Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Asambleja e PS Kater pikat e programit te ri

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Politike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Partia Socialiste ka paraqitur dje programin e ri të saj, i cili ngjan si një program në prag të fushatës elektorale. I ndarë në katër shtylla kryesore (rimëkëmbja e ekonomisë, ripërtëritje e shoqërisë, rivendosja e demokracisë dhe ribashkim me Europën), programi do ti shpjegohet publikut deri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Kreu i PS-së, Edi Rama prezantoi programin duke u fokusuar kryesisht tek ekonomia. Sipas tij, zbatimi arbitrar i pagave referuese dhe vendosja e taksës së sheshtë nuk e ulën koston e punës, por pakësuan nivelin nominal të të ardhurave nga puna. “Taksa e sheshtë nuk është asgjë tjetër veçse një abuzim. Ne besojmë se jemi në gjendje që duke ndryshuar modelin ekonomik dhe duke e ripërtërirë atë mbi parimet e përshkruara në këtë program mund të krijojmë 75 mijë vende të reja pune në vit”,- deklaroi Rama. Dokumenti pritet të miratohet në Kongresin e PS-së më 5 nëntor. Më pas do prezantohet nga deputetët në zonat e tyre. Pas fjalës së Ramës mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura ku ka pasur diskutime në lidhje me programin.

Pjesa më e madhe e diskutimeve ishin pro programit. I vetmi zë kundër ishte Arben Malaj, i cili e ka cilësuar programin si elektoral, në një kohë kur duhet të ishte fokusuar tek vlerat dhe parimet. Një tjetër zë ishte ai i Servet Pëllumbit. “Profesori” socialist kërkoi që “në pjesën e vlerave në PS të pasqyrohet se modeli ynë i qeverisjes është një model i hapur duke përdoruar teknologjitë më moderne që janë sot”. Nga ana tjetër Pëllumbi insistoi në rikthimin e disa strukturave të vjetra dhe në ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes të delegatëve. “Duhet të rikthehen disa strukturat e vjetra, delegatët të mos zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë” dhe të kthehet konferenca e rrethit, se është një filtër për të gjitha kandidaturat”,- tha Pëllumbi.

“Shekulli” ka zbardhur një pjesë të debateve pas dyerve të mbyllura:

Ermelinda Meksi: Pjesa e programit të jetë më e drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Nga ana tjetër duhet të jemi më fleksibël me pjesën e borxhit.

Vasilika Hysi: Duhet të deklarohet se do t’ia afrojmë shërbimin ligjor njerëzve që s’kanë mundësi që ta marrin, një ndër të cilat është shërbimi i avokatisë. Gjithashtu çështja e të miturve, se çfarë do të bëhet me to, duhet të zërë vend drejtësia për të miturit në programin tonë politik.

Ermonela Felaj: Pjesa për drejtësinë duhet të zërë një vend tjetër dhe duhet të ketë një konsideratë nga këndvështrimi politik në lidhje me drejtësinë. Duhet të ndërhyhet në të gjithë ato shkaqe që kanë çuar në dëm të gjithë drejtësinë. Nuk jam dakord që Prokuroria të konsiderohet si një shërbim, sepse është institucion kushtetues. Ne kemi nevojë që t’ia fuqizojmë kompetencat, këtë gjë duhet ta realizojmë në ndërhyrjen në ligjin për prokurorinë dhe policisë gjyqësore.

Damian Gjiknuri: Duhet trajtuar me kujdes problemi i koncesione, se nuk mund të deklarojmë që do të shfuqizojmë çdo koncesion, se ajo është një problem që gjykatat më pas do të merren dhe do t’i zgjidhin, pasi kemi të bëjmë me një marrëveshje kontraktuale. Duhet studiuar mënyra se si do të deklarohemi dhe kur të vijmë në pushtet t’i shohim si do t’ia bëjmë.

Eltar Deda: Shpenzimet në shëndetësi duhet të përcaktohen në raport me prodhimin e brendshëm bruto në program, siç përcaktohet për arsimin.

Servet Pëllumbi: Në pjesën e vlerave në PS të pasqyrohet se modeli ynë i qeverisjes është një model i hapur duke përdoruar teknologjitë më moderne që janë sot. Duhet të rikthehen disa strukturat e vjetra, delegatët të mos zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë” dhe të kthehet konferenca e rrethit, se është një filtër për të gjitha kandidaturat.

Arben Malaj: Ky program që miraton Kongresi nuk duhet të ketë shumë element të programit qeverisës. Raporti midis vlerave dhe propozimeve konkrete duhet të ishte më shumë tek vlerat dhe parimet.

Erjon Braçe: Kam një propozim në lidhje me statutin, nuk duhet që kryesia e rrethit të vendoset si strukturë sepse duan të bëhen të gjithë drejtorë kur të vijnë në pushtet.

Bashkim Fino: Mendoj se duhet të njihet si strukturë.

Mehdi Pogaçe: Kam një propozimin për çështjen e ushtarakëve, të mos vihen në program si prioritet më përpara të persekutuarit, por veteranët.

 

Programi për ekonominë

300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës

Dobishmëri publike në shfrytëzimin e burimeve natyrore, Anulim i të gjitha koncesioneve të paligjshme, rikthim të transparencës në procedurat e tenderëve

Politikë fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social

Ulje e kostos së jetesës për 95 perqind të popullsisë, duke hequr barrën e taksës së sheshtë dhe duke vendosur drejtësi sociale përmes tatimit progresiv

Politikë e re fiskale që ul kostot e prodhimit bujqësor, rrjet nacional të grumbullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, pesëfishim i financimit publik për bujqësinë.

Ulje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

Sipërmarrje e suksesshme bazuar në konkurrencën e lirë dhe jo në borxhe; çmontim i monopolit dhe kartelit të grurit, sheqerit, orizit, vajit, barnave dhe karburanteve: heqje e sistemit të referencave që i zë frymën sipërmarrjes.

Zgjidhje përfundimtare e çështjes së pronës

Infrastrukturë moderne që mbështet zhvillimin dhe afron Shqipërinë me Evropën

Shqipëri pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës

Hartim dhe miratim i planit të përgjithshëm kombëtar dhe masterplanit kombëtar për zhvillimin e turizmit

INSTAT nën kontrollin e Parlamentit Shqiptar

 

Programi për shoqërinë

Shërbim shëndetësor universal dhe solidar për të gjithë, çrrënjosje e korrupsionit nga spitalet dhe rrjeti i shpërndarjes së barnave

Pagë minimale dhe minimumi jetik i garantuar; pensione jo më të ulëta se 40 perqind e pagës mesatare

Ujë të pijshëm dhe kanalizime, energji elektrike, telefoni dhe internet të arritshëm dhe të përballueshëm për të gjithë; fondi i strehimit në ndihmë të familjeve të reja dhe të pastreha

Buxheti i arsimit =5 perqind e PBB, sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta; rrjet i kolegjeve të arsimit profesional

Përfitim shtatzënie për çdo nënë që lind fëmijë

Pension social për çdo shqiptar në moshën 75 vjeçare, pavarësisht historisë së punësimit

Status social dhe ekonomik për veteranët e luftës dhe ish-të përndjekurit politikë

Stop punësimit të të miturve

Mbrojtje konsumatorëve nga çmimet abuzuese, cilësia e dobët dhe kontratat e pafavorshme

“Një shtet-një polici” në mbrojtje të jetës, lirisë dhe pronës nga krimi.

 

Çështja e demokracisë

Përmbushje e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; rikthim i parlamentarizmit dhe respekt ndaj opozitës

Shkurtim i afatit të gjykimit të çështjeve; drejtësi e shpejtë dhe profesionale

Çmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë; konkurrencë e ndershme në interes të publikut; pezullim të funksionit publik për çdo zyrtar që përballet me drejtësinë

Administratë publike e depolitizuar, profesionale dhe e përgjegjshme

Rigjallërim i autonomisë vendore dhe decentralizim i plotë fiskal

Përmirësim i legjislacionit dhe masave financiare që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve

Ndal dhunës qeveritare ndaj medias së pavarur dhe piraterisë televizive;transformim rrënjësor i RTVSH

 

Integrimi europian

Partneritet strategjik me SHBA dhe BE

Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO; buxheti për ushtrinë = 2 perqind të PBB_-së

Marrja sa më shpejtë e statusit të vendit kandidat

Reforma që mundësojnë eksesin në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE

Fond i posaçëm për specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane

Reformë e thellë në shërbim diplomatik

Reformë në shërbimin konsullor

Votim në distancë për emigrantët dhe studentët jashtë vendit

Program edukues në TVSH 2, me qëllim arsimimin e fëmijëve të emigrantëve

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit