Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Avokati i Popullit, komisioni degjon kandidatet

Publikuar me : 13.12.2011 Ne : Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Në një seancë maratonë, komisioni ad-hoc socialist që do të përzgjedhë kandidaturën e Avokatit të Popullit ka dëgjuar dje 12 pretendentët për këtë pozicion. Ashtu siç ishte paralajmëruar, dëgjesa publike është zhvilluar e hapur për mediat në një prej ambienteve të një universiteti privat në Tiranë dhe secili prej kandidatëve ka shpalosur për 25 minuta vizionin e tij për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në këtë kohë përfshihej 15 minuta fjalim i lirë dhe 10 minuta u shfrytëzua nga anëtarët e komisionit të përzgjedhjes për të drejtuar pyetje të ndryshme që lidhen me funksionimin dhe veprimtarinë e drejtuesit të institucionit. Në orën 9:30 të mëngjesit të djeshëm të gjithë anëtarët ishin të pranishëm në një sallë të përbashkët për të marrë pjesë në hedhjen e shortit që përcaktoi radhën se si do të shpalosnin vizionin e tyre. Gjysmë ore më vonë nisi dëgjesa publike me kandidatin Kesnofon Krisafi dhe përfundoi me Sokol Hazizajn.

Në fund të kësaj dëgjese, anëtarja e komisionit përzgjedhës, Eglantina Gjermeni, vlerësoi prezantimet e kandidatëve dhe sqaroi hapat që do të ndiqen më tej. “Kjo dëgjesë publike të jemi të sinqertë nuk na e lehtësoi punën, përkundrazi përzgjedhja e Avokatit të Popullit bëhet vërtet më e vështirë pas dëgjimit të çdo njërit të interesuarve që përgjithësisht ishin mbresëlënëse. Komisioni do të përgatisë një raport të hollësishëm, të plotë, për 12 kandidaturat dhe do të shpallë kandidaturën fituese ditën e enjte datë 15 dhjetor në orën 15:30”, – sqaroi Gjermeni, njëherësh anëtarë e Kryesisë dhe deputete e PS-së.

Ajo garantoi në emër të komisionit që do të lexojnë me vëmendje dhe do të diskutojnë lidhur me çdo prezantim që ju dorëzua këtij komisioni. Përfaqësuesja e komisionit ad-hoc garantoi gjithashtu “qoftë kandidatët, qoftë opinionin publik në vazhdimësinë e transparencës në përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë për Avokatin e Popullit”. Secili prej anëtarëve mori një kopje të prezantimeve të kandidatëve.

Gjatë gjithë procesit të dëgjimit publik, ishte i pranishëm dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili në asnjë moment nuk është larguar nga salla. Në një prononcim për mediat, kryesocialisti vlerësoi se procesi flet vetë për transparencën dhe cilësinë e tij. “Unë në rolin e dëgjuesit bashkë me të tjerët këtu jam i mbresuar nga serioziteti i atyre që kanë paraqitur deri tani vizonin e tyre për Avokatin e Popullit. Dhe u qaj hallin anëtarëve të komisionit sepse do të kenë një zgjedhje të vështirë për të bërë, pasi kandidaturat janë profile të ndryshme, por në përmbajtje kanë profesionalizëm, kanë seriozitet dhe japin shenja shumë domethënëse që janë në lartësinë e sfidës”, – deklaroi Rama. Gjithashtu, në këtë dëgjesë publike ishin të pranishëm dhe deputetë të grupit parlamentar socialist, ambasadori i BE, Etore Sekui, ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, përfaqësues nga OSBE, ambasada e britanike dhe ajo italiane. Komisioni përzgjedhës do të zhvillojë disa mbledhje të tjera përpara nxjerrjes së kandidatit përfundimtar.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit