Ekspozita personale e Ali Osekut ne Galerine Kombetare te Arteve, 12 maj-5 qershor ka dhjete vjet distance nga ajo ekspozite personale ku piktori eshte shfaqur me te njejten filozofi. Hapesira dhe levizja e te njejtes ngjyre brenda telajos, eshte nje konsekuence qe piktura e Osekut e kerkon dhe e pohon si arritjen me te veshtire. 21 pune, vaj ne kanavace, jane ekspozuar ne sallen e madhe te Galerise Kombetare te Arteve.
Peizazhet diptike jane me te pranishmit. Oseku krijon nje variacion gjendjesh nepermjet nje spektri ngjyrash pastel qe zhvendosen nga ngjyra e reres ne shkretetire, intensifikohet ne tone te mavise, luhatet ne nuanca te trendafilit te thare, pinkut dhe rikthehet te antika e zbehte.
Levizja monokrome eshte e vetmja paraqitje e piktures se Osekut, ndjenje qe sic eshte shprehur ai pengon pranine e formes ne pikture, ndersa i jep dore prezences se hapesires. Hapesire ose e thene ndryshe me nje fjale, i lire. Peizazhi, ujerat, tokat dhe qielli, ne trajten e hapesires.
Ali Oseku (1944) i formuar ne Institutin e Larte te Arteve, i perket brezit te rinise se djegur te piktoreve si Edison Gjergo, Maks Velo, Edi Hila qe kane perfaqesuar nje fryme moderniteti ne vitet 70 ne pikturen shqiptare. Pati pervoje te shkurter si skenograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Ishte vleresuar fitues ne nje Dekade Maji. Pas plenumit IV u arrestua, denua dhe vuajti disa vjet denim ne burgun e Spacit. Per 16 vjet u ndalua te ekspozoje. Ne vitin 1991 rinis nje epoke per ate vete dhe pikturen e tij. Te kjo kohe e dyte dhe mjedisi ne te cilin jeton, ndalet biseda me 67-vjecarin Ali Oseku.
Intervista
Z. Oseku, do te jete e veshtire te fotografohet piktura juaj per ilustrimin e kesaj interviste. Me sa duket vendin e saj do ta zere fotoja juaj.
Piktura ime nuk ka thellesine, nuk ka kontraste te medha brenda asaj. Prandaj eshte e veshtire ta fotografosh.
Jeni marre vete me ndertimin e ekspozites, ka nje logjike?
Logjika qe tablote te kene shoqe njera-tjetren nga koloriti, te kete nje balancim dhe te kesh mundesi te shohesh direkt pikturen, ne distance dhe nga afer. Ja, kete telajo e sodit mire kur afrohesh. E sheh vetem. Une kur e pikturoj jam kaq afer piktures dhe dikush po kaq afer do te afrohet dhe do ta shohe se si e ka bere ai, ustai.
Megjithese ne kater fasha ngjyrash brenda te njejtes telajo, levizja e ngjyres eshte e ngadalte dhe ne vende te tjera arrin palevizshmerine.
Ka nje energji te brendshme, si shkretetira. Kam mendimin qe gjerat e teperta ti heq nga piktura ime. Arendt thote, se kur lenda behet substance, behet hyjnore.
Ti heqesh gjerat e teperta nje pikture ku paraqitje eshte vetem ngjyra? Ke frike te pohosh qe ky eshte nje det, qe ky eshte nje horizont, mos ju do te thoni se nuk eshte as njera dhe as tjetra, ose merreni si ta ndjeni.
Ketu ku jemi tani, kemi perballe nje peizazh. Pyesni cfare ndjej? Ka nje trishtim? Ka dicka si pa fund, ku here e shfaq dhe here e zhduk horizontin?
Une jam ne shume gjendje. Ju e shini kete. Edhe sjam indiferent. Edhe kam fatin ta pikturoj ate qe ndjej. Ka shume qe nuk e kane kete shans.
Eshte e para ekspozite personale ne Galerine Kombetare. Ne keto permasa prezantimi dhe me te njejtin motiv pikture, jemi prezantuar me 2001 ne ekspoziten Hapesire.
Pak a shume e njejta gje eshte. Ideja ime eshte si ta thelloj te njejten gje, si ta bej te vertete, si te ngulmoj. Dhe qenka e veshtire te jesh konsekuent! Ne gjithe arsyet. Gjate kesaj periudhe qe flasim, kam bere pikture qe me ka treguar se nuk kam qene serioz. Kam qene neglizhent. Ashtu sic kam pasur periudha qe i kam mbajtur ne dore talajot me seanca te gjata. Kjo eshte kur ke cfare thua. Kur je ne siperfaqe del shpejt.
Mendoj qe piktura ime eshte bere me serioze tani. Ka filluar te tarohet, te ekuilibrohet, ka filluar te behet.
Mavia eshte me intensivja e ngjyrave te kesaj ekspozite?
Edhe kjo tablo qe i referoheni eshte nje hapesire, nje horizont. Mund ta marresh per det, per lume. I duket nganjehere gjesti, peneli nganjehere. Ose i zhduk fare gjurmet e tij. E thashe per mua e rendesishme eshte energjia e brendshme.
Ndjen dy forca terheqjeje te kjo pikture njera shkon nga bregu ne thellesi dhe tjetra ne te kundert, nga thellesia ne breg.
Jam i vemendshem per te pare si reagojne njerezit para piktures sime, si shihet piktura ime dhe eshte detyra ime per te vazhduar. Dhe jam mire me shendet kur pikturoj. Eshte e vertete kjo. Se nuk te le misioni. Kur mbaron misioni, vdes.
I them tim biri per te bere pikture a duhet nje motiv? Jeni ju qe me frymezoni.
Sigurisht qe me frymezon piktura vete, piktore te tjere. Me pelqejne shume William Turner dhe Mark Rothko. Kur shoh Rothkon me duket sikur e kam bere une ate pikturen e tij.
Afrine e piktures suaj me Rothkon e permendin shpesh.
I bie me qene ne rrugen time se seshte Rothkoja ketu. Ka detyra te tjera ai. Kur me pyesin per artin shpesh, ia fus kot, e iu them Nuk e di si behet art, ndryshe nuk do shkoja atje.
Meqe jemi te pelqimet tuaja, letersia eshte nje nga ato, sikur te gjeni tek ajo gjurmet qe fshihni nga piktura.
Letersia dhe piktura problemet i kane te perbashketa. Ide te tjera te thote muzika qe kerkon vullnet ta ndjekesh. Me pikturen futesh te vetja dhe se ke mendjen fare te bota. Dhe ideja ime eshte si ta vjellesh boten... Me ka merzitur morri, tartabiqi, akrepi, kermilli, lageshtira, era e fasules, prasit, balta me ka merzitur. Dua te largohem nga keto, te zgjedh tjeter gjendje.
Sa ore ne dite punoni?
Kater ore paradite, ose pasdite. Vjen nje moshe qe do shume energji per te bere gjera te reja. Nje nga arsyet qe me vjen keq qe kam qene ne burg, eshte se kam harxhuar energji kot.
Nuk e permendni shpesh burgun. Çfare vendi ka zene ne kujtesen tuaj ajo kohe?
Nuk kisha aktivitet. Me veshtiresi arrija te lexoja per tu larguar nga ai ambient. Burgu kishte dy gjera per te mbetur njeri te mos ishe spiun dhe homoseksual.
Jam per besnikerine ndaj tjetrit dhe ate orientim seksual qe na ka dhene natyra. Jo vetem kaq, por besoj se nje burre me gruan qe zgjedh can detin. Jam per familjen dhe femijet.
Nga kjo marredhenie e brezave ka nje tradite qe kohet e sotme e kane harruar?
Une e kam te lene te lire tim bir, por them pse te mos marre pervojen time? Thenien e vjeter tu ngjani prinderve, koha jone e ka harruar. Jo vetem kaq po na thone se skemi bere shkolle te mire e cshkolle ishte shkolla ruse?
Programi eshte gjithe jeten, cfare librash konsumon, cfare klasikesh lexon. Sot njerezit i jane dhene kultures lineare. Ky eshte problemi i botes. Nuk jam kunder modernitetit, teknologjise, por jam per librin.
Kete u thoni studenteve?
U them qe nuk kam te drejte tju fus ne ankth, por duhet te jeni serioze. Qe te hysh ne kete thellesi do provosh edhe ankthin. Eshte dashuri e madhe ajo qe te ben te rrish me pikturen, qe nuk eshte as gallate sic mund te mendojne njerezit, as te shijosh diellin e bukur. Sot per artistet thone qe kur ulen ne tavoline flasin per parate, ndersa biznesmenet flasin per artin. Mua me duhen parate per te jetuar si artist, per ta bere telajon me mire, per te shkuar jashte te shoh, per te blere libra.
Jeni nga piktoret qe nuk jetojne keq ne kete drejtim.
Akoma jetoj me qira. Nuk kam blere akoma nje shtepi.
Kush e beson kete?
Askush se beson. Une nuk jam anetar i Partise Demokratike...
Perse e beni kete sqarim kur keni dale edhe pro se djathtes ne takimet per fushate?
Mua ne burg me futi partia komuniste. Ndersa kur me ftuan te isha anetar i keshillit bashkiak, ne vitin 1992, me thane tani na bej ndonje nder.
Nuk hyj ne allishverishe, as ne greva urie, sepse per kete popull qe se do punen dhe eshte kaq krenar, duhet menduar si ta veme ne pune. Ai qe merret perdite dhe ben dicka, kete e kupton. Njeriu e ka ne dore te ngreje statusin ekonomik dhe intelektual te vetes. Njeriu e ka ne dore vleren e vetes.
Jeni anetar i Keshillit Artistik te Galerise Kombetare?
Jam aktualisht. Per te mos prishur qejfin.
Nuk ka ndonje konflikt ketu?
Mos te hap ekspozite? Se mos po me japin leke per kete! E dini sa piktura ka prej meje ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve? Dy gjithsej. Njera qe hyri ne fond sepse fitoi cmimin e dyte ne Onufri 1994 dhe njera e vitit 1995.
Po nga piktura qe keni bere ne periudhen e realizmit socialist?
Nuk me pelqenin, si pelqeja.
Kemi ardhur ne fund te ekspozites qe ju e mbyllni me te njejtin ton peizazhi si tabloja e pare nje siperfaqe e fshire ne ngjyre antike.
Jam me idene qe thote Majakovski Memoria ime eshte si rruga ne Polanska, ku kalojne makinat, karrocat, bicikletat, kuajt. Pra memoria e artistit nuk eshte si mermeri dhe nganjehere le nje shenje dhe kjo shenje eshte nje rruge, nje gjurme, e cila duhet te jete nje shenje e tille qe mos te terheqe vemendjen.