Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Azilet, ndjekje penale krereve te pajtimit te gjaqeve

Publikuar me : 03.12.2011 Ne : Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Dashamir Biçaku / Lindita Çela

TIRANE- Dy drejtues të Shoqatës mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve janë marrë në ndjekje penale nga Policia e Shtetit me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gjin Marku, 55 vjeç, banues në Tiranë, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Tiranë, si dhe Pashko Popaj, banues në Bajzë të Malësisë së Madhe, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë në Shkodër, akuzohen se jepnin vërtetime false ndaj personave të ndryshëm që kërkonin azil në vendet e BE-së. Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, nëpërmjet zyrës së shtypit. “Këta shtetas dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e mësipërme kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës, duke konsumuar elemente të veprës penale te falsifikimit të dokumenteve”,- tha policia në deklaratën e saj.

Policia tha se nga informacionet e grumbulluara dhe verifikimet e kryera në vazhdimësi nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim me policitë homologe, ka rezultuar se personat e sipërpërmendur kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara dhe pa asnjë bazë ligjore, edhe pse shtetasit e interesuar nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje. Për këtë shkak edhe dy drejtuesit e mësipërm të shoqatave të pajtimit të gjaqeve janë vënë nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

“Policia e Shtetit do të vijojë verifikimin e të gjitha rasteve të ngjashme, duke kryer të gjitha veprimet procedurale në ngarkim të të gjithë atyre shtetasve që do të evidentohen se kanë kryer apo kryejnë veprime antiligjore,- tha zyra e shtypit. Hetimet e policisë ndaj misionarëve të pajtimit të gjaqeve nisën menjëherë pas ngritjes së shqetësimit nga autoritetet belge dhe ato të vendeve të BE-së, se njerëz të ndryshëm nga Shqipëria, kishin kërkuar azil në këto vende, pasi ishin në gjak në Shqipëri.

Kjo situatë shkoi deri aty sa Komisioni Europian, kërcënoi Shqipërinë me rivënien e regjimit të vizave për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve. Shqetësimi i autoriteteve belge qe më evident dhe kulmoi me vizitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit të Belgjikës në Tiranë. Ai ngriti si shqetësim pikërisht faktin se një pjesë e mirë e azilkërkuesve shprehnin si kërkesë të azilit të tyre faktin se iu rrezikohej jeta pasi familjet e tyre ishin në gjak me familje të tjera në Shqipëri. Drejtori Belg i Migracionit, realizoi një vizitë edhe në Shkodër, ku mori kontakt me drejtuesit e policisë së këtij qarku duke ngritur këtë shqetësim. Menjëherë pas kësaj policia mori në ndjekje penale dy kryetarë komunash në qarkun e Shkodrës dhe në rrethin e Malësisë së Madhe.

 

 

Gjin Marku: Dokumentet e mia janë të ligjshme

Gjin Marku ka kundërshtuar dje akuzat e ngritura nga policia duke thënë se nuk ka lëshuar dokumente false, por reale. Në një intervistë për “Shekullin” ai ka pranuar se ka lëshuar shumë dokumente, por, sipas tij, ato kanë qenë për familje që ishin realisht në gjak. Marku thotë nga Londra se këto dokumente kanë shërbyer për persona të ndryshëm që kanë kërkuar azil politik, por kjo është një e drejtë e ligjshme e tyre.

 

Z. Marku, policia ju akuzon se keni lëshuar dokumente të falsifikuara për familjet në gjak në mënyrë që të marrin azil politik?

Po. Madje mund të them se brenda vitit shoqata jonë mund të ketë lëshuar 30 ose 40 dokumente për familje që janë në hasmëri për shkak të gjakmarrjes. Por këto dokumente janë lëshuar vetëm atëherë kur janë verifikuar të gjitha rastet për të cilat ka dosje përkatëse. Çdo dokument që ne kemi lëshuar ka qenë konform ligjeve dhe konventave të Bashkimit Europian.

 

A e dinit se nëpërmjet këtyre dokumenteve persona të ndryshëm paraqiteshin për të përfituar azil politik në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian?

Po. Por kjo është një e drejtë themelore e çdo kujt, që të kërkojë azil në një vend tjetër pasi në vendet e tyre u kërcënohet jeta.

 

A keni përfituar para për këto deklarata?

Jo. Evidentimi dhe pajtimi i gjaqeve ka qenë misioni i imi dhe i shoqatës që unë drejtoj prej vitesh.

 

Ju thatë se ndodheni në Angli, kur do të ktheheni në Shqipëri?

Besoj se në fill të javës që vjen do të jem në Tiranë. Nuk kam arsye përse të fshihem.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit