Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Politike - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një kohë kur nga Partia Demokratike vazhdojnë presionet politike ndaj kryeprokurores së përgjithshme, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka paralajmëruar për pasoja nëse vijohet me të tillë presion.
Ambasadori ka kërkuar ndaljen e sulmeve pasi sipas tij me 21 janar kishte të vrarë dhe për këtë duhet të ketë llogaridhënie.
PD ka lëshuar dy deklarata të forta ndaj Ina Ramës pasi intervistës në emisionin Opinion ku ajo deklaroi se vrasja e protestuesit Faik Myrtaj është bërë me dashje nga kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi.
“Dua të theksoj se performanca e Ina Ramës është subjekt diskutimi, por ka kufij dhe nuk duhen kaluar pasi ndryshe do ketë pasoja”, është shprehur Arvizu në një intervistë për televizioni ABC.
“Pasojat që mund të flas, sërish kthehem tek koncepti i të drejtës. Ka shumë pyetje kur i kthehem asaj çështje. Pati të vrarë me armë zjarri dhe duhet të ketë llogaridhënie për këtë. Por e rëndësishme është të mësojmë se cilat ishin rrethanat që çuan në këto ngjarje”, ka nënvizuar ambasadori i SHBA-së.
Arvizu i është drejtuar edhe Berishës dukë u shprehur se ai kërkon baraspeshim në hetimet e 21 janarit, por ka nënvizuar ambasadori do ndiqen provat.
“E kuptoj se njerëzit kërkojnë baraspeshimin për këtë ngjarje. Por duhet të ndjekim provat. Por duket se ka pasur ndërhyrje në serverin e kryeministrisë, ka pasur të dhëna se një nga armëve i është ndryshuar tyta. Kjo gjë duhet hetuar sepse drejtësia duhet ta mbajë politikën aq më larg sa të jetë e mundur. E di që kryeministri është i zemëruar se disa prej tyre janë shpalosur. Kam simpati për frustrimin e tij” tha Arvizu.