Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot policia e Tiranës bëri analizën e punës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vitin 2011. Drejtori i Policisë, Saimir Muça gjatë fjalës së tij theksoi se në qendër të veprimtarisë së policisë, kanë qenë zbatimi i prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara në fushën kundër narkotikëve, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit etj.
Në analizë theksohet se “Në territorin e Qarkut Tiranë, janë referuar 6236 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 5227 prej tyre, ose 83.8 perqind e tyre. Në krahasim me vitin 2010, ka një rritje të evidentimit me 1274 vepra penale, dhe njëkohësisht rritje të fuqisë zbuluese me 2.8 perqind. Në këtë veprimtari janë përfshirë gjithsej 5686 autorë, prej të cilëve 1270 arrestuar dhe 4416 ndjekur në gjendje të lirë. Gjate vitit 2011 janë kapur 345 persona të shpallur në kërkim ose 68 më shumë në krahasim me vitin 2010”.
Drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se në luftën Kundër Krimeve të Rënda, janë evidentuar gjithsej 290, zbuluar 212 ose 73.1 perqind e tyre, ku janë proceduar gjithsej 279 autorë, nga të cilët, 176 arrestuar e ndaluar, 56 proceduar në gjendje të lirë dhe 47 shpallur në kërkim. Në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar evidentohen 65 vepra penale më shumë, ndërkohë që fuqia zbuluese është rritur me 2 perqind.