Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin

Publikuar me : 07.04.2011 Ne : Shendeti - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Per shume njerez, medikamentet mund te jene te rrezikshme, sepse ato shkaktojne alergji. Arsyeja eshte se ne baze te ketij crregullimi qendron bashkeveprimi i ilacit me pjese te ndryshme te sistemit imunitar, duke dhene ne fund reaksionin alergjik. Mjeku alergolog, Bardhyl Vaqarri, shpjegon si mund te shfaqen dhe trajtohen alergjite nga ilacet ne menyre qe te shmangen komplikacionet.


Doktor flitet shume per alergjite nga medikamentet, mund te na shpjegoni cfare jane keto alergji?
Per te kuptuar me mire se ceshte alergjia nga ilacet duhet sqaruar me pare se jo cdo efekt i demshem qe shfaqet gjate marrjes se ilaceve eshte alergji. Vetem rreth 15-18 perqind e tyre jane alergji nga ilacet dhe quhen te tilla ato shfaqje te demshme, te papritura, nganjehere dhe mjaft te renda qe ne bazen e tyre kane mekanizma alergjike.



Ne pjesen tjeter, mbi 80 perqind te rasteve keto efekte te demshme nuk lidhen me alergjine, por me shkaqe te tjera jo alergjike si vetite helmuese te vete ilacit, me tejkalimin e sasise se pershkruar nga mjeku, me nderveprimin qe mund te kete ai me ilace te tjera, me semundje te ndryshme qe mund te kete personi, sidomos melcise apo veshkave etj.


Keto efekte te demshme te ilaceve njihen qe ne kohe mjaft te vjetra, mijevjecare, por alergjia nga ilacet njihet si e tille dhe eshte pare vetem 100 vitet e fundit me futjen ne perdorim te disa ilaceve te tilla si aspirina, serume te ndryshme apo sulfamidikeve e antibiotikeve te ndryshem.



Medikamentet merren nga shume persona, por jo tek te gjithe japin alergji. Pse ndodh ky fenomen?
Eshte e vertete qe vetem nje pjese e atyre qe perdorin ilace kane efekte te padeshirueshme dhe sidomos ata alergjike. Kjo ndodh kryesisht per dy arsye kryesore. Arsyeja e pare lidhet me vete personin qe shfaqet alergjia dhe ka lidhje me predispozicionin e trasheguar te tij per semundje alergjike, me sasine e ilaceve qe marrim, me moshen (te femijet shfaqet me pak, sepse marrin dhe doza me te vogla ilacesh) apo semundjet qe kane.


Eshte pare se te pacientet me semundje te mushkerive, melcine apo veshkave shfaqin me teper alergji nga ilacet. Arsyeja e dyte varet nga vetite e vete ilacit, nga permbajta e tij, nga sasia me te cilin e marrim, nga kohezgjatja e mjekimit, nga shpeshtesia e marrjes se mjekimit dhe nga rruga qe e marrim etj.



Si reagon organizmi kur shfaqet alergjia nga medikamentet?
Alergjia nga ilacet ndodh nga crregullimet e ndryshme alergjike ne organizem. Ne baze te ketij crregullimi qendron bashkeveprimi i ilacit me pjese te ndryshme te sistemit imunitar te organizmit te njeriut duke dhene ne fund reaksionin alergjik.



Shumica e ketyre reaksioneve alergjike kane ne baze te tyre nje komponent te rendesishem te quajtur IbE qe e ben te dallohen keto alergji me ato me IgE dhe ato pa pjesemarrjen e tij.


Si shfaqet alergjia nga ilacet
Alergjia nga ilacet kur shfaqet prek gati te gjithe organet e organizmit, me shumellojshmeri shenjash dhe intensiteti duke u ngaterruar shpesh me semundje te tjera. Por organet me kryesore jane lekura qe manifestohet me skuqje, enjtje dhe fshika.



Prek mushkrit qe shfaqet me kolle, shtrengim ne gjoks, veshtiresi ne frymemarrje dhe deri ne astme. Prek sistemin e gjakut me uljen e te gjithe elementeve te tij, si dhe veshkat, melcine etj. Ka dhe shfaqje te tjera te pergjithshme si temperature, dobesim dhe dhimbje kycesh e muskujsh.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit