Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Politike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Konferenca me temë “Karta e Adriatikut, Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga Kuvendit i Shqipërisë, ka mbledhur sot paradite delegacione nga të gjitha vendet e rajonit. Konferenca u hap me fjalën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që u pasua nga kryeminstri Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Topalli.
Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu i kërkoi kryeparlametares Topalli më shumë bashkëpunim për sa i përket integrimit. “Integrimi euroatlantik kërkon angazhim dhe si i tillë, ky angazhim bie mbi Parlamentin. Duke qenë se këtu ndodhet edhe kryetarja e Kuvendit do të kërkoja më shumë kompromis. Debati i shëndetshëm është mjaft me rëndësi”, ka theksuar Arvizu në fjalën e tij.
Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh se Karta e Adriatikut ka shënuar ndryshime epokale në rajon, duke i bërë kombet e këtij rajoni të jenë më të sigurta se kurrë.
“Mirënjohje për ata që ideuan Kartën e Adriatikut si një instrument të ri me të cilin donin të ndihmonin vendet tona për progres në rritje drejt anëtarësimit në NATO. Ishte kjo nismë, Karta e Adriatikut, e cila bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë edhe Koacisë, de fakto edhe të Maqedonisë në NATO. Karta e Adriatikut, menjëherë pas themelimit e filloi me cështjet më sensitive që janë ato të sigurisë. Kjo nismë shërbeu për ndërtimin me shpejtësi të urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve që më parë nuk kishin parë me sy të mirë njëri-tjetrin. Vendet armike kanë hapur sot një kapitull të ri në histori, kapitull bashkëpunimi”, tha Berisha.