Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Atlete, dhe jo vetem… Femrat me joshese te sporteve

Publikuar me : 11.02.2012 Ne : Sport - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Është një listë e pafund e femrave atlete vërtet tërheqëse dhe joshëse në botë. Atlete të mirënjohura si Maria Sharapova, Danisa Patrik dhe Lindsi Von janë baza e kësaj liste. Gra të bukura, të suksesshme dhe të një profili të lartë.

Por shumë atlete të tjera, më pak të njohura, janë prezantuar gjithashtu në përpjekje për t’u bërë “marka” të njohura. Në fakt, “markë” mund të jetë pak e ekzagjeruar, por është pak i çuditshëm fakti se sa shumë njerëz njohin emrat e një çiklesteje me kohë të pjesshme nga Australia apo e një kërcimtareje patinazhi në akull e cila është tërhequr në vitin 2001. Ndoshta i dini emrat e tyre, por nuk i keni parë kurrë në veprim. Më poshtë një listë e tyre.

 

Çikliste

Niki Gudeks është një dizenjuese dhe ndonjëherë modele, të cilën revista për meshkuj FHM e cilësoi si një nga gratë më joshëse në botë në vitet 2002-2006. Ajo duket se përfshihet në çdo listë sepse… Gudeks është gjithashtu një çikliste nga Australia, e cila merr pjesë çdo vit në kampionatet që zhvillohen në vendin e saj.

 

Ski në akull

Bukuroshja gjermane, Ani Friesinger ka punuar për vite si modele me kohë të pjesshme. Ajo s’u druajt për t’u zhveshur për revistën gjermane “Stern” që e bëri një simbol në vendin e saj, Gjermani. Por ajo nuk është thjesht një “seks simbol”…

Friesinger është gjithashtu një nga femrat më të mira në “ski në akull” dhe ka fituar pesë medalje olimpike (tre ari, dy bronzi) dhe 30 në kampionatet botërore (16 ari, 12 argjendi, 2 bronzi).

 

Boksiere

Natasha Ragosina është një bukuroshe nga Kazakistani, 185 cm e gjatë, e cila shpesh modelon, më tepër për të promovuar punën e përditshme. Por ajo është e njohur më tepër si boksiere e pamposhtur dhe aktualisht e renditur në vendin e parë në botë në peshat e mesme për femra. Ajo përfaqëson Rusinë dhe është femra që ka mbretëruar më gjatë në këtë kampionat.

 

Garat me motor

Stejsi Mekmahon është një modele australiane dhe që merret me fitnes. Shumë atletë përdorin suksesin e tyre për t’iu futur modelimit, por Mekmahon ka bërë të kundërtën, nga modelimi ka kaluar në sporte. MekMahon është e re në garat me motorë GMC.

Ajo ka modeluar për kalendarë garash në të shkuarën dhe GMC-ja i ofroi pjesëmarrjen në garë, duke menduar se një modele me motor do të ishte një gjë shumë e mirë për kompaninë. Dhe MekMahon e ka marrë seriozisht.

 

Kërcimi në akull

Ana Semenoviç është një këngëtare ruse, aktore dhe modele. Mes punëve të saj të shumta janë: moderatore sportive, televizive, opinionist dhe gjithashtu pjesë e emisioneve televizive ruse. Dhe është vërtet e plotësuar sepse Semenoviç është gjithashtu një ish-kërcimtare në akull, e cila ka marrë pjesë në garat evropiane dhe botërore, 1998 dhe 2000. Ajo u detyrua të tërhiqej pas një dëmtimi në vitin 2001.

 

Kërcimi së larti

Viki Parnov është një ruse e apasionuar pas modës, por ndonjëherë edhe modele.

Por arsyeja që ajo ka një trup aq të mirë është sepse Parnov është sepse është një atlete e kërcimit së larti me shkop dhe vjen nga një familje atletësh e klasit botëror.

 

 

Tenistja

Bukuroshja serbe Biba Goliq ka ndjekur Universitetin e Teksasit dhe Institutin Teknologjik të Ilinoisit. Në vitin 2005 u cilësua një nga gratë më joshëse të sporteve dhe fitoi çmimin përzgjedhur nga meshkujt si “atletja më joshëse”. Dhe kjo, sepse Goliq është një nga fytyrat më të njohura të tenisit. Ajo po përpiqet të kalojë në karrierën e aktrimit.

 

Golfi

Ana Rouson është një modele 30-vjeçare që e filloi punën kur ishte 16: ishte një nga finalistete për konkursin e fytyrave të reja në revistën australiane “Dolly”. Por ajo s’është vetëm modele.

Rauson është gjithashtu një lojtare e golfit dhe në vitin 2004 garoi si profesioniste. Ajo ka marrë pjesë edhe më pas në vitet 2005, 2007 dhe ka dalë fituese në vitin 2008.

 

Vrapimi

Lerin Franko është një mbretëreshë bukurie paraguajane e cila mori pjesë në konkursin Miss Universi në 2006-n. Ajo është gjithashtu një modele. Por nuk është e njohur vetëm për fytyrën e saj të bukur. Franko është gjithashtu një atlete e vrapimit me pengesa. Ajo ka marrë pjesë në lojërat Olimpike në Athinë në 2004-m dhe në Pekin në 2008-n, ndërsa tani përgatitet për vajtjen në Londër.

 

Patinazh

Bukuria dhe ngjashmëria me princeshën e Monakos, Grejs Kelli, e ka bërë bjonden nordike Kira Korpi, një yll ndërkombëtar. Por ajo është edhe një patinatore profesioniste që në moshën 23-vjeçare kishte marrë pjesë në dy Olimpiada. Ajo nuk ka marrë medalje por është dy herë kampione kombëtare e Finlandës dhe ka marrë dy herë medalje bronzi në kampionatet evropiane.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 57 here.
Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e MyzeqeseLojtaret e Apolonise duke festuar Edmond Sufaj Skuadra e Apolonisë së Fierit triumfoi në ndeshjen shtesë ndaj Lushnjes me rezultatin 3-0, duke siguruar qëndrimin në superligë. Apolonia shënoi golin e parë në minutën e 27-të të pjesës së parë me anë të Ribës.   Rasti fatal Në minutën e 34-ët, arbitri dha penallti për Lushnjën, por Çela gaboi nga pika e bardhë. Kjo do të rezultonte fatale për skuadrën e Lushnjës, e cila nuk mundi dot të shënojë në minutat...Lexo te gjithe artikullin »


» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”
» Superliga, tension ne Peqin, qellohet me arme

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit