Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Avokati i Popullit, perfundon afati i dorezimit te kandidaturave

Publikuar me : 06.12.2011 Ne : Politike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Dje ka përfunduar afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit. Sikurse është bërë tashmë e njohur për publikun prej më shumë se një viti Shqipëria nuk ka ende një Avokat të Popullit. Kjo si rezultat i krizës politike që mbizotëroi në këtë vend prej afro më shumë se dy vjetësh, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme politike të 2009. Sipas parashikimeve kushtetuese zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvendin e Shqipërisë kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash gjë që kërkon me domosdoshmëri një konsensus mes palëve, konsensus ky i munguar përgjatë gjithë kësaj kohe.

Por mungesa e titullarit të këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues ka qenë gjithashtu një shqetësim jo vetëm për opinioninvendas, politik ose jo, -- por edhe për komunitetin ndërkombëtar në Shqipëri. Ka qenë Komisioni Europian ai që duke filluar nga opinioni i vitit 2010 por dhe atë 2011 e ka renditur zgjedhjen e Avokatit të Popullit si një nga 12 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë në mënyrë që të mund të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian.

Përmirësimi i klimës politike dhe dakordësia e palëve për përmbushjen e disa prej kushteve të Brukselit, si reforma zgjedhore, reforma parlamentare si dhe ligjet që kërkojnë konsensus mes shumicës dhe pakicës duket se ka hapur dritën jeshile edhe për zgjedhjen e këtij funksioni të rëndësishëm.

Për këtë Partia Socialiste, (shumica ia ka besuar asaj zgjedhjen e kandidaturës së vetme), ngriti në mes të muajit të kaluar një Komision Ad Hoc të përbërë nga deputëtë të saj, anëtar të Asamblesë dhe veprimtarë të shoqërisë civile. Këtij Komisioni Përzgjedhës iu ngarkua detyra të përzgjidhte një kandidaturë mes të tjerëve, kandidaturë e cila do të dërgohet nga grupi parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë ku dhe pritet votimi me konsensus i saj.

 

 

KOMISIONI AD HOC: Një kandidaturë fituese

Partia Socialiste për ta bërë edhe më transparent këtë procedurë -- e cila, duhet thënë se zhvillohet për herë të parë në Shqipëri për përzgjedhjen e funksioneve të rëndësishme kushtetuese, -- ka bërë të qartë për publikunvendasedhe hapat e tjerë që do të ndiqen nga ky Komision. Sipas faqes ëeb të hapur qëllimisht për këtë, të interesuarit mund të njihen me hapat e mëtejshëm që ky Komision do të ndjek pas mbylljes më 5 nëntor të afatit të dorëzimit të kandidaturave. Në fund të punës së tij Komisioni në fjalë do të dalë me një propozim konkret fituesi i cili pritet të jetë edhe kandidatura e opozitës për Avokat të Popullit.

Ja çfarë parashikohet:

“Pas përfundimit të procesit të pranimit të kërkesave, Komisioni Përzgjedhës do të bëjë një vlerësim paraprak të tyre dhe do të ftojë në dëgjesë publike kandidatët/et më të vlerësuar. Jo më vonë se data 15 Dhjetor 2011 ky komision do të përgatisë një raport me shkrim për kandidaturat dhe një propozim konkret për Kryesinë e Partisë Socialiste e për Grupin e saj Parlamentar”. (foto faqe ëeb http://avokatipopullit2011.ps.al/ )

 

KUSHTET QË DUHEN PLOTËSUAR

Komisioni Ad Hoc nuk do të ketë një detyrë të lehtë përpara. Kandidatura fituese që do t’i duhet të përzgjedh, brënda datës 15 dhjetor 2011, do të duhet të plotësoj disa kushte specifike përveç atyre që ligji dhe Kushtetuta kanë parashikuar. Këto kushte të vendosura nga palët politike, opozita dhe shumica, do të synojnë me sa duket përzgjedhjen e një figure të pastër e të njohur publike, një veprimtar i të drejtave të njeriut.

 

Ja kushtet e vendosura nga shumica dhe opozita:

Për Opozitën:

Kandidatura fituese duhet të jetë “një figurë publike që nuk ka milituar në radhët e dy partive të mëdha”. Me këtë kusht Partia Socialiste ka vendosur që kandidatura fituese nuk duhet të jetë një njeri i ardhur nga politika e rradhëve të saj.Pokështu sipas PS do të kemi të bëjmë me një figurë të njohur publike dhe jo “aparatcik” të dalë nga zyra të ndryshme të shtetit.

 

Për Shumicën:

Për shumicën, kushti i vetëm është ai të cilin, ajo prej kohësh e ka vënë në krye të kërkesave. Shumica e ka bërë tashmë të qartë se do të veprojë si edhe në rastet e tjera kur ajo ka votuar kandidaturat për funksione të larta kushtetuese: Kandidatura nuk duhet të ketë punuar në sistemin e drejtësisë apo organe të larta të diktaturës para vitit ‘90. Një qëndrim i qartë programor i shumicës i cili, në shumë raste të tjera, ka qenë skualifikues për shumë kandidatura paraardhëse.

 

Çfarë rrezikon shkelja e standarteve

Në këto kushte barra e Komisionit Ad Hoc por dhe e Partisë Socialiste është e madhe:

Një kandidaturë fituese me të kaluar diktatoriale nuk rrezikon më thjesht mos zgjedhjen e Avokatit të Popullit por shumë më tepër se kaq. Një e tillë do të vinte në rrezik marrëveshjen mes shumicës dhe opozitës për integrimin europian, çka do ta conte dëm të gjithë përpjekjet edhe të ndërkombëtarëve si dhe vetë statusin e kandidatit.

Një propozim i një kandidature të tillë pra me të kaluar diktatoriale, me gjasë do të mund të merrej nga shumica, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, si një provokim dhe pse jo, si një qëndrim i fshehur i Partisë Socialiste për të prishur marrëveshjen e cila deri tani po funksionon duke marrë edhe lëvdatat e ndërkombëtarëve në Tiranë por edhe në Uashington e Bruksel.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit