|
Rezultati i kerkimit per: arrestohet
Publikuar me : 28.04.2012 Ne :
Kronike - 62 Lexime.
 Foto ilustruese
Një 27-vjeçar është arrestuar në Tropojë për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Jetnor Tahiraj, 27 vjeç, nga fshati Margegaj, u vu në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 250 kubikë të plastifikuar me bimë që dyshohet e llojit kanabis sativa. Sasia e saj nuk është bërë e ditur.
Tahiraj është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ndërsa policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të tjerë të tij dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.04.2012 Ne :
Kronike - 63 Lexime.
 Foto ilustruese
Një shtetase rumune është ndaluar nga policia e Durrësit mëngjesin e sotëm, pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjet një armë zjarri.
Sipas informacioneve, Gabriela Mihail Kortodel, 29 vjeçe, lindur në Rumani dhe banuese në Romë, është ndaluar pas mbërritjes nga Italia me një nga tragetet e linjës.
Pas kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin e saj tip Ford Fiesta, me targa PL 196 BZ, 29-vjeçares rumune i është gjetur në bagazh një armë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.04.2012 Ne :
Kronike - 71 Lexime.
 Policia e Tiranës ka parandaluar gjatë orëve të natës së kaluar një vrasje. Sipas njoftimit të dhënë nga blutë e kryeqytetit, në pranga është vënë Denis Demiri, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i 38-vjeçarit Demiri është bërë nga shërbimet kundër krimeve të rënda, mbi bazën e informacioneve se ky shtetas po përgatiste të kryente vrasjen e shtetasit F. A.,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.04.2012 Ne :
Kronike - 47 Lexime.
 Foto ilustruese / Arkiv
Një 21-vjeçar nga Kavaja u vu në pranga mbrëmjen e kaluar pasi aksidentoi një këmbësor.
Flori Bardhi, 21 vjeç, ka qenë duke lëvizur me motoçikletën e tij tip “Kinkro”, në qytetin e Kavajës, ku ka aksidentuar këmbësorin Q.S.
I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. / G.N.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.03.2012 Ne :
Kronike - 71 Lexime.
 Policia ka arrestuar Adriatik dhe Petrit Gjanën 19 dhe 21 vjeç, vëllezër dhe Arben Sulën 27 vjeç. Ata dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, Ilirian dhe Ndriçim Bracaj, vëllezër kanë hyrë në ambientet e një pike inertesh dhe kanë vjedhur një transformator elektrik.
Në momentin e arrestimit Sulës i është gjetur dhe një automatik. Këtë persona dyshohet se vepronin në grup dhe se kanë kryer edhe vjedhje të tjera me armë dhe dhunë.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 10.03.2012 Ne :
Kronike - 87 Lexime.
 Një 44-vjeçar nga Përmeti është arrestuar nga policia për grabitjen ndaj një çifti, duke përdorur një pistoletë-lodër.
Ardian Liço, 44 vjeç, i dënuar më parë me 16 vjet për vrasje, është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes. Sipas policisë, Liçaj i maskuar me kapuç dhe me një pistoletë-lodër i ka dalë përpara një çifti në hyrje të pallatit ku ata banonin.
Nën kërcënimin e “armës”, ai ka mundur t’i marrë gruas çantën e dorës në të cilën... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 26 Lexime.
 Një shqiptar i kërkuar për vrasje në vendin tonë është vënë në pranga në Nju Xhersi, pasi policia amerikane hodhi dyshimet për përfshirjen e tij në grabitjen e një banke atje.
Sipas New York Post, FBI ka arrestuar Shpend Mazarin, 26 vjeç, nga Puka, i cili dyshohet si i përfshirë në grabitjen e 500 mijë dollarëve nga një bankë në Nju Xhersi.
Fillimisht ai do të akuzohet për hyrje të palgjshmenë SHBA, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me grabitjen e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.03.2012 Ne :
Kronike - 82 Lexime.
 Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se Edmond Kondakçiu është kapur me 900 gramë kokainë, dy granata difensive dhe një sasi fishekësh.
Në momentin e prangosjes, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe dy granatat.
Ndërkohë, policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të tjerë të të arrestuarit. / Mark Brunga
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.02.2012 Ne :
Politike - 79 Lexime.
 Dashamir Biçaku
Policia e Tiranës ka arrestuar natën e djeshme një person të akuzuar se ka dërguar letra kërcënuese në Ambasadën e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. I arrestuari quhet Bledar Pojana dhe është rreth 26-27 vjeç. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga burimet e Komisariatit të policisë numër 2 në Tiranë, efektivët e të cilit kanë bërë edhe arrestimin.
Sipas burimeve të policisë, disa ditë më parë Ambasada e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 24.02.2012 Ne :
Kronike - 44 Lexime.
 Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për “krime kundër njerëzimit” është arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërosë.
Besnik Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me burg përjetë në vitin 1996.
“Shtetasi Bino BINAJ është shpallur fajtor, pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ai ishte me detyrë komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|