Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Atentati i pamundur ndaj Lulzim Berishes

Publikuar me : 21.10.2011 Ne : Kronike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas vrasjes së Klodjan Saliut, drejtimin e organizatës kriminale tani e merr në dorë Endrit Dokle, i cili bashkëpunëtorin më të ngushtë ka Adriatik (Dritan) Colin. Menjëherë pas vrasjes dhe idesë se organizatori i saj është Lulzim Berisha, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli vendosin të kundërpërgjigjen duke vrarë kundërshtarin e tyre të pandehurin Lulzim Berisha. Për të realizuar vrasjen e të pandehurit Lulzim Berisha mendojnë të caktojnë ditën e 40 të vrasjes së shokut të tyre Klodjan Saliu, një ditë që në ritet tona për të vdekurit është ditë kujtimi për ta. Fillimisht kontaktojnë shtetasin G.G nga Tirana, shok i vëllait të Klodjanit i shtetasit Arjan Saliu me të cilin kishin qëndruar në burg në Itali së bashku, i cili mori përsipër të kryente vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha kundrejt shumës prej 100 mijë eurosh dhe me kusht që të pandehurit Dokle e Coli ti siguronin armët dhe makinën që do të përdornin…

Pas disa ditë pritje shtetasi G.G nuk bëri sipas organizatës asnjë orvatje për të vrarë Lulzim Berishën e në këto kushte atij i marrin, çelësat e makinës, sasinë prej 20 mijë euro dhe dy armët e zjarrit. Një javë para se shtetasi Klodjan Saliu kishte të 40-at e vdekjes, i pandehuri komunikon dhe takon në Durrës të pandehurin Altin Olloni, të cilit i kërkon t`i sigurojë dy vrasës me pagesë për të vrarë kundrejt shumës prej 100 mijë euro shtetasin Lulzim Berisha.

Ai e pranon ofertën e bërë nga i pandehuri Endrit Dokle e kështu pas dy ditësh nga biseda e lajmëron se kishte gjetur dy persona të përshtatshëm për të vrarë Lulzim Berishës për shumën e premtuar, e konkretisht të pandehurit Elvin Hoxhosmani e Alban Neli nga Burreli. Atyre iu vihen në dispozicionin mjetet dhe një fotografi të shtetasit Lulzim Berisha që kishte dalë me Klodjan Saliun. Pasi ishte errësuar ju tregojnë të pandehurve duke lëvizur në këmbë lokalin “C’era una volta” si dhe shtëpinë e të pandehurit Lulzim Berisha që ata të ishin të orientuar rreth lëvizjeve të tij për ta vrarë…

Më datë 05.04.2005, në të 40-tat e Klodjan Saliut, në kohën kur drejtuesi i organizatës Endrit Dokle e bashkëpunëtorët e tij Adriatik Coli, etj ndodheshin tek banesa e Klodjan Saliut, shtetasi Lulzim Berisha kishte dale nga lokali “C’era una volta”. Pas konstatimit dhe lajmërimit për këtë lëvizje të pandehurit Elvin Hoxhosmani, Alban Neli e Altij Nikolla kishin lëvizur me shpejtësi në drejtim të tij por kjo lëvizje e shpejtë ishte vënë re nga polici i qarkullimit rrugor dëshmitari Myftar Janxhari, i cili kishte ndaluar për kontroll. Në momentin e ndalimit nga dëshmitari të tre të pandehurit të frikësuar për praninë e policisë kanë braktisur makinën duke lënë brenda në makinë katër armët.

 

Zgjerimi i bandës së Dokles me anëtarë të rinj

Me dështimin për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha më datë 05.04.2005 në të 40-tat e Klodjan Saliut, tashmë organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle vendos të ndërrojë strategji duke u larguar nga Durrësi për në Tiranë. Për këtë më datë 13.04.2005 i pandehuri Adriatik Coli merr me qera së bashku me të pandehurin Endrit Dokle një banesë në rrugën “Komuna e Parsitit”. Kjo banesë kthehet tashmë si baza e organizatës kriminale që objektiv kryesorë kishte vënë vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Elvin Hoxhosmani e Alban Neli, të cilët nuk arritën të vrasin shtetasin Lulzim Berisha më datë 05.04.2005 pasi në çastet e fundit i ndaloi policia jashtë parashikimit të tyre, vazhdonin të lëviznin në këtë drejtim duke u orientuar nga të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Ata thërrasin në organizatë një bashkëpunëtorin e tyre nga Burreli, të pandehurin Selman Heti, i cili pasi kontakton me të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli pranohet prej këtyre të fundit, pasi ai i bashkëngjitet qëllimit të tyre për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Në mënyrë të vazhdueshme të pandehurit Alban Neli, Elvin Hoxhosmani e Selman Heti lëviznin nga Tirana në drejtim të Durrësit për ditë me qëllim për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Këta të pandehur jetonin nga pagesat që i bënin të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli, banonin në shtëpinë e marrë me qera po prej tyre, dhe sigurisht kryenin detyrat e caktuara.

 

Heti do godasë Berishën i vetëm

I pandehuri Selman Heti vendos që ta godasë vetëm nga afër shtetasin Lulzim Berisha duke përdorur kështu një plan të ri ndryshe nga e kaluara, e për këtë atij i premtohet një sasi prej 100 mijë eurosh. Informacionet lidhur me lëvizjet e shtetasit Lulzim Berisha do ti vinin nga i pandehuri Elvin Hoxhosmani që do e shoqëronte për në Durrës ndërsa Elvinin për informacion do ta ndihmonte i pandehuri Sardjan Sulejmani, banor i qyetit Durrës i inkuadruar në organizatën kriminale që kur këtë organizatë po e drejtonte i pandehuri Endrit Dokle.

 

“Karremi” për Indrit Taullain

Përpara se të vënë në jetë këtë plan të ri lidhur me vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli mendojnë të kontaktojnë me Lulzim Berishën me qëllim që ai të gënjehet prej tyre, e te lëvizë lirshëm. Kjo ide realizohet pasi i pandehuri Endrit Dokle nëpërmjet dëshmitarit L.K mundëson në Tiranë një takim me të pandehurin Indrit Taullai. Të pandehurit Indrit Taullai ja bëjnë të qartë se nuk kanë ndërmend të konfliktohen me ta në të ardhmen, premtim, i cili sigurisht i përcillej shtetasit Lulzim Berisha. Por të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli nga ana tjetër ishin duke u mobilizuar për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha. Në darkë pas takimit me Indrit Taullain, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli në shtëpinë ku rrinin bisedojnë me të pandehurit Selman Heti e Elvin Hoxhosmani që dita e nesërme do të ishte ditë e favorshme për të goditur Lulzim Berishën pasi ai mund të dale tashmë lirshëm tek lokali i tij “C’era una volta” në Durrës.

 

Vrasësit iu bllokua pistoleta para fytyrës së Berishës

Rreth orës 10.30 shtetasi Lulzim Berisha ishte në shoqërinë e kushëririt të tij I.M dhe K.H para lokalit të tij në Durrës. Kjo lëvizje vihet re nga Elvin Hoxhosmani, i cili lajmëron Selman Hetin që ndodhej aty afër. Ky i fundit menjëherë i afrohet në këmbë shtetasit Lulzim Berisha dhe nga një distancë e shkurtët e qëllon me pistoletë disa herë duke i shkaktuar atij disa plagë, por njëkohësisht duke plagosur edhe dëshmitarëve Isuf Morina e Kujtim Haxhia. I pandehuri Lulzim Berisha duke bërtitur nga dhimbja e plagëve rrëzohet në tokë dhe i pandehuri Selman Heti i afrohet për ta goditur nga afër, por pa rezultat pasi atij i bllokohet arma. Në këto kushte si i pandehuri Selman Heti ashtu dhe i pandehuri Elvin Hoxhosmani, i cili ndodhej më larg tij largohen duke shkuar në Tiranë për tek baza e organizatës në rrugën “Komuna e Parisit” ku i prisnin të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Shtetasi Lulzim Berisha e dy të plagosurit e tjerë dërgohen për mjekim në spitalin e qytetit Durrës. Edhe kjo përpjekje me datë 05.05.2005 për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha dështoi.

 

 

 

Atentati i tretë ndaj Lulzim Berishës

Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle edhe pse plagosi shtetasin Lulzim Berisha me datë 05.05.2005 nuk resht përpjekjet e saj për ta eliminuar atë fizikisht. I pandehuri Endrit Dokle,të pandehurit Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti e Alban Neli i inkuadron plotësisht në organizatën kriminale që drejtonte duke ju vënë si pikësynim kryesorë vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Të ardhurat për shpenzimet që kishin të gjitha këto sipërmarrje të organizatës siguroheshin nga trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në ditë në vijim i bashkohen organizatës në radhët e saj të pandehurit Kujtim Buna e Spartak Kalthi. I pandehuri Kujtim Buna ishte vëllai i kunatit të të pandehurit Endrit Dokle, ndërsa i pandehuri Spartak Kalthi ishte bashkëpunëtor i të pandehurve Elvin Hoxhosmani, Selman Heti e Alban Neli nga Burreli. Në vijim për organizatën kriminale krahas trafikimit të lëndëve narkotike objektiv kryesorë ishte vrasja e Lulzim Berishës dhe në këtë kuadër në mënyrë të vazhdueshme të pandehurit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti e Alban Neli dhe Spartak Kalthi në bashkëpunim me të pandehurin Sardjan Sulejmani shkonin në Durrës dhe bën përpjekje për ta vrarë. Në vijim organizata kriminale ka blerë këtë automjet me qëllim për t`i shërbyer lëvizjes së tyre në drejtim të arritjes së qëllimit kriminal për vrasjen e kundërshtarit të tyre Lulzim Berisha, pasi ky mjet mund të kamuflohej siç dëshmon i pandehuri Adriatik gjoja si për reklama, apo transport mallrash pasi ishte i mbuluar nga mbrapa dhe kishte derë të pasme nga e cila në një rast në muajin gusht 2005 doli i pandehuri Spartak Kalthi por nuk arriti të vriste të pandehurin Lulzim Berisha për shkak të largimit të këtij të fundit.

 

Pazaret e drogës në Itali, ndahet “Banda e Durrësit”

Pas vrasjes së Erion Lames, në muajin qershor 2002 lirohet nga burgu shtetasi Klodjan Saliu si dhe vjen nga Gjermani pas dënimit për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike i pandehuri Lulzim Berisha. Gjatë qëndrimit në Itali pas vrasjes së Marsel Sotirit në vitet 1999-2000 organizata kriminale ishte marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2000 mes dy drejtuesve kryesorë dhe disa prej anëtarëve të organizatës kishin lindur kontradikta lidhur me ndarjen e fitimeve nga aktivitetet e mësipërme. Këto kontradikta ishin mbajtur në hije për shkak të situatës së krijuar në gjirin e organizatës ku i pandehuri Lulzim Berisha arrestohet në Itali në vitin 2000 dhe ekstradohet në Gjermani pasi ishte i dënuar në mungesë, ndërsa shtetasi Klodjan Saliu ndalohet dhe po hetohet i dyshuar për ngjarjet e datave 29.10.1998 e 09.07.2000 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Me lirimin e dy drejtuesve të organizatës kriminale në vitin 2002 këto kontradikta bëhen prezente edhe tek anëtarët e tjerë të organizatës ku ftohen ata të pozicionohen sipas dëshirave me të pandehurin Berisha apo me Klodjan Saliun. Në këtë situatë bashkëpunimit katër vjeçar midis Lulzim Berishës dhe Klodjan Saliut po i vinte fundi.

Këtë situatë Adriatik Coli e ka përshkuar në këtë formë: “…Në vitin 2002, një javë përpara se te dilte Klodi nga burgu ishte kthyer dhe Lulzim Berisha. U kthye nga burgu në Gjermani. Kur marrim vesh që është kthyer Lul Berisha, pas 2-3 ditësh i shkojmë për vizitë. Pas një jave del Klod Saliu nga burgu…. Me porosi të Indrit Taullait, unë dhe Endrit Dokle nisemi për në Tiranë. Vijmë tek lokali “P.P” që ndodhet tek Rruga Elbasanit dhe takojmë M. me Tatuazhe, ish-shoferi i G.R. Pas foli me Endritin, M. me Tatuazh nxjerr nga bagazhi katër skorpjons. Endrit Dokle i jep lekët dhe kthehemi për në Durrës tek shtepia Klodit. Pasi vijmë tek shtëpia e Klodit takojmë Indrit Taullain dhe i japim katër armët. Indriti merr një nga skorpionsat dhe e bën provë. Thotë që janë në rregull. Pas 2-3 ditësh vjen Lul Berisha, Indrit Taullai për vizitë tek shtëpia e Arjan Saliut. Mora vesh më vonë se kanë biseduar për lekët që kishin punuar në Itali me drogë dhe për gjëra të tjera. Klodi i kishte thënë Lul Berishës që tani çdo njeri të shohë punën e vet. Luli kishte rënë dakord. Klodjan Saliu thërret Endrit Doklen dhe i thotë që edhe ti shiko punën tende…”.

 

 

Vrasja e Klodjan Saliut në autostradën Durrës-Tiranë

Nga mesi i vitit 2002 organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Lulzim Berisha dhe Klodjan Saliu ndahet në dy pjesë. Rreth Lulzim Berishës rrinin Indrit Taullai e Plaurent Dervishaj. Rreth Klodjan Saliut rrinin Endrit Dokle, Adriatik Coli, etj. Dy grupimet, tashmë të pavarur nga njëri tjetri, merren me trafikim të lëndëve narkotike dhe për një periudhë të gjatë mes tyre nuk kishte kontradikta ashpra, por mosmarrëveshje të zgjidhshme. Kontradiktat mes tyre filluan kur shtetasi Klodjan Saliu u vra në datë 26.02.2005 dhe sipas bashkëpunëtorëve të tij, të pandehurve Endrit Dokle e Adriatik Coli këtë vrasje e ka kryer grupimi kriminal i drejtuar nga i pandehuri Lulzim Berisha.

Në dëshminë e tij Coli ka treguar se gjatë viteve në vijim marrëdhëniet mes dy ish-miqve ishin të ndara, por korrekte. Në disa raste që disa nga anëtarët e rinj kanë krijuar incidente me Lulzim Berishën, ka ndërhyrë Klodjan Saliu dhe i ka sheshuar. Ai ka porositur disa herë anëtarët e organizatës që të mos krijonin incidente. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Lulzim Berisha. Por në fillim të vitit 2005, vetëm pak kohë përpara vrasjes së Klodjan Saliut një personazh tjetër ka ndërhyrë duke trazuar disi situatën. Për këtë Coli ka thënë: “…Nga fundi i muajit janar 2005 merr në telefon L.K, Klodjan Saliun dhe i thotë që të takoheshim. Unë çova Klodin dhe më tha ti prit këtu jashtë. Pas një muhabeti rreth 1-1.5 orë, më thërret Klodi. Futem brenda dhe takoj L.K. Klodi nxjerr një pistoletë izraelite (Xherika) dhe i thotë na merre e fute në brez se na e dha dhuratë. “Ma ka kërkuar dhe Lul Berisha, por nuk ia dhashë”,- më tha ai. Në atë moment ndahemi me L.K dhe hipim tek benzi. Aty më thotë Klodi që L.K i kishte thënë që duhet të vrasim Lulzim Berishën. Me ne ishte dhe Endrit Dokle dhe Altin Begu… Bisedojmë për bisedën që kishte bërë Klodi dhe Shkëlqimi i thotë: Jo, s’ke për ta vrarë sepse Lulzim Berisha ka ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe është turp ta vrasim. Nesër, pasnesër do të flasë bota. Shkëlqimi i thotë Klodit lërë L.K se është intrigë…

Atë dite që u vra Klodjan Saliu, në drekë kishte përcjellë ortakun italian për në Rinas dhe duke u kthyer i prishet makina. Më merr në telefon dhe me thotë hajde se më është prishur makina. Atë dite kishte dhe ndeshje, luanim kalceto tek hyrja e Durrësit. I çoj makinën dhe i them Klodit se kemi ndeshje sot. Pas ndeshjes i them Klodit ca do bëjmë: do ikim pimë kafe apo ikim në shtëpi? Klodi thotë do iki në shtëpi se jam i lodhur…

Klodit i vjen një sms nga e dashura e vet, I.I që ndodhet në Tiranë dhe i thoatë eja më merr. Unë ndodhesha në shtëpinë time. Më merr në telefon Endrit Dokle dhe me thotë që ka bërë aksident Klodi, me makinë. Më tha shko e merr vesh tek spitali në Durrës që ndodhet afër policisë se mos është Klodi atje se unë sapo u nisa nga shtëpia e tij në Tiranë. Në Durrës më thonë që i plagosur ishte nisur në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Nisem drejt spitalit kur më merr përsëri Endrit Dokle dhe më thotë që Klodi më duket se ka vdekur. Arrij në Spitalin Ushtarak dhe e gjej Endrit Doklen duke qarë. Pyesim policët si është gjendja e Klodit. Ishte mjeku dhe dy të tjerë të veshur me uniforme, nuk e di çfarë ishin. I pyet nëse është gjallë apo ka vdekur se është vëllai jonë. Ai (doktori) për të ulur tensionin thotë merreni shtruar se ai ka vdekur. I lutemi mjekut për ta parë. Ishte i zhveshur dhe kishte plumba në qafë, në gjoks, shpatull dhe poshtë në këmbë. Dalim jashtë, ndenjëm pesë minuta. Në atë kohë merr Endrit Dokle, L.K, dhe i thotë se Klodin e kanë vrarë. Ai vjen me benzin e tij Regina dhe na takon. Ai na thotë e di se kush e ka vrarë. E bëri Lulzim Berisha. Në atë kohë unë dhe Endrit Dokle hipëm tek makina e L.K. Unë mbara, Endriti para. Ai filloi duke thënë se e 100 perqind e ka vrarë Lulzim Berisha. Unë i thashë se nga di ti që e ka vrarë Lulzim Berisha. Ai tha e di unë dhe nuk dha shpjegime të tjera. Nga aty nisemi për në Durrës. Shkuam tek vendi i ngjarjes ku takuam M.Gj, polici i Shijakut që thotë se kanë gjetur vetëm gëzhojat…”.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit