Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Politike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu gjatë zhvillimit të tryezës së rrumbullakët mes qeverisë shqiptare dhe donatorëve kërkoi riangazhim serioz të partive politike për zhvillimin e dialogut dhe përcaktimin e një axhende të plotë, për plotësimin e kritereve që kërkohen për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Qëllimi i vendit është integrimi në BE dhe për këtë duhen përpjekje. U kërkojmë partive politike në vend që të riangazhohen për zhvillimin e dialogut dhe të punojnë për një planë që synon shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe realizimin e reformës zgjedhore”, theksoi Arvizu.
Ambasadori deklaroi se pavarësisht zhvillimit 20- vjeçar ka ende shumë punë për tu bërë për integrimin e vendit në BE.