Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Atentat me eksploziv numrit dy te policise se Tiranes

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Kronike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Dashamir Biçaku

TIRANË- Tirana është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për vetë krerët e lartë të policisë. Dyer blinduara të shkulura nga muret, pllaka të thyera dhe mure të dëmtuar ishte panorama përpara shtëpisë së numrit dy të policisë së Tiranës, Dorian Muça, i cili i ka shpëtuar dje një atentati me eksploziv në banesë. Kamera e sigurisë së pallatit ka filmuar njeriun që ka vendosur eksplozivin, por sipas policisë identifikimi i tij do të jetë shumë i vështirë pasi fytyra nuk i duket. Ajo që policia ka arritur të mësojë nga pamjet filmike është mosha e atij, rreth 25 vjeç. Por nga ana tjetër hetuesit mendojnë se kanë gjetur gjurmën e një gishti në ashensorin e pallatit.

 

Ngjarja

Dje në mëngjes, rreth orës 02:40 një zhurmë e fortë shpërthimi ka tmerruar banorët e rrugës “Frosina Plaku”, ndërsa banorët e pallatit kanë vuajtur dëmtimet në shtëpitë e tyre. Vendi i shpërthimit ndodhet në zonën e njohur me emrin ish- parku i autobusëve. Lënda plasëse që mendohet se është aktivizuar me një mekanizëm me fitil, ishte vënë në derën e jashtme të shtëpisë së nëndrejtorit të policisë së Tiranës. Për fatin e mirë të banorëve askush nuk u lëndua dhe nuk mori plagë.

Muça mësohet se banon në katin e pestë të pallatit të ndërtuar rishtazi, bashkë me familjen tij, gruan, djalin dhe vajzën. Në kohën e shpërthimit, mësohet se numri dy i policisë së kryeqytetit ndodhej në banesë bashkë me familjen. Këta të fundit përveç tronditjes psikike nuk kanë pësuar plagosje apo dëmtime nga shpërthimi. Në pak minuta në drejtim të zonës ku ishte dëgjuar shpërthimi u drejtuan efektivë të policisë së komisariatit nr.2. Për shkak të rëndësisë së ngjarjes, në vendin e shpërthimit janë mbledhur me dhjetëra punonjës policie të Tiranës, efektivë të grupeve të gatshme, Specialistë të Zyrës së Hetimit të Vrasjeve, specialistë të Zyrës së Antiterrorit dhe ekspertët kriminalistë e xhenierë. Drejtori i Policisë së Qarkut, Sajmir Muçaj dhe krerët e Policisë në Shtetit kanë marrë vetë në duar hetimin e ngjarjes. Nga ana e prokurorisë është emëruar Egun Beçi që të drejtojë hetimet.

 

Kamera

Një kamera vëzhguese e vendosur në hyrje të pallatit ku banon Muça ka regjistruar momentin e hyrjes së personit që ka aktivizuar eksplozivin. Burimet e policisë thanë se në pamjet e filmike të regjistruara nga kjo kamera duket qartë një djalë i ri që ka veshur një palë pantallona xhins dhe një pulovër të trashë me kapuç dhe një kapele të zezë me vija. Në momentin e hyrjes së tij në pallat, sipas hetuesve që kanë parë videon, personi duket me kokë të ulur dhe ka mbuluar me strehë të kapelës. Në dorë ai ka pasur një kuti kartoni që është mësuar se është e një marke detergjenti. Në këtë kuti, sipas burimeve ka qenë lënda eksplozive. Pamjet e kamerave janë marrë nga policia dhe ekspertët përkatës dhe janë dërguar në laboratorin kriminalistik të Institutit të Policisë Shkencore.

Po kështu hetuesit mësohet të kenë kërkuar pamje të kamerave të ndryshme që mund të gjendeshin në këtë zonë, për të parë qoftë persona të ndryshëm që mund të ngjanin me këtë person qoftë nga veshja, qoftë nga ngjashmëria etj. Ndërkohë mësohet se do të shikohen edhe pamjet e e ditëve të kaluara të regjistruara nga këto kamera si dhe ajo e pallatit për të parë nëse persona të dyshimtë apo me precedentë penalë kanë lëvizur pranë pallatit ku banon Zv/drejtori i Policisë së Tiranës Dorian Muça. “Personi në kamera duket si banor i pallatit pasi ai hyn qetësisht në shkallë. Duket se e njeh zonën dhe mendojmë se ka shkuar edhe herë të tjera. Dyshojmë se ka lënë një gjurmë”,- thanë dje hetuesit e çështjes.

 

Si ndodhi shpërthimi

Nga këqyrja e kryer nga ekspertët është konstatuar se lënda plasëse është vënë në pjesën e poshtme të derës së banesës së Muçës. Hetuesit pohuan se lënda plasëse mendohet të ketë qenë afërsisht mbi 300 gramë, dhe se mund të jetë aktivizuar përmes fitilit. Por shpërthimi i fuqishëm ka larguar provat e mundshme nga vendi i ngjarjes dhe do të pritet analiza e ekspertëve të laboratorit për të përcaktuar mënyrën e ndezjes së eksplozivit. Nga shpërthimi policia ka konstatuar se banesa e Muçës ka pësuar dëmtime serioze në brendësi të saj si në mure e dyer. Po ashtu dëmtime të banesave ka pasur në katin e katërt dhe në katin e gjashtë. Në këto banesa, janë shkulur tërësisht nga muret kasat e dyerve të blinduara.

 

Dy pistat e policisë për eksplozivin tek Muça

Pista kryesore dhe mbase e vetmja e hetimit të ngjarjes së mësipërme, sipas hetuesve, lidhet me detyrën që Muça mban që prej fillimit të këtij viti, kur u emërua në krye të hetimit të krimit në kryeqytet. Më parë ai kryente funksionin e Shefit të komisariatit nr.1, në kryeqytet dhe u gradua si nëndrejtori që ka në varësi hetimin e Krimit të Organizuar, Sektorin e Analizës dhe Informacionit Kriminal, si dhe Sektorin e Hetimit të Krimeve të Rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë së kryeqytetit, kanë nisur një seri kontrollesh banesash dhe verifikim të një numri të konsiderueshëm personash të dyshuar si të përfshirë në aktivitete kriminale. Gjatë orëve të natës, duke u gdhirë dita e djeshme, policia e komisariatit nr.2, dhe efektivë të tjerë të policisë së Tiranës, shoqëruan më shumë se 25 persona ndërsa në segmente të ndryshme rrugore u kontrolluan më tepër se 50 persona në automjete të ndryshme. Nga këta të fundit janë marrë më pas në pyetje nga oficerët e policisë ndërsa pjesa tjetër e të shoqëruarve janë lënë të lirë pasi ndaj tyre nuk ka pasur dyshime konkrete dhe nuk kanë pasur precedentë penalë. Dyshimet konkrete të hetuesve mësohet se janë orientuar në drejtim të konflikteve dhe përplasjeve të të mundshme që Muça mund të ketë pasur për shkak të detyrës.

Burimet thonë se një pistë mbetet mbi një grup kriminal, të goditur muajt e fundit nga Policia e Tiranës, të cilët njihen dhe janë të skeduar nga blutë, për aktivitetin e tyre kriminal, në drejtim të shitjes shpërndarjes e trafikimit të drogës, aktiviteteve të tjera kriminale e deri edhe në akvitizimin e lëndëve plasëse. Ky version hetimi, sipas burimeve të policisë, mbështetet në faktin se personat e arrestuar nga policia kanë debatuar e fyer rëndë efektivët e policisë në momentin e kapjes. Pista e dytë është ajo e një operacioni të zhvilluar në vitin 2008, për arrestimin e Ilir Pajës. Operacioni u krye në zonën e njohur si kryqëzimi i Farmacisë nr.10. Në këtë operacion, ku merrte pjesë edhe Muça, Paja është plagosur nga efektivët e policisë. Dashamir Biçaku

 

Nishani në shtëpinë e Muçës

Disa orë pas shpërthimit me eksploziv të ndodhur në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça, ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Ai është takuar me të dëmtuarin si dhe me krerët e hetimit të çështjes. Nishani mësohet se i ka lënë porosi që të informohet menjëherë për çdo zhvillim të mëtejshëm të kësaj ngjarjeje.

 

Policia e Tiranës: krimi për shkak të detyrës

Në reagimin e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në mëngjes rreth orës 02.40’, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, policia tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës. “Strukturat e policisë morën njoftim se është vendosur një sasi ekspozivi në derën e banesës së Zv/drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, Dorian Muça. Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertë më të mirë xhenierë, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialistë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale. Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intensivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona”,- tha policia në deklaratën e saj.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit