Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ambasadorja e Gjermanise Holtkemper Viti 2011, hapa pozitive per Shqiperine

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Politike - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Carola Müller-Holtkemper


Karola Muller-Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri në një intervistë për “Deutsche Welle”, e ka cilësuar vitin 2011-të,  si një vit pozitiv për vendin tonë. Ajo ka vlerësuar dialogun politik mes pozitës e opozitës, për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Holtkemper ka vlerësuar gjithashtu hapat konkrete për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Kombëtare dhe Avokatin e Popullit.

“Unë mendoj se viti 2011 shënohet nga një dinamikë më së shumti pozitive. Qeveria dhe opozita kanë arritur të bien dakord me hapat, që do të ndjekin për përmirësimin e rregullores së punës së parlamentit, gjithashtu kanë vendosur të punojnë për reformën elektorale dhe kanë arritur të bëjnë një plan veprimi në përputhje me frymën dhe rekomandimet e Progres Raportit më të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Deri më tani ka dhe hapa konkretë, për shembull zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare, apo dhe për Avokatin e Popullit, ku janë realizuar procedura tejet transparente, në bazë të konkurueshmërisë dhe përshtatshmërisë së kandidaturave. Na mbetet të shpresojmë në vijim që edhe postet e tjera me të njëtën përgjegjesi të mund të përzgjidhen dhe të përcaktohen me të njëjtën transparencë”, është shprehur ambasadorja gjermane.

Gjatë intervistës Holkemper, u ndal dhe tek marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, ndërsa u shpreh se progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian varet nga vetë shqiptarët.

“Kriteret e hapit të mëtejshëm për të fituar statusin e vendit kandidat, janë tashmë të formuluara mjaft qartë, transparente dhe të bëra publike në Progres- Raportin e Komisionit Europian. Nga 12 rekomandimet e përpiluara aty, unë do të konsideroja si të shpejta për t’u përmbushur miratimin e ligjeve me 3/5-at, krijimin dhe ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv mes partive politike. Pas këtyre vijnë ato rekomandime, që kanë të bëjnë me kushtet, që kërkojnë një farë kohe për t’u përmbushur, sikundër është ndërtimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit etj. Ne vijojmë në këtë kontekst të jemi të gatshëm që t’i ofrojmë Shqipërisë mbështetjen tonë edhe për këto sektorë kritikë të zhvillimit të vendit, duke e bërë këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme, sikundër mund të ishte ai i qeverisjes së mirë etj”, tha më tej ajo.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit