Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Politike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ka nisur rreth orës 10:00 seanca dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për kreun e Avokatit të Popullit.
Në seancën e dëgjesave janë parashikuar 15 minuta kohë për secilin kandidat, i cili do të paraqesë vizionin për institucionin dhe funksionin e Avokatit të Popullit.
Pas dëgjesave të 12 kanditatëve, procedura parashikon rreth 10 minuta pyetje që u drejtohen kandidatëve nga komisioni i përzgjedhur nga Partia Socialiste.
Radha e shpalosjes së vizionit të secilit kandidat u përcaktua nga një short i hedhur paraprakisht.
Kesnofon Kristaqi
Besnik Dervishi
Përparim Kabo
Qirjako Qirko
Bilal Kola
Igli Totozani
Blerta Kraja
Elisabeta Imeraj
Dëshira Subashi
Ermir Dobjani
Ksenofon Krisafi
Sokol Hazizaj
Emrat e 12 kandidatëve që do të dëgjohen sot dolën pas përmbylljes së fazës së parë përzgjedhëse, e cila mblodhi 33 kandidatë. Më tej, nga kjo listë u përzgjodhën 12 kandidatët që do të dëgjohen sot.