Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Avokatet e Metes Ekspertet kompetente, u provua montazhi. Prifti Nuk me trembni dot

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Politike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Avokatët mbrojtës të Ilir Metës, Petrit Serjani dhe Spartak Braho, kanë kundështuar dje deklarimet e deputetit Dritan Prifti në lidhje me takimin e zhvilluar mes tyre dhe ekspertëve të videos dy ditë përpara publikimit të konkluzioneve në gjykatë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy avokatët kanë pohuar se do e ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

“Jam njohur me deklarimet e z. Dritan Prifti që pretendon se unë në cilësinë e avokatit të Ilir Metës jam takuar me ekspertët, të cilët janë ngarkuar nga Gjykata e Lartë për ekspertimin e çështjes Ilir Meta-Dritan Prifti duke precizuar në këtë deklaratën si vendin, kafe “Evropa”, ashtu edhe ditën, e shtunë paradite. Jo vetëm që nuk është e vërtetë që jam takuar me të tre ekspertët në ambientet e kafe “Evropës” por jam përpjekur që të kryej detyrën time të mbrojtjes si avokat dhe ta përmbush detyrën time në respekt të etikës dhe disiplinës ligjore”,- tha avokati Serjani. Ai pohoi se nuk është takuar me ekspertët dhe se do të marrë hapa të mëtejshëm ligjore për këtë çështje.

Ndërkohë avokati Spartak Braho mbrojti ekspertët duke thënë se “njëri ka mbaruar në Montpelie në Francë, tjetri ka mbaruar në Milano, kurse eksperti i tretë audio është ekspert me një eksperiencë të gjatë, i përdorur nga Prokuroria e Përgjithshëm kur ajo ka pasur nevojë për ekspertime”. Braho ka pohuar se ekspertët shqiptarë kanë qenë në një mendje me ekspertin amerikan kur kanë thënë se në orë nuk gjendet asnjë video me Ilir Metën. “Një nga konkluzionet e tjera të rëndësishme të ekspertizës është konstatimi në laptop, prova e prokurorisë, prova e z. Prifti në bisedën e regjistruar në këtë laptop kishte ndërhyrje të shumta. Ndërhyrje që qëndronin në tre çështje: Së pari kishte dhjetëra ndërhyrje të bërë me aparatura elektronike. U konstatuan ndërhyrje veçanërisht në fashën zanore të dëgjueshmërisë së videos së transmetuar. U konstatuan 9 ndërhyrje që lidhen me të famshëm tik-tak të orës, veçanërisht në pjesët e nxehta të asaj bisedës të pretenduar ku tik-taku nuk ishte në origjinalitet”,- tha Braho. Të dy avokatët e Metës kanë kundërshtuar kërkesën e Priftit për një ekspertim tjetër të videos nga një vend i BE-së.

 

Prifti: Nuk më trembni dot me kërcënime

Në një deklaratë për shtyp deputeti Dritan Prifti reagoi lidhur me deklaratat e avokatit të Metës se do ta hidhte në gjyq: “Nuk ka kërcënim në botë që më tremb mua të them të vërtetën. Kërcënimi i avokatit të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh. Dy gazeta të përditshme kanë botuar në faqe të parë takimin e Serjanit me ekspertët e gjyqit Meta para se ta bëjë unë këtë citim. Ekspertët e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Angli kanë prova dhe ekspertizën për mashtrimin e ekspertëve të

 

Meta: E vërteta e videos me Priftin

Një ditë pas publikimit të videos, më datë 12 janar të këtij viti, Ilir Meta, ende në detyrën e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka dalë në konferencë për shtyp duke shpjeguar bisedën me Priftin. Ai nuk e ka mohuar zhvillimin e bisedës, por ka pohuar se i është ndryshuar konteksti. Duke pretenduar se i janë lexuar gabim buzët, Meta ka dhënë shpjegime për të gjitha pjesët e videos.

 

Për koncesionin

Ky përgjim vërtitet rreth një ndërhyrjeje të realizuar gjoja nga personi im për interes të një kompanie të caktuar lidhur me një tender për dhënien me koncesion të hidrocentralit Egnatia-Shushica në lumin e Gostimës. Dua t’ju bëj të ditur se ky tender është hapur në këtë Ministri që në 30 prill të vitit 2008, në të cilin kanë marrë pjesë tre bashkime shoqërish të ndryshme, pra tre konkurrentë. Kjo procedurë tenderimi dhe vlerësimi për dy vjet ka qenë e bllokuar, për arsye se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i Ministrisë kishte skualifikuar një nga konkurrentët, për arsye të konfliktit të interesit.

 

Për personin e quajtur Gimi

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, i cili përmendet edhe në këtë përgjim dhe ledhatohet me emrin Gimi, në mënyrë zyrtare, pasi ka konsumuar pretendimet në emër të kompanisë në këtë Ministri, pasi ka vërejtur zvarritje dhe mos protokollim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila kërkonte që kjo kompani të merrte pjesë në garë pasi ishte një gjyq që ishte fituar, duke hasur në vështirësi në këtë drejtim në këtë Ministri, është drejtuar te unë si Zv.Kryeministër, por edhe si kryetari i LSI, për shkak se ministri i asaj kohe ishte përfaqësues i kësaj force politike, me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, që kërkonte që kjo kompani të kualifikohej dhe të vlerësohej, duke ngritur pretendimin se të gjitha këto zvarritje ishin të padrejta dhe të pandershme, dhe ishin të qëllimshme në dëm të kësaj kompanie. Dhe unë thjesht këtë shqetësim dhe këtë problem ia kam pozuar ish-ministrit, duke kërkuar që thjesht të respektohej vendimi i Gjykatës së Apelit.

 

Për tenderin

Ky tender nuk kishte përfunduar së vlerësuar dhe së shpalluri fituesi, natyrisht për shkak të respektimit të vendimit të Gjykatës, kompania në fjalë, për të cilën pretendohet se ka pasur një përpjekje për ta favorizuar nga ana ime, është vlerësuar duke respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit, por është skualifikuar për arsye të kritereve ekonomike dhe pikërisht ky është vendimi i 25 tetorit të këtij viti, ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vendosur skualifikimin e bashkimit të përkohshëm të shoqërive, nuk po i përmend të gjitha emrat për arsye etike, por ky dokument do të jetë në dispozicion të prokurorisë dhe të gjithë institucioneve të ligjit, dhe ka kualifikuar në vend të parë një bashkim tjetër të përkohshëm, të cilit prapë nuk po ja përmend emrin.

 

 

Shifra 700

Unë nuk e di se çfarë është ajo 700 sepse unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për interpretimin që i bëhet buzëve të mia dhe as për përkthimin nga shqipja në shqip… Sot në mëngjes kam marrë një mesazh nga personi, të cilit i përmendet emri edhe në këtë bisedë e që ka qenë këshilltar i kompanisë në fjalë, ku ai thotë: “Ju kam thënë që dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga zvarritja dhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës është 700 mijë euro”.

 

Meta-Prifti, teksti i bisedës së përgjuar

Më 11 janar të këtij viti u transmetua një video ku shfaqej biseda mes Ilir Metës, Zv/kryeministër, ministër i Energjetikës, Kryetar i LSI-së dhe Dritan Prifti, deputet i LSI-së, ish-ministër i Ekonomisë. Në bisedë flitej për një koncesion në fushën e energjetikës, një kontratë karburantesh, një emërim në administratë dhe disa çështje të tjera. Mes tyre përmendet edhe emri i kryetares së Gjykatës së lartë, Shpresa Beçaj dhe fakti që ajo i kishte një nder borxh “pushtetit” pasi i kishte emëruar vajzën. Më poshtë teksti i plotë i bisedës:

 

Personazhet e bisedës janë: Ilir Meta – Zv/kryeministër dhe ministër i Energjetikës, Kryetar i LSI-së

Dritan Prifti- Deputet i LSI-së, ish-ministër i Ekonomisë

Gimi- Agim Çupi, pronar i firmës “Egnatia”

Shpresa – Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj vajza e së cilës është emëruar në ambasadën tonë në OSBE, Vjenë

 

TAKIMI MES METES E PRIFTIT

Meta – Çfarë thotë puna?

Prifti – Mirë.

Meta – Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, numrin e telefonit?

Prifti – Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je?

Meta – Të mos…

Meta – Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me nge, mua m’u bë si presion, por është e kotë.

Prifti – …ishte tek unë një ditë më përpara.

Meta – Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?

Prifti – Po jo çfarë problemi të ketë.

Meta – Pse të bëhesh? E vë re që shpeshherë me njerëzit…çfarë të keqe ka?

Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!

Meta – Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti – …Nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.

Meta – Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k****

Prifti – Po varja.

Meta – Çfarë të keqe ka?

Prifti – Jo të keqe nuk ka.

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta – I gjen një zgjidhje.

Prifti – Për kë?

Meta – Tur Hajdarin

Prifti – Turin, ëhë.

Meta – Turi Hajdarin, e para.

Meta – E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë.

Prifti – Pa diskutim që do ta bëjmë.

Meta – E treta.

Prifti – Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta – Me letra.

Meta – E treta, me ‘Albpetrolin’ çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti – Do ta zgjidh, mos ki merak

Meta – Zgjidhe pra!

Prifti – Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën …

Meta – Po mirë, anuloje, pse se bën? Anuloje!

Meta – Gjeje!

Prifti – Po të flas dhe një herë me Armon.

Meta – Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.

Meta – Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.

Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj etj.

Meta – Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7 perqind. Nuk e di se çfarë bëre me atë të.

Prifti – Nëse ju mendoni.

Prifti – Këtu ka një problem.

Meta – Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata

Meta – Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.

Prifti – T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?

Meta – Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.

Meta – Këtë problem a kam analizuar, e kam të…

Prifti – Unë di që në Apel e kanë fituar apo jo?

Meta – E kanë fituar në Apel.

Prifti – Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.

Meta – Absolutisht po, Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.

Prifti – Po u them çunave këtu.

Meta – Gimi më tha mua, nga ana ime 700.

Prifti – Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi i fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.

Meta – Alo Gimi, si kalove mire? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).

Prifti – Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, një letër, jo ti po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll.

Meta – Po le ta bëjnë prapë

Prifti – Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.

Meta- Jo,jo, është…probleme të ndryshme, por emrin im dhe …prandaj them që duhet bërë.

Prifti – E mbyllëm atë muhabet

Meta – Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.

Meta – Bisedova edhe me Doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?

Prifti – Këtë e di

Meta – Duhet me pas shume kujdes…se Prokuroria e hap…me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak

Meta – për këtë ( hidrocentralin) mbaroje sot që të jenë gati

Prifti – Sot…

Meta – Janë gati.

 

 

Ekspertët: Video nuk është origjinale, nuk dëgjohet zëri

Dy ditë më parë tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë deklaruan se video Meta-Prifti nuk është origjinale, ajo nuk dihet ku është filmuar dhe personat që shfaqen me zë e figurë në të nuk dëgjohet dot se për çfarë po flasin. Ekspertët pranuan se ora shërben për të regjistruar, por thanë se në të nuk u gjendën pjesë të videos në fjalë. Ata nuk mundën të përcaktojnë nëse video është hedhur nga ora në kompjuter. Një pyetje tjetër e gjykatës ishte nëse video është e montuar ose nëse është ndërhyrë në një farë mënyrë në të. Për këtë ekspertët thanë: “Në mungesë të një file origjinal me përmbajtje audio-video Meta-Prifti në orë, nga ekzaminimi u konstatua ndërhyrje dhe mbivendosje të mundshme në file-n e gjetur në Lap-Top. Tik-takut i orës është i linearizuar në gjithë gjatësinë e tij me sekondat e time-line. Në minutën 11:25 siç shikohet në grafikun më poshtë, konstatohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tiktak (tepër), jo në harmoni me tik-tak-et e tjerë. Në minutën 12:35 vihet re sërish një tik-tak i mbivendosur. Duke parë deformimet anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme, konkludojmë se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh”.

Ekspertët pohuan se ata nuk mund të dëgjonin bisedën pasi kishte shumë zhurmë. “Raporti teorik sinjal/zhurmë, që nuk mund të lejojë kuptimin e artikulimit të fjalëve të bisedueseve është nën 10dB. Shkencërisht është pranuar se ka kuptueshmëri të sinjalit audio, kur raporti sinjal/zhurmë, mesatar dhe i pjesshëm i kalon 10 dB. Cilësia e sinjalit audio të fajlit “PICT0008.avi” është e keqe dhe sa vjen e përkeqësohet. Një nga shkaqet kryesore mund të jetë rënia e baterisë (voltazh/amperazh) së brendshme, pasi nga fundi i regjistrimit, aty ku pasqyrohet biseda “Meta – Prifti” objekt ekspertimi, sinjali audio bëhet shumë i dobët, kurse zhurmat rriten”,- thuhet në ekspertizën e lexuar dje në gjykatë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit