Per te hequr guret ne veshka jo detyrimisht tani duhet ti nenshtrohesh nderhyrjes kirurgjikale. Aparatura e re e liptotripit ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza eliminon nepermjet ultratingujve te gjithe guret e krijuar ne kete organ te rendesishem te trupit, po qe nuk e kalojne madhesine prej 2 cm. Aparatura e re u inaugurua dje nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, dhe drejtori i QSUT-se, Sjamir Ivziku. Nderkohe, shefi i Sherbimit te Urologjise, Mustafa Xhani, tregoi menyren se si do te funksionoje kjo aparature, sa persona do te perfitojne dhe kostot e trajtimit.
***
Guret ne veshka do te eliminohen pa pranine e bisturise. Ky sherbim unikal vjen ne vendin tone ne sherbimin e Urologjise ne QSUT. Sipas ministrit Vasili, aparati per eliminimin e gureve ne veshka ka kushtuar 500 mije dollare. Ajo eshte e vetmja ne sherbimin shendetesor publik dhe mund te perballoje mbi 5 vizita ne dite. Koleget e zote qe jane ne QSUT nuk mund te punojne ne menyre normale ne rast se teknologjia eshte e prapambetur dhe nuk furnizon me te miren per pacientet, - ka pohuar Vasili. Sipas tij, kjo pajisje e munguar per nje periudhe kohe, u siguron pacienteve nje sherbim pa pasur nevoje per nderhyrje, qe do te thote nje traume me pak, dhe nje sherbim me te shpejte.
***
Prej muajsh, ne QSUT, eshte punuar per vendosjen e liptoriptit prane sallave te operacionit ne Sherbimin e Urologjise. Fillimisht u be e mundur krijimi i ambienteve te pershtatshme, duke bere veshjen e mureve me plumb, ne menyre qe te mos kete rrezatim. Vetem per pershtatshmerine e ambienteve u nevojiten 4 milione leke te reja, nderkohe qe investimi per blerjen e kesaj aparature eshte rreth 50 milione leke. Aktualisht, puna ka nisur, nderkohe qe eshte bere edhe trajnimi i stafit, pasi aparatura eshte e nje teknologjie te fundit, - ka pohuar Drejtori i QSUT-se, Saimir Ivziku.
Nderkohe, shefi i sherbimit te Urologjise, Mustafa Xhani, ka pohuar se kjo aparature punon me kapacitet te plote, duke perballuar 4-5 raste ne dite. Prej 3 muajsh, ne u ofrojme pacienteve edhe mundesine e therrmimit te gureve me ane te ultratingujve. Perfitojne te gjithe ata paciente, te cilet kane nje gur ne veshka me te vogel se 2mm, kurse te tjeret jane te detyruar ti nenshtrohen operacionit, - pohon Xhani. Sipas tij, pacientet e siguruar e perfitojne kete sherbim per vetem 1800 leke, dhe ata te pasiguruar prej 18 mije lekesh te reja, nderkohe qe ne klinikat private kushton deri ne 70 mije leke. Nderkohe, ai thekson se ne ditet e para te vendosjes se aparatures ka pasur edhe nje fluks me te madh pacientesh.