Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Policia ka arrestuar Roland Laçej si të dyshuarin për ngjarjen e ndjeshme në rrugën “Don Bosko”. Në një komukatë për mediat, zëdhënësja e policisë së Tiranës bëri me dije se 37-vjeçari dyshohet si autor i qëllimit mbi dy vëllezërit dhe njëri prej tyre mbeti i vdekur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00. Edmond Salibasha, 53 vjeç ndodhet në reaminacion dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa vëllai i tij Ardiani, 53 vjeç mbeti i vdekur menjëherë.
Laçej, 37 vjeç, u kap i fshehur në një banesë të ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Konflikti mes tyre duket se ka lindur nga një mosmarrëveshje e cila kishte të bënte me mosshlyerje detyrimesh financiare. Vëllezërit Edmond dhe Ardian Salibasha kishin shkuar në banesën e tyre, banesë të cilën ja kishin shitur Ronald Laçejt, prej disa muajsh dhe ky i fundit kishte dhënë vetëm një pjesë të parave të banesës duke vonuar këstin tjetër.
Dyshohet se ky ka qenë dhe motivi kryesor, ku vëllezërit Salibasha janë grindur dhe konfliktuar me autorin, i cili më pas ka qëlluar tre herë në drejtim të vëllezërve, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në pjesën e gjoksit.