Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Anketa e Soros Vetem 40 perqind e shqiptareve mbeshtesin qeverine

Publikuar me : 11.10.2010 Ne : Kuriozitete - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne kuader te programit te mireqeverisjes, Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ka komisionuar kryerjen e nje studimi mbi perceptimin e publikut per performancen e qeverise, demokracine ne vend dhe ceshtjet e nderlidhura te krizes politike (hapja e kutive, greva opozitare), dhe integrimin ne BE, korrupsionin dhe transparencen, shendetsine dhe arsimin. Gjithashtu, qytetaret jane pyetur se cilat jane ceshtjet madhore per ta, ne menyre qe te mundesohet nje krahasim me ceshtjet madhore ne debatin publik politik. Me poshte jane rezultatet e studimit te fondacionit ne fjale, i cili investohet nga rrjeti Soros

Studimi paraqet nje popullate te dyzuar per sa i perket nivelit te kenaqesise me ecurine e pergjithshme te demokracise ne vend, ku 48.6perqind e tyre shprehen se jane shume ose mjaftueshem te kenaqur perkundrejt 49.1perqind, te cilet pohojne se jane te aspak ose jo shume te kenaqur dhe mendojne se ka gjera qe duhen permiresuar.


Ne vijim logjik, e njejta situate e dyzuar paraqitet edhe per ceshtjen e „hapjes se kutive ku 47.5perqind e te anketuarve mendojne se ajo ishte nje kauze e drejte dhe 45.8perqind e tyre se ishte e gabuar. Nderkohe, pjesa derrmuese (66.7perqind) pohojne se Shumica (Qeveri, PD+LSI) ka pergjegjesine me te madhe per zgjidhjen e krizave te tilla politike.

Gjithashtu, shumica e te anketuarve (52.5perqind) shprehen se greva as e dobesoi dhe as e forcoi gjendjen e demokracise ne vend dhe (61perqind) se as e vonoi dhe as nuk e ndihmoi procesin e integrimit te Shqiperise drejt BE-se.

40.1perqind eshte shkalla e miratimit te punes aktuale te kryer nga Qeveria. Ne lidhje me transparencen ne qeverisje, qytetaret kane renditur organet e pushtetit vendor si me transparente (65.9perqind mendojne se jane transparente perkundrejt 29perqind qe mendojne te kunderten), te ndjekur nga Parlamenti(63.3perqind vs. 32.8perqind), dhe Keshilli i Ministrave (59.3perqind vs. 33.9perqind). Specifikisht per nivelin e korrupsionit tek zyrtaret publike pergjate vitit te kaluar, 39.5perqind e te anketuarve vleresojne se niveli i tij eshte rritur, 35.6perqind se ka mbetur i njejte dhe 18.6perqind se eshte pakesuar.

Studimi gjithashtu paraqet perfundime te rendesishme per sa i perket sektorit te shendetesise, i vleresuar negativisht nga 65 perqind e te anketuarve. Ne shendetesi, qytetaret mendojne se prioritet i duhet dhene teknologjise, infrastruktures dhe mjediseve spitalore, rritjes se pergjegjshmerise se mjekeve, pergatitjes dhe pagave te tyre, dhe subvencionimit te medikamenteve te listes (dhe jo te skaduara me origjine indiane) te cilat duhet te jene cilesore dhe ato qe jane te shtrenjta.

Nderkohe qe duket qarte se te anketuarit nuk kane njohurite e duhura apo edhe te mjaftueshme per skemen e ofrimit te sherbimit shendetesor kompensuar me sigurimet shendetesore, apo menyren e funksionimit te sherbimit mjekesor paresor dhe dytesor, apo ndihmen psikologjike qe ofrohet nga personeli mjekesor ne raste kur pacienti perballet me humbjen e personave te dashur.

„Mendimet e qytetareve qe ky studim na paraqet mbi ceshtjet madhore te vendit duket te pasqyroje polarizimin e situates politike. Shqiptaret nuk shohin fitues, identifikojne pergjegjes kryesor per zgjidhjen e ngercit politik, dhe mbi te gjitha shprehin ceshtjet e tyre me kryesore punesimi, ekonomia, lufta ndaj korrupsionit dhe arsimi. Keto jane rezultate te cilat duhet te cojne aktoret politik ne reflektim dhe te informojne qasjet ndaj zgjidhjes se ngercit politik. Ky studim, se bashku me shume perpjekje te tjera te shoqerise civile duhet te mireperdoren nga aktoret politik dhe qeverises si mjete ndertimi politikash te informuara, ne pergjigje te shqetesimeve te qytetareve, tha Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine, z. Andi Dobrushi.

Nevoja e menjehershme e ketij studimi eshte diktuar nga atmosfera teresisht e politizuar dhe e tensionuar e muajve te fundit ne Shqiperi, nje nga pasojat e menjehershme te te ciles, sidomos kohet e fundit me shperthimin e nje fushate te eger akuzash te ndersjellta per korrupsion, ka qene veshtiresimi i vleresimit objektiv dhe te paanshem te punes se qeverise.


Ky studim paraqet mendimet e tre grupesh perfaqesuese te shoqerise shqiptare mbi 18 vjec, ne qytetet Tirane, Durres, Fier, Vlore, Elbasan, Korce dhe Shkoder (a) Anetare te Administrates Publike Qendrore apo Vendore; (b) Te vetepunesuar ne SME apo sipermarrje tjeter biznesi te mesem apo te madh; dhe (c) Anetare te OJF-ve aktive apo te shoqerise civile ne zonat e siperpermendura.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit