Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Amerikanet rrenojne pallatin e Zogut ne kerkim te thesarit

Publikuar me : 23.05.2011 Ne : Sociale - 183 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Te apasionuarit pas arkitektures kane vite qe mahniten nga bukuria e nje pallati veror qe Ahmet Zogu e pati blere ne vitin 1951 ne Long Island, Nju Jork por qe nuk jetoi atje as edhe nje dite. Behet fjale per rezidencen Knollwood, e cilesuar si nje mrekulli e arkitektures amerikane ne shekullin e kaluar.


Historia e vete familjes mbreterore shqiptare, arratisjet e njepasnjeshme ne ekzil te Zogut, por edhe madheshtia dhe me pas rrenimi total i ketij pallati te mirefillte mbreteror kane gjetur pak vend ne shtypin shqiptar, ndonese historianet e njohin mjaft mire kete histori.


Po cfare ndodhi ne te vertete?


Ishte viti 1951 kur Ahmet Zogu (ne ate kohe jetonte ende ne Egjipt) e bleu kete pallat me synimin per ta shnderruar ne rezidencen e tij te perhershme larg atdheut. E bleu per 102,000 dollare amerikane, nje shifer marramendese per ate kohe, nga familja Hudson. Pallati pozicionohej ne Bregun e Arte dhe ishte ndertuar ne vitet 1916 - 1920. Ka fjale se Zogu e bleu pronen me nje kove me diamante dhe rubine, thuhet ne Wikipedia ne zerin per kete rezidence.


Ahmet Zogu kishte per qellim ta perdorte kete rezidence si mbreterine e tij jashte atdheut, teksa shpresat per nje rikthim te monarkise nuk i kishte humbur akoma, perkundrazi shpresonte edhe me shume ngaqe ndjente perpjekjet e CIA-s ne kete drejtim. Por, ne vitin 1955, ate vit kur pasi ishte detyruar te largohej nga Egjipti ku qendronte si mik i Mbretit Faruk vendosi te jetonte ne France, pra ate vit, Zogu e shiti pronen.

Nuk eshte zbuluar akoma nje dokument qe te sqaroje arsyen pse ai vendosi ta shiste kete prone e te mos jetonte ne SHBA, sic kishte planifikuar por te vendosej ne France, atje ku edhe pak vjet me vone do te nderronte jete. Ishte koha kur CIA ne bashkepunim me agjentura te tjera synonte qe te krijonte trazira ne Shqiperine komuniste dhe angazhoi per kete qellim edhe nje personazh te njohur te kohes, Hamit Matjanin, te cilin e konsideronin si nje Robin Hud te vertete.


Vete Zogu mbante takime me agjente te CIA-s. Kjo vertetohet edhe ne librin Twilight warriors covert air operations against the USSR nga historiani Curtis Peebles. Ky i fundit shkruan se ne vitin 1951 Mbreti Zog u takua me Gratian Yatsevich dhe me agjente te tjere te CIA-s dhe te gjithe rane dakort se Matjani ishte njeriu i pershtatshem per planet e tyre.

Ka shume mundesi qe qendrimi dhe blerja e prones ne SHBA te kishte lidhje pikerisht me keto plane, perfundimin e te cilave te gjithe e njohim nje deshtim i plote per te rrezuar qeverine komuniste.


Po a ka lidhje kjo me faktin qe Zogu e shiti pronen lukzose te Knollwood apo jo, kjo mbetet per tu vertetuar. Ajo qe dihet eshte qe prones iu ndertua nje mur i gjate rrethues per ta mbrojtur ate nga vandalet dhe nga dhjetera njerez qe mendonin se ne pyllin perreth pallatit, Zogu kishte fshehur thesarin qe ne ate kohe perflitej se e kishte marre me vete nga Shqiperia.

Historia e pallatit madheshtor


Pas largimit te Zogut shume njerez nisen ta shkaterronin ngadale ne kerkim te thesarit aq sa autoritetet vendosen ta shembnin fare ngaqe rrezikonte jetet e njerezve. Knollwood ishte ndertuar per manjatin e Wall Street Charles Hudson ne nje terren prej 260 hektaresh. Ishte realizuar nga arkitektet Hiss dhe Weekes, kishte 60 dhoma dhe perreth rrethohej nga nje ferme e madhe.


Kopshtet mahnitese me shatervane, pishina e me lloje te ndryshme bimesh, madje disa prej tyre edhe te rralla, ishin dizenjuar Ferrucio Vitale. Ne vitin 1955 pronen e bleu filantropisti Lansdell Christie, nga i cili lindi dhe shtepia e famshme e ankandeve Christie.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E megjithate, njerezit vinin!

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 30 here.
E megjithate, njerezit vinin!Marjana Paparizo / Foto "Shekulli" Emanuela Sako Deri në vitin 2005 bibliotekat në njësitë bashkiake ishin në varësinë e Bashkisë së Tiranës. Më pas kaluan në varësinë e njësive vendore. Nga shkrumbimet apo prishjet e viteve më parë e deri te kamerat e sigurisë dhe rikonstruksionet e viteve të fundit, ka kaluar shumë ujë nën urë. Historia e një biblioteke lagjeje është histori ku ndërthuren takime brezash me kërkesa nga më të ndryshmet. Në këtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb
» Miqesia e vertete, ia shpeton jeten duke ia dhuruar veshken
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshem
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshme
» Dashuria me perqindje e djaloshit te Big Brother
» “Familja kerkoi ne Top Channel te me nxirrnin urgjent nga Big Brother”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit