|
Rezultati i kerkimit per: arrestohet
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime.
 Bie në prangat e policisë personi i cili aksidentoi ish-ministren e Kulturës. Sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Kotarja, 34-vjeç.
Nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë mbetën të plagosur Esmeralda Uruçi, ish -ministrja e Kulturës së bashku me bashkëshortin e saj, në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.
Pas aksidentit, 34-vjeçari u largua nga vendngjarja në drejtim të paditur, por vetëm pak orë u deshën që ai të kapej.
Për këtë aksident të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime.
 Ajo që u mendua fillimisht si një vetëvrasje në kushtet e gjendje depresive, dyshohet se është në fakt vrasje, autori i të cilës është vëllai i viktimës.
Hetimet e policisë së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në 2 ditë më parë në Lushnjë, ku Gentian Zhuri u dyshua se ishte vetëvrarë.
Pas dokumentimit të ngjarjes rezultoi se vëllai i viktimës, Shaban Zhuri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime.
 Policia e Korçës bënë të ditur se është arrestuar një 23-vjeçar për tentativë grabitje. Mariol Kolonjari dyshohet të ketë hyrë në një nga kazinotë e qytetit me synimin për ta grabitur.
Plani i tij ka dështuar në momentin që nuk ka gjetur para në gjendje, çfarë e ka shtyrë më pas që të hapë zjarr në kazino.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Sociale - 64 Lexime.
 Një tjetër rast që ka për protagoniste një minorene në Trento (Itali) ka ndezur diskutimet në opinionin publik të shtetit fqinj. Javën e kaluar, mediat publikuan rastin e një 16-vjeçareje italiane, e cila ishte shtatzënë me të dashurin e saj shqiptar dhe prindërit e saj e detyruan të abortonte.
Edhe rasti i dytë implikon një minorene italiane dhe një shqiptar. Një vajzë 12-vjeçare në Trento ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie intime me disa djem. Për këtë arsye,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Rajoni - 29 Lexime.
 Policia italiane ka arrestuar të shumëkërkuarin Michele Zagaria, kreun e fundit të kamorrës. 53-vjeçari Zagaria është arrestuar në një bunker të ndërtuar në brendësi të një banese në Caserta.
Vendi i fshehtë ku u kap kryemafiozi Zagaria ishte nën tokë dhe lidhej me ambientet e brendshme të shtëpisë me anë të një tuneli të betonuar me gjatësi 5 metër.
Sipas mediave italiane, në momentin e kapjes, Zagaria i është përgjigjur me ironi forcave të policisë:... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Sport - 83 Lexime.
 Dashamir Biçaku
Dy ditë pas incidenteve të rënda të ndodhura në fushën e stadiumit të Laçit, kur u dhunua arbitri i ndeshjes, Lorenc Jemini, nga një numër i madh personash, tifozë dhe drejtues të klubit të futbollit të Laçit, policia arrestoi dje, zv.presidentin e Laçit, Dodë Laska dhe zv.trajnerin Ardian Laska. Lajmi u bë i ditur për “Shekulli”-n nga burime të policisë së Laçit.
Veç tyre, blutë shoqëruan në ambientet e tyre së paku 9 persona, të cilët janë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime.
 Një pedagoge e Fakultetit të Infermierisë në Shkodër është arrestuar nga policia e Durrësit për mashtrim përmes kartave të kreditit.
Sipas policisë, E.F bashkëpunonte me 20-vjeçarin Kristian Pjetri në mashtrimin nëpërmjet kartave bankare, veprimtari që u sillte përfitime shumash të konsiderueshme.
Së bashku me E.F., policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe 20-vjeçarin Pjetri.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime.
 Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho. Agim Hyka është vënë në pranga për vrasjen e 40-vjeçarit Spaho disa ditë më parë.
Policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer pë motive hakmarrjeje, pasi babai i Hykës ishte vrarë para disa vitesh.
Ngjarja ndodhi para disa ditësh në lagjen “11 janari”, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.
40-vjeçari Spaho u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Paguhej për ta ruajtur hekurudhën, e vjedh vetë. Trifon Zaka, 61 vjeç, nga Libofsha e Fierit, është arrestuar nga policia e Lushnjes, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Sipas policisë, 61-vjeçari Zaka, me detyrë roje i linjës hekurudhore Lushnje-Fier është arrestuar pasi gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur stacioni i trenit Gradishte të rrethit Lushnje, dyshohet se ka vjedhur 41 shina të linjës hekurudhore dytësore, e cila ishte jashtë funksionit.
Materialet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Kërcënon me armë zjarri në oborrin e shkollës dhe brenda pak minutash bie në prangat e policisë.
Burimet zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se një 20- vjeçar është arrestuar, pasi ka shtënë në oborrin e shkollës në fshatin Kalivaç.
Mbi të riun Nikollë Gjonoca, rëndon akuza e “kanosjes”, ndërsa uniformat blu i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik.
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|