Heronjte shqiptare ne luften per clirimin e Greqise nga Turqia, ashtu sic i ka lene ne litografet ne Muzeun Benaqi, piktori gjerman Peter von Hess
Nuk eshte pak qe te terheqesh vemendjen e te tjereve mbi ty, per me teper kur bota ka shume heronj. Kete e bene edhe arvanitasit, po aq shqiptare sa edhe ne per nga gjaku, ne luften per clirimin e Greqise nga Turqia ne fillimet e shekullit te nentembedhjete.
Aq e madhe ishte trimeria e tyre, sa sot mund te konsiderohet legjendare.
Nje nder shume piktore qe u impresionuan nga lufta e Greqise per pavaresi ishte gjermani Peter von Hess.
Kuptimi me i mire i asaj qe do te paraqesim me poshte e do qe te themi nja dy fjale per te, duke u bazuar ne Enciklopedine Trekani. Ai lindi ne Dyseldorf ne vitin 1792 dhe vdiq ne 1871 ne Monako, ku edhe kishte frekuentuar per pak kohe Akademine.
Duke braktisur neoklasicizmin akademik ai dha piktura me skena te goditura te jetes se perditshme. Shume subjekte te pikturave te tij jane te frymezuara nga lufta e viteve 1813-1815. Gjate vitit 1818 udhetoi neper Alpet e Italise ku u frymezua per te punuar ne gjinine e peizazhit.
Ne vitin 1833 shoqeroi mbretin e ri Otto per ne Greqi. Si rezultat i ketij udhetimi dolen dy kompozime te medha me portrete te shumta dhe qe ishin e para Hyrja ne Nauplion, (Nauplion, Neples i thone grekerit, ne gjirin e Argolides, ishte kryeqyteti i pare i shtetit grek te sapoformuar), ne vitin 1835 dhe e dyta Mikpritja kushtuar mbretit ne Athine, e vitit 1839. Keto ndodhen ne pinakoteken e Monakos, ku ruhen koleksionet me te medha te vepres se tij.
Ne Bulevardin Sofia Venizellos te Athines ndodhet Muzeu Benaqis. Eshte bazuar ne koleksionin shume te madh te Antonis Benaqis. Shume dashamires te tjere i dhuruan ketij muzeu te famshem objekte dhe piktura nga trashegimia e tyre. Deri ne vitin 2000 ky muze numeronte 351000 objekte, piktura, libra, fotografi dhe njesi arkivore.
Ne katin e trete te ketij muzeu, ne nje kamare te madhe jane ekspozuar tridhjete e dy litografi. Litografet jane stampat. Permbajtja e tyre eshte lufte. Stampat nuk jane te medha dhe mund te krahasohen me nje flete te formatit A 4.
Dy etiketa, njera ne greqisht dhe tjetra ne anglisht shpjegojne, permbledhurazi permbajtjen. A nuk do te ishte me e sakte qe ta citojme shkrimin?
Çlirimi i Greqise
32 litografi te lyera me dore nga Peter von Hess (1792-1871), nga albumi Die Befreiung Griechland, in 39 Bildernenteorfen, (Çlirimi i Greqise, qe permban 39 portrete), riprodhojne skena nga betejat greke per pavaresi.
Von Hess, nje piktor i shquar i skenave te betejave, vizitoi Greqine per here te pare ne 1832, si nje anetar i shoqeruesve te Otonit. (Le te shpjegojme pak jashte etiketes se cili ishte Otoni. Ky ishte djali i mbretit filogrek te Bavarise, Ludvigut I, i zgjedhur nga Fuqite e medha si mbret i Greqise. Ishte ai qe shpalli Athinen kryeqytet.
Se si shkuan punet me vone, deri ne braktisjen e fronit, eshte tjeter gje dhe nuk na intereson ne kete shkrim). Ai, (Peter von Hess) ishte porositur nga mbreti Ludvig I i Bavarise te paraqiste ne piktura mberritjen e djalit te tij si mbret i shtetit te sapoformuar.
Ne te njejtin vit von Hess beri vizatime te ngjarjeve ne Luften Greke te Pavaresise, bazuar ne Historine e Revolucionit grek, te botuar ne 1832 nga filoheleni skocez Thomas Gordon, i cili ishte nje deshmitar i ketyre ngjarjeve.
Pikturat murale (1841-44), te realizuara nga keto skena u destinuan te zbukuronin portikun verior te kopshtit mbreteror ne pallatin ne Mynih dhe kishin si qellim qe te krijonin nje pershtypje pozitive te Greqise dhe te lidhjeve te reja te ngushta me Bavarine. Keto piktura u shkaterruan gjate Luftes se Dyte Boterore, duke lene origjinalet e vizatimeve dhe litografet e mevonshme si nje kujtim i vetem i tyre.
Arvanitasit qe frymezuan Peter von Hess jane
Fitorja e Odise Andrucios dhe Gouras ne Fontana, Greqia qendrore.
Vdekja e Marko Bocarit ne Karpenisi 8 gusht 1823.
Kolokotroni ne Lerna, Peleponez, qershor 1822.
Andrea Miaouli duke shpartalluar floten turke.
Fitorja e Gjergj Karaiskaqit ne Arachova, 14 nentor 1826.
Nuk do te bej komente per keto piktura, sepse do te ishte vetem nje pershkrim pa vlere i imazhit. Po ua le specialisteve te artit, te cilet do te dine te na japin ate se cfare eshte me e rendesishme. Njekohesisht do te doja ti kerkoja ndjese lexuesit per cilesine e fotove, jo per tu justifikuar.
Keto fotografi jane marre ne kushtet e erresires se muzeut dhe ata qe merren me keto pune e dine se cfare do te thote te marresh fotografi te sakta ne nje muze, ku fjala strikt eshte e pafuqishme. Jane po keto arsye se pse nuk po jap per botim pikturen qe paraqet Gjergj Karaiskaqin. Le te shpresojme per te ardhmen!
Disa pak fjale per keta arvanitas
Odise Andruco ose Luani i Rumelise. U rrit jetim ne Oborrin e Ali Pashe Tepelenes, te cilit edhe i sherbeu. Ishte frymezuesi i Keshillit te Kapedaneve te Rumelise, qe synonin bashkimin e Greqise ne lufte kunder turqve.
U mbeshtet edhe tek Ali Pashe Tepelena, gje qe i kushtoi shume. Ziliqaret e fames se tij e akuzuan si tradhtar. Ai u ekzekutua. Ne ato kohera nuk pyetnin shume. Rehabilitimi i tij u be shume vjet me vone. Tani qendron ne muze.
Marko Bocari, shqiptar nga Suli, i vrare nga ushtaret e Mehmet Pashe Bushatlliut ne betejen e Karpenisit. Per te eshte shkruar edhe here te tjera, gje qe na ben te mos ndalemi me gjate ne figuren e tij, qe ka merituar libra.
Teodor Kolokotroni. Suliot per nga origjina, ideator i nje mbreterie te perbashket greko-shqiptare, mik me myslimane aq sa edhe me te krishteret. Mbas nje burgu te kote per mosmarreveshje me qeverine greke, u fal dhe u shpall kryekomandant i ushtrise. U vra me pabesi ne vitin 1843.
Andrea Miaouli ose Admirali i Madh. Pirat ne fillim dhe pastaj komandant flote. Ndihmoi me lufte dhe para revolucionin grek.
Gjergj Karaiskaqi. Nga kacak, rob tek Ali Pashe Tepelena, u be nje nga njerezit me te besuar te tij. Ne 1824 qeveria greke e shpalli tradhtar, e degradoi, por pastaj e fali. U plagos ne rrethana te dyshimta dhe vdiq ne betejen e Akropolit ne vitin 1827.