|
Atentat punonjesit te Ministrise se Financave
Publikuar me : 27.04.2011 Ne :
Kronike - 227 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE - Shantazh me eksploziv ne veture ndaj punonjesit te Drejtorise se Lojrave
te Fatit ne Ministrine e Financave, Ilir Çuli, 38 vjec. Ngjarja ndodhi dje ne mengjes rreth
ores dy te mengjesit, kur ne nje bllok pallatesh te reja, ne afersi te Kopshtit Zoologjik qe
ndodhet ne komunen e Farkes ne Tirane, ku degjua nje shperthim i forte eksplozivi, cka
beri qe banoret e zones te zgjohen te frikesuar.
Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimet e ngjarjes. Sipas
policise, lenda plasese ishe vene ne gomen e pare te vetures se markes Audi A 3,
me ngjyre gri me targa TR 95 91 S, e cila perdorej nga Ilir Çuli, 38 vjec, me banim ne
komunen Farke te Tiranes.
Automjeti ka qene i parkuar poshte pallatit te te demtuarit, ne afersi te Kopshtit Zologjik, ndersa persona ende te paidentifikuar, sipas burimeve te policise, kishin aktivizuar lenden plasese. Nga hetimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ne veture ishin vene rreth 100 grame lende plasese, ne pjesen e perparme poshte vetures.
Vete Çuli, i pohoi policise se nuk kishte pasur konflikte apo perplasje me ndonje person, gjate punes se tij per asnje motiv. Nderkaq, policia dyshon se ngjarja mund te kete lidhje me detyren e tij, si punonjes i Ministrise se Financave, ne Drejtorine e Lojrave te Fatit.
Deri me tani, pista kryesore, ne te cilat hedh dyshime policia, lidhet me ndonje ndonje konflikt te mundshem personal ose mbi ndonje hakmarrje qe mund te kete ne qender te saj problemet e punes se te demtuarit.
Policia ka marre deklarime te disa personave qe mund te kene dijeni mbi konfliktet e Çulit, si dhe dijeni mbi rrethanat e ngjarjes se mengjesit te djeshem.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 74 here.
Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko)
I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha.
22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|