Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Amnistia deshtoi, qeveria shtyn deri ne shkurt rivleresimin e prones

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Qeveria parashikon të shtyjë edhe për dy muaj aplikimin e amnistisë fiskale për individët, pas interesit të ulët të treguar gjatë këtyre muajve, kryesisht nga biznesi. Pritet që në mbledhjet e ardhshme të qeverisë të miratohet një Akt Normativ, i cili do të parashikojë shtyrjen e procesit deri në fund të muajit shkurt duke i dhënë më shumë kohë atyre që duan të bëjnë rivlerësim të pronës. Lajmi për shtyrjen në kohë të amnistisë u dha dje nga Kryeministri Berisha, i cili e justifikoi vendimin me interesin e madh që kanë treguar qytetarët për rivlerësim. “Qeveria do të sjellë brenda ditëve një Akt Normativ, me të cilin ne do të shtyjmë edhe dy muaj të tjerë periudhën e faljes për regjistrimin e banesave në tërësi dhe të ndonjë pasurie tjetër. Këto ditë ka një dyndje të jashtëzakonshme në të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive dhe është faktikisht krejt e pamundur përballimi i këtij vëllimi, ndaj dhe kemi diskutuar dhe vendosëm që tua sjellim aktin normativ për të shtyrë deri në ditën e fundit të muajit shkurt këtë proces”, – tha Berisha. Sipas tij, deri më tani nga rivlerësimi i pasurisë kanë përfituar rreth 14 mijë familje.

Përkundër këtij shpjegimi, jo më larg se një javë më parë, vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, përgjegjës për aplikimin e amnistisë fiskale, deklaroi se procesi në përgjithësi nuk kishte arritur qëllimin fillestar. Kjo sipas tij, kishte ndodhur për shkak të marketimit jo të mirë që ishte bërë ligjit si dhe kundërshtimit të opozitës. Në fakt, vëmendjen më të madhe gjatë këtij procesi e treguan individët, të cilët e shfrytëzuan për të bërë rivlerësim të pronës, ndërsa biznesi ishte tejet indiferente, për shkak edhe të mosmenaxhimit të mirë nga ana e organeve tatimore. Sipas biznesit, ligji kishte shumë paqartësi, të cilët nuk stimulonin deklarimin nga ana e tyre.

Afati për aplikimin e amnistisë fiskale ishte 31 dhjetori i këtij viti, ndërkohë që tani zgjatet deri në fund të shkurtit. Më shumë se për biznesin, zgjatja duket të ketë të bëjë përsëri me procesin e rivlerësimit të pronës. Pjesa më e madhe e atyre që do të përfitojnë gjatë kësaj periudhe, pritet të jenë emigrantët.

 

Reshjet, rrezikojmë rritje të tjetër të borxhit

Shqipëria rrezikon rritje të re të Borxhit Publik gjatë muajve të ardhshëm nëse reshjet do të vijojnë të jenë në të njëjtin intensitet. Gjatë dy ditëve të fundit, vendi është përfshirë nga reshje shiu, por mesa duket ato nuk po furnizojnë në sasinë e duhur basenet e HEC-eve në veri duke detyruar korporatën që të mbajë nivele të ulta prodhimi energjie, ndërsa pjesa më e madhe e konsumit vijon të sigurohet nëpërmjet importit.

Paralajmërimi për një rritje tjetër të Borxhit Publik u dha dje Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Qeveria sapo ka miratuar një garanci prej rreth 50 milionë dollarë ndaj KESH-it për të blerë energji elektrike gjatë vitit 2012, ndërkohë që nëse HEC-et do të vijojnë të mbeten bosh, ekzekutivi do të detyrohet të sigurojë një tjetër garanci për korporatën, gjë e cila do të bëjë që Borxhi Publik i vendit të kalojë mbi 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Berishës, qeveria do të jetë e gatshme të bëjë çfarëdolloj ndryshimi në buxhet, i cili do t’i mundësojë KESH-it që të vazhdojë të blejë energji elektrike në mungesë të prodhimit vendas. “Reshjet janë punët e Zotit, nuk i kemi në dorë. Ne kemi në dorë të bëjmë gjithçka që qytetarët të mos bien në errësirë, kjo është detyra jonë, ndaj dhe ne dekretuam garancinë e kredisë prej 50 milion dollarësh, dhe në çdo rrethanë do t’ju garantoj se buxhetit do t’i behet çdo modifikim i nevojshëm dhe vendi në ndërprerje energjie nuk do të shkojë”, – tha Kryeministri. Bëhet fjalë për energjinë që do të konsumohet përgjatë muajit janar e në vijim, pasi korporata konfirmon se ka siguruar energji të paktën deri në fund të këtij viti.

Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme, niveli i Fierzës ishte në 266.5 metër, një situatë jo e zakonshme kjo për vetë periudhën ku jemi, pasi gjatë viteve të kaluara, KESH është detyruar të bëjë shkarkime të planifikuara pikërisht në të njëjtën periudhë për shkak të prurjeve të mëdha.

 

 

 

 

Kursi i këmbimit, Fullani: Konsultohuni me ekspertët

Frika e qytetarëve ndaj qëndrueshmërisë së monedhës europiane duke bërë që të shndërronin masivisht për disa ditë më radhë kursimet e tyre në lekë është parë me shqetësim nga Banka e Shqipërisë. Guverntori Ardian Fullani shfrytëzoi një pritje të organizuar nga BSH me mediat, për t’i kërkuar publikut të mos bëjnë ndryshim të monedhës pa folur më parë institucioni i bankës. Apeli i Fullanit vjen vetëm pak ditë pasi monedha europiane pësoi një zhvlerësim të beftë për dy-tre ditë më radhë gjatë javës së parë të këtij muaji për shkak të frikës që kapi një pjesë të qytetarëve për mungesën e qëndrueshmërisë së euros. Sinjalet negative erdhën pas mosmarrëveshjeve midis Gjermanisë dhe Francës nga njëra anë dhe Anglisë nga ana tjetër për nxitjen e rregullave më të forta në zonën euro si dhe kontroll më të madh ndaj buxheteve të shteteve anëtare.

Brenda pak ditësh, kursi i këmbimit të euros me lekun zbriti nga 139.24 lekë më datë 1 dhjetor në 136.31 lekë në datë 5 dhjetor. Aktualisht, një euro këmbehet mesatarisht me 138.16 lekë. Gjatë kësaj periudhe, monedha europiane është karakterizuar nga luhatje të forta në treg.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 31 here.
Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetitMbledhje qeverie Emirjon Senja Vetëm nga paaftësia e organeve të fiskut për të vjelë ndër vite fitimin nga kompanitë sh.a që janë nën varësinë e shtetit, gropa që i është shkaktuar buxhetit vlerësohet në rreth 38 milionë dollarë. Ndërmarrje të mëdha, si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, ARMO, një kompani celulare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes etj., i kanë shtetit shqiptar rreth 4.1 miliardë lekë. Ky detyrim,...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit