|
Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
Publikuar me : 08.04.2011 Ne :
Shendeti - 109 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Menyra se si shfaqen reaksionet alergjike nga medikamentet, cilat jane barnrat qe japin me shume alergji dhe si percaktohet alergjia jane disa nga pikat qe do te shpjegoje sot mjeku alergolog, Bardhyl Vacarri i cili jep edhe keshilla per shmangien e alergjise nga medikamentet.
Si shfaqen reaksionet alergjike?
Reaksionet alergjike shfaqen ne tre forma e para eshte reaksioni alergjik te menjehershme qe fillojne qysh ne momentin e marrjes se ilacit deri ne oren e pare. Zakonisht eshte forme e rende dhe mund te coje deri ne gjendje shume te rrezikshme per jeten.
Se dyti reaksioni alergjik mund te shfaqet i pershpejtuar qe fillojne pas ores se pare te perdorimit te medikamentit deri ne diten e trete dhe jane me te lehtet dhe shfaqen kryesisht ne lekure.
Forma e trete eshte reaksioni alergjik i vonuar qe mund te shfaqet pas dites se trete deri pas disa javesh (zakonisht diten e 5-11) dhe keto kryesisht shfaqen ne lekure,. Zakonisht personave qe u ndodh nuk e lidhin shfaqjen e alergjise me ilacin e konsumuar.
Cilat ilace japin me shume alergji?
Eshte pare se gati te gjitha ilacet mund te japin alergji, por ka disa apo grupe ilacesh japin me shpesh. E tille eshte penicilina dhe ilacet e grupit te saj si amoksicilina, ampicilina apo cepurina, te cilat japin alergji ne rreth 1perqind te rasteve. Po ashtu mund te shfaqin alergji dhe sulfumidiket si Bachima apo Lasieni qe japin deri ne 3 perqind te rasteve. Shpesh ndodh qe ilacet qe perdoren ne radiologji, aspirina apo dhe antibiotik te tjere si gentamicina, et shkaktojne alergji.
Si percaktohet alergjia nga ilacet?
Çdo person qe merr ilace dhe sidomos ata qe marrin shume apo kane pasur me pare shfaqje te ndryshme alergjike duhet te jene vigjilente dhe per cdo dyshim qe mund te kene duhet te drejtohen tek mjeku specialist. Shpesh dhe mjeku specialist e ka te veshtire te percaktoje me saktesi ilacin qe ka dhene alergji sidomos kur pacienti i merr me shumice ato.
Mjeku specialit ne vleresimin e vete bazohet kryesisht ne nje pyetesor te hollesishem qe i ben pacientit lidhur me ilacet qe merr, kohezgjatjen, dozat, semundjet qe ka predispozicion per alergji etj, etj. Gjithashtu berja e provave te shpeshta dhe te vona ne alergji te lekure apo dhe analiza me te vecanta si IgE specifike japin kontribut.
Si veprohet ne rastin kur shfaqet alergjia nga ilacet?
Qendrimi qe duhet mbajtur varet ne rradhe te pare nga forma dhe gjendja e personit qe shfaq alergjine. Megjithate se pari keshillohet nderprerja e menjehershme e ilacit qe dyshohet apo dihet qe ka dhene alergjine. Gjithashtu ne keto raste nderpriten dhe ilacet e tjera me pak te dyshuar per alergjine, por qe jane dhe me pak te rendesishme ne mjekim e te semurit. Mund te jepen antihistaminike dhe me pas sipas shkalles se alergjise serume dhe ndjekje te specializuara.
Keshilla
-evito marrjen e ilaceve jo te domosdoshme
-zbato me perpikmeri udhezimet e mjekut per dozen e ilacit, kohen dhe menyren e marrjes se tij, etj
-mos merr ilace qe nuk e di se cjane
-mos merr ilace pa etiketa pershkruese
-mos merr ilace qe u ka kaluar afati i skadimit
-evito ilacet me shume perberes dhe marrjen njekohesisht te shume ilaceve
-kujdes ne marrjen e ilaceve kur ka demtime te renda te organeve te ndryshme
-kujdes kur ke pasur me pare alergji nga ilacet ose kur je alergjik
-drejtohuni te mjeku specialist kur ke dyshime per alergjine nga ilaceve
-shiko mundesine e vaksinimit per parandalimin e alergjise nga ilacet
-evito marrjen e ushqimeve te pakontrolluara sidomos ato shtazore (mish ose qumesht) sepse mund te marresh ilace qe ato i kane konsumuar para blerjes
-informohu familjaret dhe njerezit qe ju rrine prane per alergjine tuaj
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Antibiotiket si karamele
» Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|