Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banesat per te pastrehet, peng i buxhetit

Publikuar me : 06.10.2010 Ne : Kronike - 102 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

FIER/ Drejtori Hazizi shprehet se buxheti po pengon ndertimin ne afat te 99 apartamenteve

FIER - Banesat sociale rrezikojne te mos perfundojne brenda ketij viti ashtu sikurse ishte parashikuar ne kontraten mes Bashkise se Fierit, Qeverise Shqiptare dhe Keshillit Evropian. Jane pikerisht keta tre aktore qe mundesojne ndertimin e tre banesave sociale me nje vlere prej 320 milione lekesh per te pastrehet ne qytetin e Fierit.


Drejtori i Departamentit te Zbatimit te Projekteve te Strehimit, Pellumb Hazizi, tha se mungesa e buxhetit te bashkise rrezikon qe punimet te mos mbyllen ne afat dhe per me teper te zvarriten ne kohe, kjo edhe per shkak te kohes jo te mire qe ka mbajtur. Ne keto kushte nuk do te mbahet dot premtimi per ndarjen e apartamenteve per te pastrehet brenda ketij viti.


Ishte parashikuar qe keto banesa te perfundonin me 1 dhjetor 2010. Gjithsesi, mosmiratimi i buxhetit te vitit 2010 te Bashkise Fier po pengon ndertimin ne afat. Bashkia ka detyrimin te paguaje 30perqind te vleres se fondit te pergjithshem, por pa buxhet nuk mund ta paguaje kete vlere. Megjithese bazuar ne te ardhurat e veta bashkia ka financuar 50perqind te detyrimit te saj ne kete projekt, nuk mundem te shmangnim kete situate ku punimet nuk po themi qe kane ndaluar, por nuk po ecin me ritme sipas kontrates, pasi jemi ne pritje te fondit qe i takon bashkise,- shprehet Hazizi.


Ai vijon se bashkise i takon te kontribuoje me mbi 100 milione leke. Nga keto bashkia ka dhene vetem 50 milione. Projekti i Banesave Sociale parashikon ndertimin e 3 pallateve me gjithsej 99 apartamente. Deri tani jane ndertuar 2 pallate, por nuk jane perfunduar si objekte banimi.


Keto pallate po ndertohen ne lagjen Kastriot ne dalje te Fierit prane QTU-se. Jane mbi 1000 te pastrehe qe kane aplikuar per te perfituar strehim, ndersa kriter baze per perzgjedhjen e fituesve do te jene te ardhurat e ketyre familjeve. Banesat sociale do te jepen me nje qira simbolike rreth 3 mije leke ne muaj per 20 vjet. Vetem pas ketij afati, zoteruesit e tyre mund te aplikojne per ta privatizuar banesen. Projekti nisi te zbatohet ne fillim te ketij viti dhe pritej te perfundonte ne 1 dhjetor te ketij viti.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit