Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Artan Shkembi Vizioni per Pogradecin turistik

Publikuar me : 27.04.2011 Ne : Politike - 245 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kandidon per here te trete pasi ka ndryshuar totalisht qytetin e tij gjate shtate viteve qeverisje, por serish ka cfare tu ofroje njerezve. Artan Shkembi tregon per Shekullun vizionin e tij per Pogradecin dhe planet per kater vitet e ardhshme te qeverisjes. Harmonizimi i tradites me modernen i japin Pogradecit pamjen e nje qyteti turistik aq te pelqyer nga pushuesit,- thote kryetari i bashkise.


Zoti Shkembi, ju kandidoni per bashkine e Pogradecit, perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter?


Kane kaluar rreth shtate vite nga fillimi i mandatit tim te pare ne drejtimin e bashkise dhe transformimi i shpejte e i panderprere i Pogradecit eshte i prekshem per cdo pogradecar. Qytetin e gjeta me nje liqen te ndotur totalisht, ku derdhja e ujerave te zeza ne liqen kishte demtuar ndjeshem jo vetem floren dhe faunen e tij, por edhe kishte bere te pamundur edhe notimin ne liqen.


Plazhi i qytetit prej vitesh me radhe ishte i boshatisur. Sot kam kenaqesine te konstatoj se nuk ka asnje derdhje te vetme ujerash te perdorura ne liqen, uji i paster dhe plazhi i sistemuar kane rikthyer plazhistet e shumte nga vendi, por edhe turistet e huaj. Ndertimi i kolektorit te ri, i impiantit modern te pastrimit si dhe ndertimi i rrjetit te ri te kanalizimeve, i financuar nga Banka Gjermane per zhvillim, e ka bere Pogradecin qytetin e pare ne Shqiperi me impiant modern per trajtimin e ujerave te perdorura.


Qytetaret e qytetit tim, tashme kane vite qe kane hequr depozitat e ujit nga tarracat e shtepive dhe uji cilesor rrjedh pa nderprerje ne cezmat e tyre. Uji me orar eshte nje enderr e keqe e viteve te kaluara. Realizimi i ketij projekti madheshtor eshte pasuar nga investime te shumta ne infrastrukturen e qytetit, te prekshme jo vetem per cdo pogradecar, por edhe per turistet e shumte qe vizitojne qytetin tone.


Harmonizimi i tradites me modernen i japin Pogradecit pamjen e nje qyteti turistik aq te pelqyer nga pushuesit per rruge me kalldrem e shetitore, me plazhin e paster dhe ujin kristal, me parqe e sheshe, rruge e trotuare, vepra arti e kende pushimi per te moshuar dhe femije. Ky eshte Pogradeci im, ky eshte Pogradeci yne, ky eshte Pogradeci ku une jetoj e punoj se bashku me bashkeqytetaret e mi dhe per kete Pogradec do vonohem edhe ne daten 8 Maj.


Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj?


Ai nuk eshte kundershtari im, por nje kandidat, te cilit i ka mbetur ne dore kandidimi, pasi askush nga Partia Demokratike nuk shprehu gatishmerine per te kandiduar perballe meje dhe une ndjej sinqerisht keqardhje per kete.


Rivali im ka 20 vjet qe nuk jeton ne Pogradec, ka ardhur ne vitin 2005 vetem per nje muaj per te kandiduar per deputet dhe pas humbjes se thelle eshte larguar serish per ne Rumani, per te ardhur serish i vetem para nje muaji, per tu larguar serish ne daten 9 maj, serish per ne Rumani.


Ai premton per te ngritur nje kinema, kur Pogradeci ka tete vjet me kinema, premton galeri artesh, kur kjo e fundit ka shtate vjet qe funksionon, premton muze, kur ky i fundit sapo eshte restauruar, premton universitet nderkohe qe ka dy vjet qe universiteti eshte i hapur, premton gjera qe tashme jane te realizuara, por qe ai, me te drejte, nuk ka informacion pasi nuk ka qene ne qytet per nje kohe kaq te gjate.


Cili eshte projekti juaj me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve?


Perfundimi i fazes se trete dhe te fundit te projektit te kanalizimeve te ujerave te zeza do te zgjidhe perfundimisht infrastrukturen nentokesore te Pogradecit. Realizimi i ketij projekti do te pasohet nga investimet ne infrastrukturen e ambienteve te brendshme te lagjeve dhe blloqeve te banimit te qytetit, per te cuar asfaltin, trotuarin dhe ndricimin ne cdo porte shtepie dhe hyrje pallati, per te krijuar gjelberimin e nevojshem, mjediset clodhese per moshat e treta si dhe kende lojerash e argetim per femije e te rinj.


Projekti i permiresimit i grumbullimit dhe largimit te mbetjeve urbane nepermjet riciklimit te tyre si dhe perdorimi i konteniereve nentokesore, eshte nje nga projektet me ambicioze qe po zbatohet ne qytetin tone.


Çfare u premtoni bizneseve?


Kam qene dhe do vazhdoj te jem ne bashkebisedim te vazhdueshem dhe ne mbeshtetje te biznesit te vogel dhe te madh te qytetit. Bashkepunimi me biznesin e vogel dhe inicimi i projektit te perbashket i financuar nga USAID, ka bere te mundur realizimin e transparences dhe barazise ne pagimin e taksave nepermjet pullave fiskale te shperndara ne cdo vitrine dyqani.


Konsultimet e perbashketa kane bere te mundur shperndarjen e nivelit te taksave dhe tarifave ne vartesi te kontributit dhe ndotjes se mjedisit nga biznese te ndryshme. Sot, Bashkia Pogradec, aplikon minimumin e parashikuar nga ligji per nivelin e taksave dhe tarifave, jo vetem per bizneset, por edhe per qytetaret e saj.


Nje mbeshtetje maksimale i eshte dhene biznesit te madh, e vecanerisht atij te ndertimit, i cili eshte i lidhur ngushtesisht me biznesin e vogel. Bashkia nuk ka nderprere per asnje moment funksionimin e KRRT dhe dhenien e lejeve te ndertimit ne perputhje me Planin e Pergjithshem Rregullues, duke siguruar keshtu nje xhiro maksimale te punishteve te drurit dhe vetratave, te pajisjeve elektrike, te atyre hidrosanitare, te pllakave, te tregtimit te materialeve te ndertimit si dhe te punesimit te grupeve te punetoreve te organizuar ne brigade te vogla per procese te ndryshme ndertimi.


Kjo mbeshtetje do te vazhdoje duke bere te mundur rritjen e punesimit dhe nepermjet tij, rritjen e mireqenies se banoreve tane.


Si do e menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit?


Pastrimi i qytetit eshte nje prioritet i Bashkise dhe veprimet e ndermarra jane konkrete. Jemi aktoret kryesore, se bashku me bashkine e Korces, per realizimin e nje investimi qe kap vleren e rreth 30 milione eurove, financuar nga banka gjermane, per realizimin e fushes se depozitimit te mbetjeve urbane ne afersi te Maliqit, duke krijuar keshtu kushtet me bashkekohore per grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane.


Paralelisht me kete, kemi iniciuar dhe po zbatojme projektin e grumbullimit dhe riciklimit te mbetjeve urbane ne qytet si dhe instalimin e konteniereve te rinj mbitokesore dhe nentokesore ne zonat turistike. Kjo do te zgjidhe perfundimisht grumbullimin dhe transportin e mbetjeve ne standarde te njejta me ato te vendeve te bashkimit Europian.
Ky projekt do te vazhdoje hap pas hapi, deri ne familjen e fundit ne periferi te qytetit.


A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime?


Sigurisht qe pushteti lokal nuk ka gjithcka qe i nevojitet per te realizuar gjithe kerkesat dhe nevojat e qytetit dhe qytetareve. Nevojite bashkepunim dhe koordinim me pushtetin qendror si dhe me donatore vendas e te huaj. E ne rast se pushteti lokal ka gjithmone interesin per bashkepunim dhe sigurim financimi per projektet e veta, kjo nuk ndodh gjithmone me pushtetin qendror, i cili shpesh here financon vetem projektet e njesive vendore qe i perkasin te njejtes parti.


Gjithsesi, ajo qe une jam perpjekur ne keto vite te drejtimit te bashkise se Pogradecit, ka qene rritja e te ardhurave nga burimet e veta, taksa e tarifa vendore, mire administrimi i tyre si dhe sigurimi i burimeve te tjera te financimit, vecanerisht i donatoreve te huaj. Ky ka qene edhe celesi i suksesit i shtate viteve te qeverisjes lokale ne qytetin tim.


Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj?


Qyteti yne shquhet per kulture dhe njerez te dashur dhe mikprites. Krimi, e vecanerisht grabitjet dhe vrasjet kane qene te huaja per kete qytet ne historine e tij shumevjecare. Vitet e fundit, si ne te gjithe vendin, edhe ne Pogradec, per shkak te varferise ne rritje dhe te numrit te madh te papunesise, qe vazhdon te rritet, fenomene te tilla, tashme po shtohen dita dites.


Sot mund te degjosh per grabitje me maska, vjedhje dyqanesh dhe vendosje tritoli e deri ne vrasje qe kane tronditur opinionin qytetar pogradecar. Policia e Shtetit nuk eshte ne lartesine e duhur ne zbulimin e autoreve te krimit dhe per pasoje, kjo paaftesi behet indirekt nxitje per rritjen e kriminalitetit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit