Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Apeli liron tre anetare te bandes se Lushnjes

Publikuar me : 21.09.2011 Ne : Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Apeli i Krimeve të Rënda i ka dhënë dje lirinë tre anëtarëve të bandës së Lushnjes. Një prej tyre ka marrë pafajësi ndërsa dy të tjerët do të lirohen për shkak të përfundimit të dënimit pas uljes që i ka bërë Apeli. Afrim Hoxha ishte dënuar me 18 vite burg, por dje e pa veten të pafajshëm.

Pas rishqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të lirojë nga burgu duke shpallur të pafajshëm Afrim Hoxhën, ndërsa ka ulur dënimin nga 16 në 10 vjet për të akuzuarin tjetër Rexhep Gina. Por, sipas avokatëve të tij mbrojtës, Gina duhet të lerë qelinë pasi i kanë përfunduar afatet e burgimit. Duke llogaritur kohën në paraburgim dhe atë burg, Gina duhet të fitojë lirinë.

Ndërkohe i akuzuari tjetër Arjan Aliço duket se është në prag të lirimit. Ai është dënuar dje nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rëndë me pesë vite burg. Por, sipas avokatëve, koha e kaluar prej tij në burg dhe paraburgim është më e madhe dhe për pasojë duhet të lirohet. Pasi të përfundojnë llogaritjet e ditëve të kaluara në burg të akuzuarit do të kërkojnë dëmshpërblim për ditët tepër.

Gjykata e Apelit ndërkaq la në fuqi vendimin që Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu të dënohen me burg të përjetshëm. Anëtarë të tjerë të bandës famëkeqe të Lushnjës, Erjon Cici do të vijojë të vuajë dënimin me 25 vite burg dhe Jorgo Muzaka u dënua dje me gjashtë vjet burg.

Të akuzuarit si anëtarë të “Bandës së Lushnjes”, akuzohen për disa vepra të rënda penale, si disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, disa vjet me parë, në vendin tonë.  Ndërsa, në proces gjykimi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda është edhe kreu i “Bandës së Lushnjes”, Aldo Bare. Prokuroria nuk ishte dakord me vendimet e dhëna dje nga Gjykata e Apelit dhe deklaroi menjëherë pas seancës se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. flamur vezaj

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit