Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
As vdekja nuk na bashkon dot

Publikuar me : 05.12.2011 Ne : Kuriozitete - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bledi Mane

 

1./ Mbill dashuri or mik!

2011 është duke dremitur si Sabri Godo në shtratin e vdekjes. Po largohet edhe ky vit nga kalendari i kujtesës së këtij kombi pa tharmin dhe energjinë pozitive që duhej të ishte çliruar natyrshëm. Pakëz diell që mbulon paraditet shqiptare të këtij fillimdhjetori zëvendësohet nga errësira e ftohtë dhe ankthi i netëve të varfra. Gjumi na kaplon të gjithëve dhe flemë pa ëndrrat e ëmbla se e nesërmja jonë dihet që është një lloj rutine bezdisëse, depresive. Tek-tuk duket sikur shkundemi nga lajmet e kobshme të vjedhjeve, vrasjeve, aksidenteve dhe ngushëllojmë veten e stomakun me kafenë dhe cigaret e racionuara. Ky vend nuk prodhon asgjë përveç pasigurisë sepse ne jemi rehatuar me degdisjen që u kemi bërë ambicieve dhe instikteve të një jete më të bukur. Mjafton që 12 orë të ditës të kemi thashethemet dhe titrat e kuqe të televizioneve alla breaking news dhe kaq…

E kemi instaluar mrekullisht sistemin e energjisë negative thellë në poret e qelizat e trurit dhe funksionimi i tij ka më shumë rëndësi se buka e përditshme, argëtimi i vetes apo e ardhmja e fëmijëve. Të masim me kujdes sa miliona kilowatt energji negative prodhojmë çdo orë ky vend e kjo racë do të ishte rrezik nuklear më i dëmshëm se Irani dhe Koreja e Veriut së bashku.

Lindim, martohemi, vdesim, pasurohemi, varfërohemi, pak rëndësi ka. Ne nuk rrezatojmë lumturi kolektive, as brengosje kolektive nuk lexohet ndër ne.

E pamë dhe e prekëm realisht kur vdiq ish presidenti Ramiz Alia dhe politika e elektorati u ndanë më dysh. Protokolli i Shtetit ndryshe nga vdekja e Leka Zogut nuk e nderoi Alinë si ish shtetar, pavarësisht se shkodrani komunist ia dorëzoi paqësisht pushtetin ish komunistit tropojan.

Jozefina Topalli la nam  para kufomës së Lekës I duke u zënë me hajdutin e bashkisë së Tiranës se kush prej tyre do të vidhte vëmendjen e vakisë monarkike. Agjenci lajmesh të ndryshme në vend raportojnë edhe për prerje të energjisë elektrike nga kryespikerja në hollin e parlamentit duke ia nxirë më tepër brengën e zezë të vdekjes familjes Zogolli. Ndërkohë që Leka zbriti në ferrin e ftohtë të nëntokës së Sharrës duket u tremb keqas dhe për tu mos u ndjerë i vetëm i zgjati dorën edhe politikanit Sabri Godo. I urti, i athti, ironiku republikan Godo i la shëndenë kësaj bote duke mos parë realitet dëshirën që e brente së brendshmi e së jashtmi për një Lul Bash kryeministër. Ndryshe nga urtësia dhe pragmatizmi olimpik i 20 viteve të fundit, i ndjeri Godo nga muaji maj e tëhu përçau keqas politikën dhe elektoratin e këtushëm me deklarata histerike të papërgjegjshëme pro Bashës duke u zvenitur në sytë e shqiptarëve porsi tymi i helmët i duhanit që thithte. Zinxhiri i vakive sot dhe nesër pavarësisht zisë kombëtare nuk duket se do të ketë unifikim. Do t’i sillen kokë mënjanë arkivolit të Sabriut të majtë e të djathtë, çamër e grekër, vllehër e romë, veriorë e jugorë. As kjo vdekja e fundit nuk prodhoi të paktën respekt në heshtje. Reagimet e shqiptarëve edhe sot e nesër ishin dhe janë kontradiktore e kontraverse porsi politika që vetë Alia, Zogu, Sabriu prodhuan me koshiencë të plotë qysh nga 1939 e deri më 2011. Ne kurrë s’u kënaqëm bashkarisht as kur babai i Lekës u vetëshpall mbret e luftoi analfabetizmin e hodhi themelet perëndimore të shtetit modern, as kur ia bëri naftën Shqipërisë. Kur Ramizi luftonte kundër fashizmit nuk e falënderuam të gjithë, edhe kur i rrinte në krah Enver Hoxhës përsëri 99.99 perqind e popullit e votonin, edhe kur na thau zorrë, stomak e mendje përsëri kishte që e donin nga ne. Kur vdiq para pak javësh kishte nostalgjikë që qanin. Edhe kur Sabriu doli partizan shumë prej nesh e kundërshtuan, kur dashuronte më shumë gruan e deklasuar se Partinë e Punës përsëri vetëm gjysma prej nesh e vlerësuam, edhe kur lajthiti andej nga fundi i pranverës 2011 kishte shumë nga ne që e duartrokisnin.

Këtu në këtë vend, në qoshet e tij mbillen patate në Kukës, tranguj në Lushnje, ullinj në Berat, hashash në Lazarat, rrush në Përmet, gështenja në Tropojë, mollë në Korçë, por kurrsesi nuk ka as një metër katror të mbjellë me dashuri. Ndaj ne korrim çdo sekondë vdekje aksidentesh, dhunë verbale, mospërgjegjësi mjekësh e gjyqtarësh, vjedhjesh shtetërore e publike. Nuk korrim dot respekt e mirënjohje sepse edhe politikat qeverisëse janë vetëm për mbjellje arrorësh, ullinjsh e shegësh. Të falësh dhe të dashurosh nuk është as shkërdhatllëk e çburrërim, është një lloj fisnikërie vitale. Dashuria mes veti është si metafizika e filozofit francezi Gilles Deleuze, metafizikë që mikson identitetin me diferencat dhe prodhon nektarin e dashurisë për të cilin ky vend ta nevojë urgjente të lagë buzët.

 

2./ Vakitë në horizont

Larg qoftë dhe falmë o i madhi Zot se nga fjala nuk vjen e keqja, por dua të di nëse ka njeri të më garantojë sesi do të jenë vakitë e radhës…? Për shembull ai shkrimtari dhe bejtexhiu flokëbardhë, ai doktori flokëgri kur të largohen nga kjo botë do të prodhojnë vallë respekt dhe keqardhje mes ne të gjithëve…

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit