjen e sotme Alegri kërkon “më shumë përqendrim”. “Për të fituar një kampionat duhen tre pikët edhe nëse luhet keq, siç ka treguar Interi në vitet e kaluara në lojën kundër Romës. Do të ishte bukur të haje vetëm aragosta dhe haviar, pro ndonjëherë duhet të kënaqesh me panine e proshutë”, mbylli Alegri.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 57 here.
Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e MyzeqeseLojtaret e Apolonise duke festuar Edmond Sufaj Skuadra e Apolonisë së Fierit triumfoi në ndeshjen shtesë ndaj Lushnjes me rezultatin 3-0, duke siguruar qëndrimin në superligë. Apolonia shënoi golin e parë në minutën e 27-të të pjesës së parë me anë të Ribës.   Rasti fatal Në minutën e 34-ët, arbitri dha penallti për Lushnjën, por Çela gaboi nga pika e bardhë. Kjo do të rezultonte fatale për skuadrën e Lushnjës, e cila nuk mundi dot të shënojë në minutat...Lexo te gjithe artikullin »


» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”
» Superliga, tension ne Peqin, qellohet me arme

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit