Historiane, juriste, politikane, aktiviste per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, njerez qe kane neper burgjet e diktatures komuniste mblidhen sot, ora 9.00, ne hotel Sheraton per te diskutuar per Pasojat e diktatures.
Ballafaqimi me shtypjen dhe doktrinat. Diskutimi ka per qellim ti jape pergjigje pyetjeve Çfare duhet te kemi kujdes kur flasim per kujtesen e pergjithshme mbi regjimin komunist?
Cili imazh i se kaluares ndikon ne tashmen tone? Diskutimet prekin temen e ballafaqimit te vonuar me te kaluaren komuniste, njohjen njehere e mire te pasojave te diktatures. Aktiviteti mbahet ne kuader te Tetorit Gjerman dhe organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer, Universiteti i Jenes dhe Universitetit i Tiranes.