Femrat jane kontingjenti me i prekur nga anemia. Mjeku hematolog Vlash Çeci, shpjegon menyren se si mjekohet kjo semundje, si mund te parandalohet dhe shenjat e semundjes. Pse grate jane kontingjenti me i predispozuar per tu prekur nga kjo forme anemie?
Dihet qe edhe humbjet e vogla e gjakut deri ne 10c shkakton humbje te hekurit deri ne 50 mg.
Po te llogarisim nje rast, femer ne ciklin menstrual qe humbet perafersisht 0.8 mg ne vit dhe ti shtojme dhe humbjet e tjera fiziologjike si ato me ane te deskuamacionit te qelizave intestinale 0.5 mg ne dite, te qelizave te sendimentit urinar afersisht 0.6 mg te cilet deri ne 2mg ne dite behen shume dhe jo rralle ne keto subjekte shfaqet anemia hypokrome, pra ne trup te shendoshe. Ketyre humbjeve qe permendem me siper do ti llogarisim ne nje tjeter subjekt, p.sh nje grua shtatzene, apo ne periudhen e ushqimit me gji te femijes, ne kete rast humbja e hekurit shkon deri ne 500 mg dhe nganjehere 1000 mg.
Kjo ben qe marrja nga organizmi i hekurit nga njera ane dhe rrezimit te hekurit plazmik dhe depove nen 1 gr, d.m.th kerkeses nga ana tjeter, te prishe balancen dhe te mos mbulohet nga marrja e hekurit me ane te ushqimit. Pra, thyhet ky balance dhe shfaqet anemia, qe sic e cituam me siper gjendet ne persona te shendetshem.
Me se kurohet anemia nga hekuri?
Te gjithe kontingjentet me anemi, sado e vogel te jete ajo, duhen konsultuar dhe kuruar rigorozisht. Kurimi eshte me i lehte dhe me i plote dhe natyrisht me i suksesshem, kur trajtohet shpejt. Mjekimi eshte i thjeshte dhe praktik. Ai fillohet gjithmone duke bere nje perllogaritje midis diferences se sasise se hemoglobines ne gram, te gjetur ne organizem, me ate te normes. Kjo shumezohet me koeficientin e wintrap 0.255.
Ne kete menyre gjejme sasine totale te hekurit qe duhet te japim. Preparatet me hekur sot gjenden me bollek ne rrjeti farmaceutik. Ato rekomandohen sipas rastit, 200 deri 900 mg ne dite nga goja ose 100 mg injektabel muskulor ose venoz, sipas llojit te ampulave. Hekuri nga goja shoqerohet detyrimisht me vitaminen C per te siguruar ambientin acid, i cili presupozon se konverton Fe nga tre valent ne divalent, i domosdoshem ky per tu bashkuar me apoferitinen. Trajtimi me barna te hekurit nuk nderpritet edhe kur shifrat normalizohen.
Mjekimi si rregull zgjat perafersisht 4-6 jave. Keshillohet qe te mos hiqet dore asnjehere nga mbajtja nen kontroll e te semureve me anemi hypokrome, sepse eshte e gabuar ideja e sherimit te plote te kesaj forme anemie.
Si mund te mbrohemi nga kjo forme anemie?
Keshillohet dhenia e hekurit vecanerisht ne periudhen e shtatzenise. Profilaksia e anemise duhet nisur nga evidentimi i hershem i saj si dhe nga mundesia e gjetjes se shkaktarit. Per profilaksi do te keshillonim dhe perdorimin e nje diete te pasur me hekur, kjo sepse ajo mund te behet shkaktare sic eshte dieta e reduktuar me qumesht, e rekomanduar ne ulcerat qe percon vetem 15 mg hekur, apo dietat e reduktuara te rekomanduar ne kolitet.
Dieta te vecanta me hekurt nuk pershkruhen, por duke u nisur nga nevoja e shtuar e organizmit vecanerisht tek femrat si dhe nga njohja e perqindjes se hekurit ne permbajtjen e disa substancave ushqimore si dhe specifiken e te semureve nga aparati tretes, u rekomandojme qe te administrojne vete dieten e tyre. Duke ruajtur natyrisht kalorazhin e nevojshem rekomandohen produkte te pasura me hekur si p.sh mishi i vicit, qumeshti, veza (e verdha e saj) panxhari, rrepa, bishtaja, majdanozi, sallat jeshile, frutat e fresketa te cilat permbajne nga 1.9-3.2 mg hekur. Perdorimi ne sasi e cilesi i ketyre produkteve ushqimore si dhe higjiena individuale, do te ishin keshilla me e mire per profilaksine e anemise. Pa harruar kontrollin e menjehershem pas humbjeve te gjakut pavaresisht nga sasia.
Menyja
ushqimet qe permbajne hekur
-mishi i vicit
-panxhari
-rrepa
-bishtajat
-sallata jeshile
-majdanozi
-frutat e fresketa
-veza