Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Antibiotiket si karamele

Publikuar me : 08.04.2011 Ne : Shendeti - 112 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Perdorimi pa kursim i antibiotikeve, qe prej hyrjes ne treg te penicilines ne vitin 1942, por edhe shkaqe te tjera, e kane kthyer antibiotikun ne nje luftetar te dobet, perballe mikrobeve gjithnje e me te ndryshuara, madje ndonjehere edhe me te forta. Madje, perdorimi pa kriter i antibiotikeve po demton gjithnje e me shume shendetin e pacienteve.


Ne diten Boterore te Shendetit u organizua nga OBSH-ja nje konference per rezistencen e antibiotikeve ku mori pjese ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili theksoi se rezistenca antimikrobiale nuk eshte nje problem i ri, por eshte nje problem qe po behet i rrezikshem ne mbare boten.


Nderkohe, specialistet mbajten referate ne lidhje me antibiotiket dhe bene apel per evitimin e tyre. Ndonese ne vendin tone nuk ka studime per perdorimin e antibiotikeve, Banka Boterore e ka konsideruar vendin tone si nje nder vendet qe konsumon me shume antibiotike ne Europe.

***
Nese para disa vitesh nje semundje bakteriale luftohej me nje antibiotik te thjeshte, sot mjeket jane te detyruar te perzgjedhin antibiotike te tjere alternative, por qe jane me te shtrenjte dhe per me teper kane edhe efekte anesore.

Nevojiten perpjekje urgjente dhe te konsoliduara per te shmangur kthimin mbrapa ne eren para antibiotikeve. Shume nga sukseset ne trajtimin me medikamente ne shekullin e fundit mund te shkojne kot permes perhapjes se rezistences antimikrobike, - pohon Vasili, duke shtuar se si rezultat shume semundje infektive nje dite mund te behen te pakontrollueshme dhe mund te perhapen me shpejtesi ne te gjithe boten.


Per diten Boterore te Shendetit 2011, OBSH-ja po terheq vemendjen per nevojen per te luftuar rezistencen mikrobike duke perforcuar masat per te luftuar kete kercenim


***
Infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat rezistente shpesh nuk i pergjigjen trajtimit te zakonshme duke cuar ne zgjatje te semundjes dhe nje risk me te madh per te vdekur. Keshtu u shpreh drejtori i politikave shendetesore ne MSH, Pellumb Pipero, i cili theksoi se shtimi i mikrobeve rezistente ndaj antibiotikeve eshte kercenim per jeten e pacienteve ne spitale. Infeksionet dhe infeksionet e mbivendosura me baktere rezistente zgjasin ditet e qendrimit te pacienteve ne spitale, duke rritur koston e trajtimit.


Semundja veshtiresohet dhe rritet vdekshmeria, - pohojne specialistet, duke shtuar se perzgjedhja e antibiotikeve te duhur behet me e veshtire dhe shpesh mjeket jane te detyruar te fillojne terapine me me shume se dy antibiotike. Rezistenca ndaj antibiotikeve e mikrobeve ne SHBA eshte percaktuar tashme si kercenim per sigurine kombetare.

Pellumb Pipero Ne spitale, 50perqind e antibiotikeve eshte joadekuat
Pacientet e hospitalizuar kane gjasa te medha te marrin antibiotike dhe 50perqind e perdorimit te antibiotikeve ne spitale eshte joadekuate. Perdorimi i antibiotikeve ne spitale eshte nder faktoret kryesore qe rezulton ne zhvillimin e rezistences dhe ndodh ne shume raste.


Shfaqja, perhapja dhe shtimi i baktereve rezistente ndaj antibiotikeve eshte kercenim per shendetin, sigurine dhe jeten e pacienteve ne spitale, sepse infeksionet apo dhe mbiinfeksionet me baktere rezistente ndaj antibiotikeve zgjasin dite qendrimin e pacienteve ne spitale, qe do te thote kosto me e larte e trajtimit. Pasojat nuk mbarojne ketu, pasi semundja eshte me e rende dhe rritet vdekshmerine.

Doktoreshe e shkencave, Najada Çomo Mjeket te njohin rrezikun ndaj barnave pa kriter
Eshte detyre e mjekeve qe produktet farmaceutike, sidomos antibiotiket, me shpesh te pershkruara nga cdo mjek, te njihen mire, te perdoren ne masen dhe ne kohen e duhur, dhe mbi te gjitha te mos shperdorohen. Ne kete menyre, ato kthehen me pas ne te kunderten e perdorimit te tyre, pra ne favorizimin e krijimit te mikroorganizmave te jete rezistent fale nje perdorimi jo te miremenduar e te mirmenaxhuar te tyre.


Nese antibiotiket, keto produkte te konceptuara e prodhuara per te goditur jeten e mikroorganizmave demprurese per shendetin tone do te keqperdorohen, ato po ashtu kthehen ne demprurese e jeteshkaterruese per konceptuesin e prodhuesin e tyre, qenien njerezore.


Presidenti i Urdhrit te mjekut, Dine Abazi Barnat e rrezikshme jepen si karamele

Barnat jepen si karamele pa asnje pergjegjesi dhe askush nuk merr masa per parandalimin ketij fenomeni. Ky fenomen po shkaterron gjithnje e me shume popullaten. Me ka ndodhur vete qe kam kerkuar ne farmaci barna te ndryshme, te cilat as nuk mund te imagjinohen te jepen pa receten e mjekut, permend ketu edhe citostatike, te cilet as nuk duhet te ekzistojne ne farmaci dhe farmacisti nuk ka hezituar ti jape ato si karamele dhe me papergjegjshmerine me te madhe.


Eshte nje fenomen qe ndodh rendom, ndaj dhe strukturat pergjegjese duhet te marrin masa. Nje fenomen i tille, sipas tij, nuk ekziston ne asnje vend te botes, ndaj ka ardhur koha qe te merren masa dhe te ndeshkohen ata qe abuzojne ne kurriz te qytetareve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit