Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Avokati i Popullit “urdher” policise Publiko dokumentet e tenderit

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Kronike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

Tenderi i uniformave të reja të policisë me një vlerë prej 22 miliardë lekësh është mbuluar nga një hije korrupsioni, e cila shtohet edhe më shumë për faktin se Policia e Shtetit nuk pranon të bëjë publike dokumentet e tenderit. Katër herë me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka refuzuar të verë në dispozicion dosjen përkatëse për gazetën “Shekulli”.

Në fillim të muajit korrik, gazeta “Shekulli”, në fillim të vitit të kaluar gazeta “Shekulli”, nëpërmjet një shkrese me numër protokolli 837, i kërkoi Policisë së Shtetit, të na vinte në dispozicion procedurën përkatëse të datës 23 maj të këtij viti, bashkë me kontratën e lidhur nga Policia në mesin e muajit qershor të vitit 2011. Pavarësisht kërkesës së “Shekullit”, bazuar në ligjin e Prokurimit Publik dhe atë të Informimit Publik. Refuzimi i Policisë erdhi një muaj më vonë, nëpërmjet shkresës 4023/1 të nënshkruar nga kryepolici, Burgaj. Në të thuhej se ishte kryer një tender i hapur ndërkombëtar, i cili ishte publikuar në faqet e gazetës prestigjioze britanike “Financial Times”.

Pasi hapjes së tenderi, sipas shkresës së Burgajt, ishin afruar disa firma dhe tri prej tyre ishin kualifikuar. Në tender fituese me ofertën më të ulët ishte shpallur fituese operatori “Gjergjefi” sh.p.k, me pronar, Z. Jani Gjergjefi. Ky i fundit është në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës pikërisht për korrupsion në lidhje me tenderin e uniformave. Pas përsëritjes së kërkesave, Policia e Shtetit, refuzoi sërish të jepte informacionin e duhur. Fillimisht, duke pohuar se nuk mund të vinte në dispozicion dosjen, pasi ajo kishte elementë të të kontratës që përbënin të dhëna personale dhe tregtare të subjektit me të cilin policia kishte lidhur kontratë. Në muajin shtator, gazeta “Shekulli”, iu drejtua me një ankesë Ministrisë së Brendshme dhe Avokatit të Popullit dhe njëkohësisht edhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Përveç Ministrisë së Brendshme, që zgjodhi të mos përfshihej në këtë histori, Avokati i Popullit, nisi një hetim administrativ për çështjen.

Por policia nuk ka dhënë të njëjtën përgjigje për kërkesën e Avokatit të Popullit. Fillimisht Policia e Shtetit është mbrojtur me argumentin se dosja nuk mund të jepej për shkak të ruajtjes së privatësisë së subjektit që kishte fituar tenderin. Më tej, drejtuesit e policisë, pas argumentimit të Avokatit të Popullit se ky pretendim ishte i pabazuar, janë përpjekur të argumentonin se çështja ishte nën hetim nga Njësia Antikorrupsion e Këshillit të Ministrave. Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit ka argumentuar sërish se pretendimet e policisë ishin të pabazuara. Pas hetimit, Avokatit i Popullit i ka rekomanduar Policisë së Shtetit: Informimin dhe dhënie e kopjes së dokumentacionit zyrtar të kërkuar nga përfaqësuesi i “Shekulli, Media Group”, në bazë të kërkesës që ai ka paraqitur pranë autoritetit tuaj kontraktor në datën 05.07.2011”. Më tej në Rekomandimin e Avokates së Popullit në detyrë, Znj. Florina Nuni, thuhet se kjo e fundit kërkon të vihet në dijeni për veprimet e policisë në lidhje rekomandimin e dërguar nga ana e saj. Pak kohë pas dërgimit të këtij rekomandimi, policia vijoi të kthente një përgjigje tjetër për gazetën “Shekulli”, në shkresën e fillim dhjetorit, atë të datës 2 dhjetor të këtij viti, në të cilën shpreh pamundësinë ligjore për të vënë në dispozicion dosjen përkatëse.

 

Gjergjefi fitoi kur ishte në proces gjyqësor

Pak kohë pas hapjes së procedurës së prokurimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Policinë e Shtetit, shpalli fituesin e procedurës subjektin “Gjergjefi”, me pronar zotin Jani Gjergjefi, nga tri subjekte pjesëmarrëse në tenderi. Gjergjefi fitoi të drejtën të futej në këtë tender edhe pse ai është ende në gjykim në një proces penal në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion aktiv duke dhënë ryshfet për të fituar po ashtu një tender veshmbathjesh për institucionet e administratës që trajtohen me uniformë. Procedura e prokurimit zhvillohej nga Njësia e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Një drejtues i kësaj njësie, një biznesmen tjetër, një punonjës i Gardës së Republikës dhe një punonjës i Ministrisë së Jashtme u vunë në pranga nga Policia e Shtetit, në vitin 2009, pikërisht për një aferë korruptive me tenderët. Gjergjefi akuzohet se ka tentuar t’iu ofrojë ryshfet zyrtarëve të lartë të Prokurimeve me qëllim që t’i jepej atij disa nga lotet e tenderit. Ky i fundit ishte futur në garë për të ofruar uniforma për institucionet e administratës që trajtohen me uniformë

 

Uniformat nisën të shpërndaheshin para dy javësh

Ditët e fundit të muajit nëntor, kur edhe ishte afati i fundit i nisjes së realizimit të kontratës, prodhuesi i uniformave të policisë nisi të dërgonte produktet e para të objekteve të uniformës në komisariate. Në dokumentet standarde të kësaj procedure kërkohej që prodhuesi duhej të kishte përfunduar dorëzimin jo më vonë se data 30 e muajit nëntor afërsisht 46 mijë objekte të uniformës së Policisë së Shtetit. Ndryshe nga sa parashikohej në dokumentet standarde të kësaj procedure, prodhuesi nisi dorëzimin e objekteve pikërisht ditët e fundit të nëntorit, ndërsa ato nuk kishin përfunduar ende në ditët e para të muajit dhjetor. Ende nuk dihet se çfarë sanksioni ka parashikuar në kontratën e saj Policia e Shtetit ndaj subjektit që nuk dihet po ashtu e respektoi apo jo afatin e kërkuar nga vetë policia në momentin që kërkoi blerjen e uniformave të saj.

 

Uniformat ceremoniale për 99-vjetorin e Policisë

TIRANE- Për herë të parë Policia e Shtetit do të veshë uniformat e reja më 13 janar të vitit që po vjen, ditë që përkon edhe me 99-vjetorin e krijimit të policisë. Janë afërsisht 8670 uniforma që pritet të vishen nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndryshe nga vitet e shkuara kur Uniformën Ceremoniale, e mbante vetëm Reparti 324, i Policisë së Shtetit, i njohur ndryshe edhe me emrin Reparti i Sigurisë dhe i Ceremonialit. Në këtë mënyrë duket se ka ndryshuar edhe norma përkatëse e veshmbathjes jo vetëm për këtë repart, por objektet e Uniformës Ceremoniale, janë shtuar në të gjithë trupën e Policisë. Kjo ka sjellë dyfishimin e vlerës së tenderit, pasi për çdo polic do të blihen dy palë uniforma.

Në vitet e shkuara kjo veshje përdorej vetëm nga reparti i Sigurisë që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme dhe ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pra kishte një numër prej afërsisht 130 efektivësh, që kishin të drejtë dhe mundësi të mbanin këtë veshje. Uniforma ceremoniale i bënte ata të dalloheshin nga kolegët e tyre. Një sasi prej 30 uniformash duhet të qëndronte rezervë për çdo rast. Ato përdoreshin kryesisht për ceremoni të ndryshme emërime, takime të rëndësishme zyrtare, dhe në raste fatkeqësish të vdekjes së punonjësve të policisë në krye të detyrës. Në të kundërt, me tenderin e prokuruar në maj të këtij viti, policia ka kërkuar dhe kontraktuar blerjen e 8600 uniformave të tilla.

Sipas normës së re të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në vitin 2008, efektivët e Policisë, çdo punonjës policie ka një normë të tillë një herë në gjashtë vite. Por normat e uniformës janë personale për çdo punonjës policie, çka do të thotë se në çdo rast një efektiv blu, nëse largohet nga policia, duhet detyrimisht ta marrë me vete këtë uniformë, pavarësisht se mund ta përdorë apo jo. Duket se miratimi i normës ceremoniale, nuk ka parashikuar se çdo të bëhet me ata punonjës të rinj policie që futen në radhët blu. Kjo pasi askush nuk mund të përdorë një veshje që më parë e ka përdorur dikush tjetër.

Nënkomisar Sokrat Boçi ish- specialist i Policisë së Shtetit për veshmbathjen e quan absurd faktin e prodhimit të një sasie të tillë uniformash pasi ka një kosto të lartë për buxhetin e vogël të Policisë së Shtetit, të nevojave që ajo ka, por edhe të situatës ku ndodhet vendi. Po ashtu ai thotë se kjo uniformë nuk mund të trajtohet si ajo e para me inventar, pasi nëse do ta përdorte dy vite me radhë një person, si mund të përdorej ajo më pas nga një person tjetër.

 

 

Ministri kundërshton Rregulloren për uniformat

Rregullorja e Uniformës së Policisë së Shtetit e Miratuar pak kohë, pas miratimit të Uniformës nga Qeveria, parashikonte veç normave të saj edhe mënyrën e kohën e përdorimit. Sipas kësaj rregulloreje, një punonjës policie e përdor Uniformën Ceremoniale, vetëm në 12 raste, që kishte të bënte me një paraqitje të mundshme tek Drejtori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm, kur gradohej, në ditë festash, kortezhe, takime zyrtare me personalitete të huaja, vizita të ndryshme etj. Në të kundërt kreu i Ministrisë së Brendshme, tri javë më parë, gjatë një interpelance të kërkuar nga deputetët e opozitës tha se të gjithë punonjësit e policisë do ta përdornin këtë uniformë për të gjitha ditët e tyre të punës. Duket se deklarata e Ministrit të Brendshëm, nuk është koherente me rregulloren e Uniformës së Policisë së Shtetit, e cila përcakton qartë mënyrën dhe kohën e përdorimit të saj nga punonjësit e policisë.

 

Blerja e uniformave do shtrihet në katër vite

I gjitha tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit kap një shifër marramendëse prej afërsisht 22 milionë dollarësh, të cilat do të shtrihen në katër vite buxhetorë. Sipas ekspertëve të policisë, kjo është në kundërshtim me ligjin për Prokurimin Publik. Ky i fundit lejon vetëm blerjen e shërbimeve të shtrirë në vite dhe jo mallrat siç është vepruar në rastin konkret nga Polica e Shtetit. Edhe pse Policia kishte parashikuar në fillim të vitit blerjen me një fond prej 456 milionë lekësh, ajo ka pasur në dispozicion të saj vetëm 372 milionë lekë, e jo më një shumë prej 2.2 miliardë lekësh.

Në njoftimin e APP-së në lidhje me këtë tender, në dokumentet standarde të tij, thuhet: paratë do të shlyhen pas dorëzimit të mallit nga prodhuesi tek blerësi, por gjithmonë mbi bazën e çeljeve buxhetore. Kjo konfirmon se policia e ka hapur tenderin e blerjes së uniformës për katër vite rresht pa pasur shumën e nevojshme të parave në dispozicion, por vetëm duke shpresuar në miratimin e buxhetit të saj nga parlamenti. Miratimi i buxhetit të shtetit është vjetor dhe vitin e kaluar qeveria dhe parlamenti nuk kanë miratuar buxhet për të plotësuar të gjitha nevojat me uniforma, etj.

 

Gjergjefi e Burgaj preferojnë të heshtin

Pak ditë më parë gazeta “Shekulli” tentoi të kontaktonte me z. Gjergjefi për të marrë edhe versionin e tij të historisë, por ai nuk është përgjigjur. Po kështu gjergjefi refuzoi të përgjigjej edhe pas një mesazhi të dërguar në telefonin e tij me 23 nëntor të këtij viti. Po kështu gazeta “Shekulli”, pavarësisht përgjigjeve negative, tentoi nëpërmjet shefes së Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Policinë e Shtetit, të kontaktonte me kreun e Policisë z. Hysni Burgaj. Në këtë tentativë, kërkohej që z. Burgaj të jepte versionin e tij mbi këtë histori, por përgjigja e tij, po nëpërmjet shefes së zyrës së marrëdhënieve me Publikun ishte e prerë dhe e qartë: “Ne ia kemi dhënë përgjigjen në lidhje me informacionin e kërkuar”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit