|
Arrestohen dy shperndares kokaine per kliente "VIP"
Publikuar me : 31.05.2011 Ne :
Kronike - 197 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Tirane - Policia e kryeqytetit ka arrestuar dje dy persona te akuzuar per shperndarje te kokaines tek klientet VIP. Hajredin Sula, 38 vjec, banues ne lagjen e njohur si Brrake dhe Florian Ngjela, 33 vjec, banues ne rrugen Fortuzi u kapen me 40 doza kokaine. Te arrestuarit, mesohet se jane kuneter me njeri- tjetrin.
Burimet e policise thane se personat e mesiperm dyshohen edhe si autore te disa grabitjeve me arme te ndodhura ne Tirane. Si prove per kete deklarate policia paraqiti dy maska e dy pale doreza te ngjashme me ato qe perdoren ne grabitje, te cilat i gjeti ne shtepite e te arrestuarve. Seksioni Kunder Narkotikeve bashke me sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes, ne kuader te operacionit policor te koduar Uikend, u arrit sekuestrimi i 40 dozave lende narkotike e dyshuar kokaine si dhe arrestimin e dy personave qe dyshohen si shperndares te saj. Hetimi ndaj ketyre personave ka nisur disa jave me pare, kur policia shoqeroi disa shperndares te vegjel te kokaines,- thane dje burimet zyrtare te policise. Sipas tyre, hetimi zbuloi se pluhuri i shtrenjte blihej tek disa persona ne afersi te rruges Fortuzi, ku dhe dy te arrestuarit kishin nje baze te tyre te shperndarjes se kokaines. Menyra e shperndarjes se lendes narkotike ishte porosia me telefon.
Disa jave pasi kishte mbajtur personat nen hetim, Antidroga e policise se Tiranes, vendosi te nderhynte bashke me efektivet e Forces se Posacme, per te arrestuar personat e dyshuar si te perfshire ne shitjen e kokaines, klienteve VIP. Fillimisht policia arrestoi Florian Ngjelen, te cilit iu gjeten 20 doza lende narkotike e dyshuar kokaine. Ne shtepi policia i gjeti edhe sasine tjeter prej 20 dozash te tjera kokaine. Me pas, gjate kontrolleve te banesave, policia arrestoi edhe Hajredin (Robert) Sulen, ne banesen e te cilit bllokoi dy arme Kallashnikov m- 56, nje arme automatike e llojit Scorpion me silenciator, 94 cope fisheke per te dhe 248 fisheke model-54, 4 krehra me fisheke model - 56 etj.
Sekuestrimet
40 doza lende narkotike e e dyshuar kokaine
Nje arme automatike model-56 me 4 krehra dhe 248 cope fisheke.
Nje arme Scorpion e kal.7.65 mm me silenciator, nje kreher me 13 fisheke
Dy telefone celulare
Dy maska dhe dy pale doreza
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 74 here.
Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko)
I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha.
22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|