Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Artistet e lire jane nje kercenim

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Kulture - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dominique Dolmieu


Nga Elsa Demo

Dominique Dolmieu, koordinatori i EURODRAM-ës, rrjeti evropian për përkthimin e dramës, flet për rezultatet e edicionit të radhës ku është përshirë edhe Shqipëria. Si po hyn drama shqipe në këtë rrjet, cilët janë autorët, klasikët e bashkëkohorët, të Shqipërisë e të Kosovës, të njohur apo të urryer në atdhe. Dolmieu flet ndër të tjera se si influenca politike ka shumë në dorë për të bërë, sidomos me artistët që nuk i shërbejnë pushtetit.
Vitin e kaluar pati disa botime dhe njëfarë jehone për veprat e disa autorëve shqiptarë. Falë botimeve “L’Espace d’un instant” që funksionon si ent botues brenda Shtëpisë së Evropës dhe Orientit. Drejtori artistik i saj është pikërisht Dominique Dolmieu, specialist i dramaturgjisë bashkëkohore në Evropën Lindore i cili ka kontribuar në qëmtimin e lëndës dramaturgjike nga Ballkani. Prej dhjetë vitesh “L’Espace d’un instant” ndihmojnë në promovimin e autorëve nga këto territore dhe krijojnë mundësi që veprat të kenë kontakt me skenat perëndimore.

Janë disa mundësitë e prezantimit nga Festivali Evropian i Përkthimit Teatral deri te leximet në Comédie-Française në kuadrin e “Atelierëve Evropianë Autorë-Aktorë”.
Sidomos Festivali i Përkthimit Teatral bën një prezantim më publik me lexime skenike të dramave të botuara së fundi në gjuhën frënge, siç ndodhi gjatë 2011 me Jeton Nezirajn, Kasëm Trebeshinën, Teki Derishin.
“Shekulli” po boton klasifikimin e autorëve shqiptarë sipas votimit të Komitetit për përkthimin e dramës shqiptare. Tre të përzgjedhurit janë Jeton Neziraj, Ridvan Dibra dhe Albri Brahusha. Dy veprat e autorëve nga Shqipëria “janë zbuluar” në

Konkursin e Dramës Kombëtare “Katarina Josipi” në Prishtinë.
Vitin e kaluar një nga fituesit ishte Ridvan Dibra me dramën “Na të birtë e shekullit të ri” dhe para tij Albri Brahusha me “Përtej kufijve të pushtetit”. Pra Kosova e ka ngritur “institucion kulturor stimulues dhe vlerësues të dramës shqipe”. Ndërsa në Tiranë, thelbi i politikës kulturore edhe për këtë rast është ai që argumenton në këtë intervistë Dolmieu, një i huaj i informuar për situatën.

Zoti Dolmieu, çfarë është Eurodram?
Eurodram është një rrjet teatral evropian për përkthimin e teatrit, i krijuar dhe koordinuar nga Shtëpia e Evropës dhe e Orientit, qendër kulturore evropiane, e pavarur dhe solidare, me qendër në Paris. Qëllimi i saj është mbështetja e përkthimit teatral në Evropë dhe në rajonet fqinje, qoftë Azia Qendrore dhe vendet e jug/lindjes së Mesdheut. Përbëhet nga pesëdhjetë komitete me afro 300 anëtarë, komitete të cilat janë organizuar kryesisht në bazë të gjuhës.

Ka një komitet në gjuhën shqipe, i cili merr përsipër tekstet për teatër të shkruara shqip, pa mbajtur në konsideratë as kombësinë as vendin rezident të autorit. Shtëpia e Evropës dhe e Orientit gjithashtu kryen një mbështetje artistike dhe logjistike, dhe një tërësi aktivitetesh, që nga rezidenca e autorit deri te krijimi i pjesëve të tyre.

Si rezultoi edicioni i parë?
Me shumë rezultate të cilat të cilat do të përmbushen gjatë gjithë sezonit, në dy seanca. Në të parën çdo komitet zgjedh tri pjesë në gjuhën e vet, për të cilat mendohet që duhet realizuar ose të shohë dritën e botimit apo të përkthehet në një gjuhë tjetër të huaj. Në këtë pikë përkthyesit bëjnë propozime të cilat i nënshtrohen komitetit përkatës. Në sesionin e dytë komisionet zgjedhin nga tri pjesë për çdo gjuhë. Deri tani vetëm disa komitete kanë bërë të ditur rezultatin sepse rrjeti ynë është ristrukturuar sezonin e kaluar dhe kjo ka shkaktuar një vonesë të vogël.

Me çfarë përshtypjesh mbeteni nga drama shqipe e përkthyer në frëngjishte?
E vërtetë është që teatri juaj pak njihet në botë, është për të ardhur keq, sepse ka vepra dhe autorë mbresëlënës. Ekziston një racizëm i nëndheshëm në shumicën e institucioneve teatrale në Francë. Jo ksenofobi agresive, por një ndjenjë e ngulitur që po të ishte interesant teatri shqiptar, ata do ta kishin ditur, ata që janë të bindur se dinë çdo gjë. Shumë e vështirë për shumë nga ata që përfytyrojnë se shqiptarët nuk janë veçse ca sauvages, as më shumë e as më pak se mafiozë dhe nacionalistë.

Ju siguroj se shqiptarët nuk janë të vetmit në këtë rast, dhe mendoj që ky vështrim i botës fatkeqësisht nuk ndryshon shumë në shumë vende. Ka akoma idiotë sa të duash që mendojnë se ekzistojnë kultura të vogla dhe të mëdha. Për ndryshe, unë kam këndvështrimin tim personal. Nuk po ju flas kush është më i mirë se tjetri, preferoj të argumentoj sa i takon dallimeve, origjinalitetit dhe forcës dramaturgjike, etj..

Kasëm Trebeshina ka talentin dhe fatin e tij që e bën të jetë një përjashtim i jashtëzakonshëm. Botuam së fundit La Forêt, më pastaj regjisori Cyril Levi-Provençal bëri një premierë leximi publik mjaft të realizuar. Kjo dramë është një mrekulli e pastër, një vepër që rrallë na vjen të dorë për të punuar, diçka e pabesueshme për peizazhin teatral evropian. Sigurisht që ka autorë dhe tekste të tjera që i vlerësoj.

Nga klasikët: Njolla të murrme e Minush Jeros, Gof i Anton Pashkut, Bregu i pikëllimit i Teki Dervishit. Nga bashkëkohorët: Mashtruesit e Ilirjan Bezhanit, e së fundi Jeton Neziraj dhe Stefan Çapaliku po afirmohen për herë e më shumë në skenën evropiane dhe kjo më gëzon. Sipas meje kryesojnë dramaturgjinë shqiptare sot. Stefani ka prezantuar te ne I am from Albania, dhe ishte mbrëmje e mrekullueshme. Jetoni sapo mbylli dymuajshin e rezidencës në Maison d’Europe et d’Orient dhe mbrëmja e organizuar për nder të tij ishte një sukses i madh.

Atëherë, çfarë “kalon” nga dramat shqipe? Ju e keni tashmë vendimin e komitetit shqiptar të Eurodram-ës. Çfarë do të ndodhë më tej me tekstet e zgjedhura?
Komiteti shqiptar përbëhet nga Ilirjan Bezhani, Anne-Marie Bucquet, Robert Elsie, Adonis Filipi, Mandi Gueguen, Artan Kotro, Ardian Marashi, Jeton Neziraj, Fatime Neziroski, Evelyne Noygues, Nikson Pitaqaj, Sulejman Rushiti, Arben Selimi, Alfred Trebicka dhe Nuhi Zeqiri. Kemi vetëm rezultatet e sesionit të parë. Janë zgjedhur: Shembja e Kullës së Ajfelit e Jeton Nezirajt, Na të birtë e shekullit të ri e Ridvan Dibrës, dhe Përtej kufijve të pushtetit e Albri Brahushës.

Është pak herët për të folur për më tej, por kemi projekte për përkthimin në shumë gjuhë të tekstit të Jeton Nezirajt, për përkthimin frëngjisht të të cilit po punon Arben Bajraktaraj. Dimë që tekstet e Nezirajt kanë zgjuar shumë interes dhe ai është ndër ata që pëlqehet nga seleksioni francez. Ka gjithashtu projekte për përkthimin e teksteve nga Albri Brahusha dhe të mikut tim Ridvan Dibra në frëngjisht. Të shohim.

Përmendët Kasëm Trebeshinën dhe Pyllin e tij në kolanën e Botimeve L’Espace d’un instant. Për dramat e Trebeshinës ka 15 vjet që nuk flitet më. Keni informacion se ç’ndodh në atdhetë përkatës me autorët nga Evropa Lindore që mbërrijnë deri tek ju?
Nuk e di nëse flitet apo jo në Shqipëri për Kasëm Trebeshinën, kjo pak rëndësi ka. Disa nga autorët e repertorit tonë janë shumë popullorë në vendin e tyre, ka të tjerë që janë thellësisht të urryer, të tjerë akoma në rritje e sipër që janë të panjohur. Në shumë vende autorët e brezit të ri janë pothuajse të panjohur, edhe pse kanë sukses jashtë. Në përgjithësi institucioni teatror është më i shqetësuar për të ruajtur atë që është në pushtet, dhe këta artistë janë një kërcënim, pra nuk ka asnjë interes t’ua zgjasë dorën – veçse të ashtuquajturve artistë. Vetëm në besofshin që gjëja publike iu përket atyre!

Nuk mund të mos më dhimbsen të gjithë ata që janë privuar, pa pasur asnjë reagim, një drejtor i mrekullueshëm teatri sa Ndoc Çefa… Dhembsuria ime shkon edhe për ministrinë shqiptare të Kulturës. Ndoshta do ta kuptojnë një ditë që nuk është aspak e pamend t’iu japin një vend pune për të qenë artistëve si Stefan Çapaliku apo Alfred Trebicka. Sigurisht që për këtë duhet operuar në bazë të një projekti politik për kulturën. Fatmirësisht, Jeton Neziraj do ta hapë së shpejti këtë vend në Prishtinë, dhe jam i sigurt që do të ketë jehonë në gjithë hapësirën shqipfolëse e më gjerë.

Dhe gjuha? Çfarë vështirësish keni me përkthimin e teksteve?
Ndodh që përkthyesit duan të përkthejnë në një gjuhë që nuk është as e nënës e as më pak e afërt se kaq. Mendoj që është e gabuar. Edhe pse, Jusuf Vrioni ishte një nga përjashtimet brilante. Jo pse nuk është e mundur. Por përkthimi i tekstit teatral ndryshe nga romani apo eseja, kërkon aftësi të tjera. Pa folur për talentin! Ka vështirësi sidomos me përkthimet nga gjuhët e rralla.

Nuk është e lehtë të gjesh përkthyes nga gjuha rome apo letone, nga gjuha portugeze apo çeçene, nga ajo islandeze apo sllovake… Duhen ngritur ekipe për t’ia dalë përmes gjuhëve të treta… Për disa vende, që nuk kanë vetëm një gjuhë standarde ose zyrtare, apo që nuk e kanë përfshirë diversitetin gjuhësor në sistemin e tyre të edukimit, mbetet shumë për të bërë.

Ndonjë ndryshim në organizimin e Eurodram-ës për këtë vit?
Është pak herët. Me siguri do të ketë një rifreskim të pjesshëm të komitetit, si çdo vit. Do të ketë gjithashtu një reflektim të përbashkët për aktivitetet tona gjë që ka të ngjarë të çojë në disa rregullime. Shpresoj se do të ketë një teatër shqiptar që do të marrë pjesë në festivalin tonë evropian të përkthimit teatral, “L’Europe des Théâtres”. Shpresoj që ministria shqiptare e Kulturës të vendosë më në fund që të krijohet në program për financimin e përkthimit të veprave letrare shqiptare në gjuhë të tjera, siç e bëjnë tashmë shumica e vendeve të Rajonit.

Votimi i komitetit për tekstet shqiptare:

Jeton Neziraj, Shembja e Kullës së Ajfelit – 1,22

Ridvan Dibra, Na, të birtë e shekullit të ri – 1,00

Albri Brahusha, Përtej kufijve të pushtetit – 0,78

Ilirjan Bezhani, Mashtruesit – 0,56

Doruntina Basha, Gishti – 0,50

Fadil Hysaj, Shtëpia në ankand – 0,44

Ferdinand Hysi, Tri mendje në ankand – 0,33

Stefan Çapaliku, Allegretto Albania – 0,33

Stefan Çapaliku, XXLTV – 0,33

Stefan Çapaliku, 20 vjet e 2 muaj e 2 ditë – 0,11

Stefan Çapaliku, Birrë, gozhdë dhe sapun – 0,11

Stefan Çapaliku, I am from Albania – 0,11

Xhevdet Bajraj, Vrasja e mushkonjës – 0,11

Rexhep Qosja, Bardha – 0,06

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mbe ane te “erotizmit ne kinema”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 88 here.
Mbe ane te “erotizmit ne kinema”André Bazin Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të shkruante një libër mbi erotizmin në teatër. Edhe në teatër subjekti mund të shtyhet drejt një reflektimi të tillë, por vetëm negativisht. Është e vërtetë se nuk ndodh e njëjta gjë për romanin. Një sektor i tërë i letërsisë nuk mund të lihet mënjanë dhe është themeluar pak a shumë shprehimisht mbi erotizmin. Por flitet pra vetëm për një sektor, veçantinë e të cilit e konkretizon ekzistenca e një...Lexo te gjithe artikullin »


» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit