Adem Arapi, Miku i familjes se Gramoz Selmanit tregoi se e kishin torturuar qe te tregonte vendndodhjen e Gramoz Selmanit
Me kercenuan per djalin, qe tiu tregoja ku ishte Artur Daja, por pas ca ditesh i pashe me koken e tij ne qese
TIRANE- Gjate procesit te djeshem ne ngarkim te Aldo Bares, i akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes, deshmuan disa persona mes te cileve, vellai i kunates se Gramoz Selmanit, Adem Arapi, si dhe Qemal Haliti, vellai i nje personi te vrare ne vitin 1998, krim per te cilin eshte dyshuar banda e Lushnjes. I pari qe deshmoi ishte vellai i kunates se Selmanit, Adem Arapi.
Ai tregoi se ne vitin 1998, ishte rrembyer nga banda, te cilet kerkonin prej tij te dinin vendndodhjen e mundshme te Gramoz Selmanit. Sipas tij, Ilir Stergu e Arben Borici e kishin derguar tek garazhi i Aldo Bares, ku edhe e kishin keqtrajtuar. Kam jetuar ne qytetin e Lushnjes. Motra ime eshte kunata e Gramoz Selmanit.
Arben Borici dhe Ilir Stergu me moren me makine dhe me cuan tek garazhi. Me torturuan dhe me pyeten ku eshte Gramoz Selmani. Shkova me pas ne spital dhe pas mjekimit te marre kam qendruar dy muaj shtrire ne shtepi,- tha ai ndersa shtoi se cdo dy dite i conin llaf ne shtepi.
Deshmitari i dyte, Qemal Haliti, tha se pas kercenimeve ndaj tij, kishte pare, disa persona duke ecur me koken e Artur Dajes te futur ne qese ne qytetin e Lushnjes.
Ne lidhje me rrembimin e kryer ndaj tij, nga pjesetaret e bandes ai tha se e kishin thirrur Arben Borici e Ilir Stergu, te cilet e kishin derguar ne ate qe e quanin komisariati i policise nr.2. Ai tha se mbante mend se ishte pranvere, ndersa kishte hipur ne veture, pasi kishte kujtuar se Borici e donte per pune.
Une sapo dola nga shtepia ate dite dhe per te shkuar te pija kafe tek Ypsiloni (lokal ne Lushnje). Me therriti Arben Borici Do te vish me ne. Ishte edhe Ilir Stergu me te. Me cuan tek garazhi, aty ku i thoshnin Komisariati nr.2. Atje brenda ishte edhe Leonard Prifti. Me lidhen dhe me torturuan.
Me pyesnin per Gramoz Selmanin. Nga dhuna e ushtruar ndaj meje aty, kam humbur ndjenjat, ndersa me pas e pashe veten se ndodhesha ne spital,- tha Arapi. Me tej ai shtoi Pas pese ditesh shkova ne shtepi.
Ne ditet ne vazhdimi vinin dhe pyesnin tek shtepia. Therrisnin gruan time, qe tani nuk jeton me. I kerkonin shpjegime, se ku ishte Gramoz Selmani. E kerkonte Fredi thonin ata, por une nuk e di kush eshte Fredi.
Gruaja kishte punuar me te dhe e njihte. Mbiemrin Shkurti e kishte ai. Me tej ai pohoi se nuk e kishte denoncuar rastin, tashme e kishte kaluar. Pas tij, deshmoi Qemal Haliti, te cilit ne vitin 1998, banda dyshohet se i ka vrare vellain, pasi kishte lidhje me Artur Dajen.
Ai tha se nuk e dinte kush ua kishte vrare vellain, por se nusja e vellait i kishte thene se ne mengjesin e ngjarjes ate e kishte marre Ilir Stergu, Dondollaku, Borici dhe Leonard Prifti. Ata i kerkonin te dinin se ku ishte Artur Daja.
Per ti treguar vendndodhjen ata e kercenuan per te birin. nje dite para Policise, me foli Dondollaku, nga furgoni i bardhe Nuk na dhe pergjigje per ate qe te thame. I thashe qe nuk dija gje. Pak metra me tej me tha Do ta qash cunin. Ngrita duart e nuk i thashe gje. Me tej ai tregoi se pas disa ditesh kishte pare pjesetare te bandes me koken e Artur Dajes te futur ne nje qese duke e shetitur.