Publikuar me : 14.08.2011 Ne :
Rajoni - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kandidatja republikane për president në SHBA, Mishel Bakman, fitoi vendin e parë në një votim provë të zhvilluar në shtetin Ajoua. Në vendin e dytë u rendit guvernatori i Teksasit, Rik Peri.
Në votimin e kandidaturave të republikanëve në Ioua, Bachmann fitoi 4 823 vota nga 16 892 vota gjithsej duke marrë plot 28.5 përqind.
Sondazhi i zhvilluar nuk është një votim zyrtar, por është me rëndësi për emrat nga radhët e republikanëve që do të sfidojnë Obamën në zgjedhjet presidenciale të viti 2012.
Bakman është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti Minesota dhe udhëheqëse e aktivistëve konservatorë të njohur si Tea Party.