Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Antimafia, Prokuroria bllokon pasurite e Prudentinos. Verifikohen

Publikuar me : 03.10.2010 Ne : Kulture - 113 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Pasuria e madhe e familjes Prudentino, por edhe lidhjet e saj me anetare te kabinetit qeveritar kane vene prokurorine shqiptare perballe nje pikepyetjeje te madhe. Ligji i shumekontestuar Antimafia detyron prokurorine qe te sekuestroje menjehere cdo pasuri te familjes Prudentino por deri me tani kjo procedure ka nisur per bizneset e vogla. Vetem prokuroria e Vlores ka nisur nje proces verifikimi per pronat e familjes se mafiozit Albino Prudentino. Ne Vlore Prudentino zoteron vetem dy lokale me qira dhe nje kazino. Burimet e Prokurorise se Pergjithshme pohuan se, ne Vlore po behet verifikimi dhe shume shpejt do te behet edhe sekuestrimi i pronave qe ndodhen aty.


Sipas te njejtave burime, keto dite pritet qe verifikimi dhe sekuestrimi te zbarkoje ne Tirane, ku ndodhen tre kompanite e medha te basteve. Pjese e kesaj procedure eshte edhe bllokimi i pasurise qe familja Prudentino i shiti kunatit te ministres se Integrimit, Majlinda Bregu. Nje dite pas arrestimit te babait, Angelo Prudentino, i shiti ortakut te tij, kunatit te Majlinda Bregut, dhe dy personave te tjere, aksionet e tij ne kompani. Prokuroret do te zbarkojne ne QKR dhe do te bllokojne cdo lloj veprimi qe eshte kryer apo mund te kryhet me kete kompani. Kompania vazhdon qe te punoje por ajo nuk mund te shitet, falet, tjetersohet apo dhurohet deri kur te mbaroje procedura e prokurorise. Nga ana tjeter, i takon vete subjekteve qe te provojne ne gjykate se pasuria e tyre eshte e ligjshme dhe se ajo nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal te Albino Prudentinos. Sipas ligjit, verifikimi dhe sekuestrimi kryhet ndaj pronave te te gjithe familjareve te Albino Prudentinos.


Ligji Antimafia percakton shprehimisht se prokuroria, me te marre nje indicie per aktivitetin e subjektit, kryen sekuestrimin e pronave te tij. Per kete gje prokuroria nuk ka nevoje qe te kete nje procedim penal por thjesht ka nevoje qe te marre informacion. Prokuroria dhe policia gjyqesore marrin dijeni per pasurite qe duhen verifikuar, sipas ketij ligji, me iniciativen e vet ose me njoftim te bere nga te tretet,-thuhet ne nenin tete te ligjit. Ne rastin konkret, prokuroria ka marre dijeni permes dosjes se ardhur nga Italia dhe nepermjet te treteve qe jane mediat.
Te kontaktuar ne lidhje me kete ceshtje, burime te Prokurorise se Pergjithshme pohuan se ne dosjen e ardhur nga Italia per Albino Prudentinon ndodhet edhe kerkesa per verifikimin dhe bllokimin e pasurive te tij. Kete kerkese ne e kemi percjelle ne prokurorine e Vlores, pasi ajo ka nisur fillimisht hetimin per te. Duke qene se ai ka jetuar ne Vlore, bizneset e tij e kane pikenisjen ne kete qytet dhe arrestimi eshte kryer po aty, ceshtja po shqyrtohet nga Vlora,- thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme.


Por pronat kryesore te familjes Prudentino ndodhen ne kryeqytet dhe ketu ende nuk ka nisur asnje proces verifikimi. Te kontaktuar nga Shekulli, zyrtaret e Prokurorise per Krimet e Renda pohuan se nuk kane nisur asnje veprim per pasurine e familjes Prudentino. Gjate kesaj kohe kur prokuroria ende nuk po merr masa, Angelo Prudentino ka shitur nje pjese te pronave te familjes dhe eshte i lire qe te shese edhe pjesen tjeter te saj.


_______________


Fakti qe emri Prudentino eshte i implikuar ne mafien italiane duket se ka sherbyer qe Angelo Prudentino te heqe dore vetem ne nje prej shoqerise se lojerave te fatit te krijuara prej tij gjate dy viteve te qendrimit ne Shqiperi. Ka hequr dore nga shoqeria ku ishin te perfshire njerez te afert te ministres se Integrimit, Majlinda Bregu. Angelo Prudentino, sipas ministres, u detyrua te shese aksionet per te ruajtur imazhin e mire te kompanise pas arrestimit te babait te tij tre dite me pare ne Vlore nen akuzen e drejtimit te nje prej organizatave mafioze. Sipas dokumenteve zyrtare, Prudentino ka hequr dore nga kompania ne menyre qe te ruaje imazhin e saj por kjo gje rezulton e pavertete. Ai eshte kujdesur qe te ruaje vetem imazhin e kompanise ku ndodhen te afermit e Majlinda Bregut dhe nderkohe nuk po ruan imazhin ne dy kompani te tjera ku ortake jane biznesmene te thjeshte shqiptare, jo te aferm te politikaneve. Ne Qendren Kombetare te Regjistrimit ende figurojne te regjistruara ne emer te familjes Prudentino dy kompani te tjera bastesh, Bet plus dhe Casino Italia. Ajo cka dyshojne hetuesit italiane eshte fakti qe pergjate dy viteve te qendrimit te tij ne Shqiperi, Albino Prudentino, nje nga kreret e mafias italiane, ka ndertuar biznese te shumta, duke u lidhur me te aferm te kabinetit qeveritar. Dhe te gjitha keto biznese, sipas hetuesve italiane qe ndihmuan ne arrestimin e Prudentinos, kane prejardhjenga parate e pista te krimeve te Sacra Corona Unita ne Itali. Por ndersa te dhenat tregojne se mafia investon fuqishem ne Shqiperi, zyrtarisht ne letra asnje person nuk eshte i skeduar
penalisht. Angelo Prudentino rezulton te jete disa here i arrestuar dhe sipas hetuesve italiane dyshohet se perdor parate e organizates mafioze Sacra Corona Unita per te investuar ne lojerat e fatit. Per te arritur sa me shpejt kete gje ai eshte lidhur me njerez te afert te anetareve te kabinetit qeveritar. Fillimisht ne letrat zyrtare te kompanive shfaqet emri I Shpresa Brecanit, vajzes se motres se kryeministrit Berisha dhe me pas emri I motres dhe kunatit te ministres, Majlinda Bregu. Madje kunati i ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, i eshte bashkuar familjes Prudentino ne biznesin e lojerave te fatit ne te gjithe Shqiperine. Ne shkurt te ketij viti, Angelo Prudentino krijon kompanine ne te cilen kunati i ministres Bregu zoteron 20 per qind te aksioneve ndersa motra e saj, prezantuesja Ornela Bregu, rezulton te jete anetare e keshillit mbikeqyres te kompanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Ne dhjetor te vitit 2008 Angelo Prudentino krijon kompanine e quajtur BET PLUS, ku eksperte kontabel rezulton te jete emri I mbeses se kryeministrit, Shpresa Brecani. Ne fakt kompania ne statusin e saj te deklaruar gjendjen e aktivitetit e ka te pezulluar por kjo nuk i ka penguar qe tre muaj me vone, te fitojenje licence per ushtrimin e aktivitetit te lojerave te fatit nga Ministria e Financave. E ndersa kompania Bet Plus rezulton me status te pezulluar, ne shkurt te vitit 2010 Agelo Prudentino ngre nje tjeter kompani. E pagezon me emrin CASINO ITALIA me qender ne Vlore, pikerisht ne vendin ku dy dite me pare, forcat speciale italiane arrestuan babane e tij, Albino Prudentinon. Kompania ka serish aktivitet te saj lojerat e fatit ku pervec licences se siguruar ne Vlore, ajo ka shtrire aktivitetin ne Tirane ku me pare ndodhej hotel Arturi. Kjo prone I perkiste familjes Grori, pinjolli i te cileve ndodhet ne burg per vrasje dhe trafik lendesh narkotike ne Itali. Ne kete kompani Angelo Prudentino zoteron 50 per qind te aksioneve ndersa pjesa tjeter zoterohet nga Leonard Bishaj.

*************************

Qendra Kombetare e Regjistrimit te Biznesit heq nga web siti i saj emrin e italianit Angelo Prudentino, si aksioner ne kompanine BETTING SYSTEM ALBANIA. Kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu, apo bashkeshorti i vajzes se spektakleve Ornela Bregu figuron tashme si aksioner me shumice aksionesh ne kete kompani, nderkohe qe asaj i eshte shtuar edhe nje tjeter emer, ai i Gani Bakut me 20perqind te aksioneve.



Albino Prudentino, nje nga kreret e mafias italiane ka ndertuar biznese te shumta ne Shqiperi duke u lidhur me te aferm te kabinetit qeveritar. Ne letrat zyrtare te kompanise shfaqet fillimisht emri i Shpresa Brecanit, vajzes se motres se kryeministrit Berisha dhe me pas emri i motres dhe kunatit te ministres Majlinda Bregu. Madje kunati i ministres se Integrimit, Majlinda Bregu i eshte bashkuar familjes Prudentino ne biznesin e lojerave te fatit ne Shqiperi. Ne shkurt te ketij viti, Angelo Prudentino krijon kompanine ne te cilen kunati i ministres Bregu zoteron 20 per qind te aksioneve ndersa motra e saj, prezantuesja Ornela Bregu rezulton te jete anetare e keshillit mbikeqyres te kompanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Angelo Prudentino rezulton te jete disa here i arrestuar, dhe sipas hetuesve italiane, dyshohet se perdorte parate e organizates mafioze Sacra Corona Unita per te investuar ne lojerat e fatit, kjo nuk e ka penguar aspak ate te krijoje kompani me njerez te afert qe jane sot ne pushtet.


Dokumentet zyrtare te shtetit shqiptar tregojne se motra e ministres se Integrimit, Ornela Bregu, eshte anetare e keshillit mbikeqyres ndersa i shoqi zoteron 20 per qind te aksioneve te kopanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Kompania eshte krijuar me 1 mars te vitit 2010 dhe z. Ervis Gjecaj jo vetem qe zoteron 20 per qind te aksioneve te kesaj kompanie, por rezulton te jete edhe perfaqesuesi ligjor i saj. Kompania e krijuar me vullnet te lire ndermjet Angelo Prudentinos dhe Ervis Gjecajt ka per objekt te veprimtarise se saj gjithcka qe ka te beje me lojerat e fatit ne Shqiperi.


Keshtu, sipas ekstraktit zyrtar te krijimit te shoqerise, ajo operon ne fusha si Sherbime ne softuere nepermjet internetit per parashikimin e zhvillimit te lojerave te fatit, te kazinove, basteve, garave te ndryshme te te gjitha llojeve. Prodhim i materialeve lendeve te para dhe prodhim i makinave elektronike te lojerave te fatit. Zhvillim i lojerave te fatit, lojerat aritmetike, loto, keno, bingo, proto, xhoker, baste, lotari, lojera elektronike, lojera fati sportive, te cilat jane konkurs per parashikimet sportive te te gjitha lojerave sportive si ato qe luhen me kembe me dore, ne uje, per gjetjen e rezultateve te ndeshjeve, te futbollit ose te lojerave te tjera sportive te te gjitha llojeve.
Shoqeria rezulton te kete filluar menjehere aktivitetin e saj nderkohe qe ne nisjen e veprimtarise e motra e Ministres ka mbikeqyrur ne baze te dokumenteve te gjithe aktivitetin e kompanise. Ndersa Angelo Prudentino referuar dokumentacionit zyrtar, rezulton te kete 80 per qind te aksioneve te shoqerise qe ka seline ne kryeqytet.


Te gjitha keto biznese, sipas hetuesve italiane qe ndihmuan ne arrestimin e Prudentinos, kane prejardhje nga parate e pista te krimeve te Sacra Corona Unita ne Itali. Sipas ligjeve shqiptare, keto pasuri duhet te sekuestrohen por deri me tani burimet zyrtare te Policise Shqiptare pohojne se nuk ka nisur ende ndonje hetim mbi aktivitetin dyvjecar te Albino Prudentinos, apo te njerezve te aferm me te.

**********


Brecani E dhashe borxh emrin..


Shpresa Brecani, vajza e motres e kryeministrit Berisha, ka pranuar dje faktin qe eshte ekspertja kontabel e shoqerise se bosit te mafias italiane, Albino Prudentino, por sipas saj vetem sa ka vene ne dispozicion emrin e saj.

Nje prej aksionereve me kerkoi leje qe te vendoste emrin tim si Eksperte Kontabel e shoqerise. Kete kerkese e pranova per kortezi duke qene qe ky eshte nje veprim ligjor formal dhe i rendomte ne momentin e krijimit te shoqerise, por qe nuk krijon per mua angazhimin e certifikimit te saj, per sa kohe qe shoqeria me nje vendim asambleje nuk nenshkruan nje kontrate sherbimi me mua. Theksoj se, pervec lejimit te citimit te licences sime ne momentin e krijimit, ne asnje moment nuk kam qene eksperte kontabel e kesaj shoqerie dhe nuk kam ofruar sherbime te karakterit profesional,- thuhet ne njoftimin e Brecanit.


Ne shtypin e dites ne Tirane jane botuar sot dokumenta te shumte qe provojne se mbesa e Berishes Shpresa Brecani ka sherbyer si eksperte kontabel ne nje nga kompanite e medha te basteve te hapura ne Shqiperi nga Albino Prudentino, nje prej drejtuesve kryesore te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita.
Prudentino u arrestua dje ne qytetin e Vlores per llogari te drejtesise italiane.
Prudentino, 59 vjec jetonte ne Shqiperi prej kohesh dhe kishte themeluar tre kompani ne fushen e basteve dhe kazinove


Emri i Shpresa Brecanit (vajza e motres se kryetarit te qeverise shqiptare S.Berisha) nuk eshte i panjohur per opinionin publik shqiptar. Znj.Brecani ka punuar dhe si eksperte kontabel e dy kompanive te biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic, te cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik te ngushte familjar perpara Kuvendit te Shqiperise.
I njejti emer, pra ai i Shpresa Brecanit, del edhe si audituese e pasqyrave financiare te ndermarrjes MEICO dhe te Uzines se Policanit.


Kompanite e basteve te Prudentinos egzistojne zyrtarisht te regjistruara ne Qendren Kombetare te Regjistrimit ne Tirane nen emrin e djalit te tij Anxhelo Prudentino, 35 vjec. Ne Bet Plus Prudentino zoteron 45 per qind te aksioneve, ne Betting System Albania zoteron 80 per qind te aksioneve dhe ne Cazino Italia, 50 per qind te aksioneve.
Prudentino dhe 11 te tjere u arrestuan nga repartet speciale te ROS (policise italiane) dje ne kuader te operacionit antimafie Calypso.

****************


Raporti i SHISH ne Kuvend paralajmeroi se parate e pista te vendeve te huaja po investoheshin ne Shqiperi. SHISH Mafia po sponsorizon lojerat e fatit dhe politikanet


Kambanat e alarmit per shtrirjen e organizatave mafioze ne Shqiperi rane ne korrik te ketij viti ne nje raport te paraqitur nga SHISH ne parlament. Aso kohe raporti i paraqitur ne Kuvend nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, u mbajt sekret nderkohe qe ka qene opozita ajo qe beri publik disa detaje te tij. Ne raport thuhej se mafia, krimi organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja, kane sponsorizuar emerimin dhe ngjitjen ne karriere te qeveritareve dhe politikaneve ne Tirane. Sipas raportit te SHISH, keta persona vazhdojne ende te mbajne lidhje te ngushta me sponsorizuesit e tyre, mafian, krimin e organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja.
Ne raportin e paraqitur nga drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, para deputeteve te Komisionit te Sigurise Kombetare te Kuvendit thuhej se organizatat mafioze kalabreze nderveprojne me shtetas shqiptare nga nje qark nder me te medhenjte e me te pasurit ne Shqiperi. Grupe kriminale kazaleze (napoletane) po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes apo blerjes se kazinove, ashtu sic ne Malin e Zi dhe Maqedoni - citohej ne raport.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mbe ane te “erotizmit ne kinema”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 88 here.
Mbe ane te “erotizmit ne kinema”André Bazin Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të shkruante një libër mbi erotizmin në teatër. Edhe në teatër subjekti mund të shtyhet drejt një reflektimi të tillë, por vetëm negativisht. Është e vërtetë se nuk ndodh e njëjta gjë për romanin. Një sektor i tërë i letërsisë nuk mund të lihet mënjanë dhe është themeluar pak a shumë shprehimisht mbi erotizmin. Por flitet pra vetëm për një sektor, veçantinë e të cilit e konkretizon ekzistenca e një...Lexo te gjithe artikullin »


» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit