Asambleja e PS-se, te rejat per reformimin e partise. Rama Plani i ri projekton te ardhmen
Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të miratohet programin e ri politik dhe reforma organizative e partisë. Për programin dhe reformimin e PS-së, ashtu siç është bërë e ditur, kanë punuar dy grupe pune.
Në Asamblenë e sotshme pritet që të miratohen draftet si dhe do të zgjidhet kryesia dhe sekretariati i PS-së, me të cilët kreu i opozitës do të punojë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që sot mendohet se do të diskutohet dhe për propozimin e Arben Malajt për modernizimin e PS-së, propozim ky që është prezantuar nga vetë Malaj në takimet me elektoratin në disa qytete të vendit.
Në fjalën e mbajtur, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi se programi i ri projekton një të ardhme të sigurt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një rëndësi e veçantë u është kushtuar pronave, ku Rama u shpreh se “ish-pronarët nuk do të trajtohen më si të tillë, por do të shikohen si pronarë të ligjshëm të pronave të tyre”.
Përsa i përket programit të ri politik të PS-së, në draft i jepet mbështetje eksportuesit shqiptar, ndërsa theksohet se pensionet nuk duhet të jenë më të ulëta se 40 perqind e pagës mesatare. Disa nga pikat e tjera të programit të ri të PS-së janë edhe ndalimi i punësimit të të miturve, rivendosja e rendit publik si dhe administrimi i pronës publike nga populli, me ligj ose me referendum.
Një ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi se dy draftet të cilat do të paraqiten në Kongresin e 5 nëntorit, do të jenë edhe instrumentet me të cilat kjo forcë politike do të fitojë zgjedhjet.